Analize

Lufta në Ukrainë nuk është e para në rrjetet sociale, por është më viralja

Ju i keni parë videot nga Ukraina. Është njëra që tregon presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky duke mbajtur një smartphone në dorë jashtë qeverisë së Kievit dhe duke iu drejtuar liderëve botërorë. Ose atë tjetrën ku një grua ukrainase i jep fara luledielli ushtarëve ruse që kur ata të vdesin të dalin luledielli.

Të gjitha shpërndarjet online gjeneruan miliona shikime dhe pëlqime, ripostime dhe miksime. Këto u bënë pjesë e anës digjitale të luftës.

Lufta në Ukrainë, nuk është e para luftë e rrjeteve sociale, si u deklarua nga disa. Izraeli dhe Hamas kanë kohë që shpërndahen në Twitter. Gjatë pushtimit të 2014-s të Putin në Ukrainë, ushtarët rusë postonin selfie nga Donbasi për të vërtetuar që janë aty. Por lufta në Ukrainë, nuk është as e para në TikTok, që u themelua në 2016-n. Video nga lufta në Siri kanë qarkulluar me kohë aty. Kishte dhe video nga konflikti Nagorno-Karabakh, midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Por Ukraina ëahtë bërë shembull se si ndryshon mënyra e konceptimit të një lufte që mund të ndryshojë luftën vetë. "Kush mendon se është një shoë, nuk po i kushton vëmendje luftës dhe politikës së shekullit 21",-tha Peter Singer, bashkëautor i "LikeËar".

Postimet në rrjet ndikojnë shpejt tek opinioni publik, sidomos kur besime të mëhershme riforcohen. Ato janë bërë burim i domosdoshëm informacioni për burimet e hapura të inteligjencës, OSINT.

Ministri ukrainas për transformimin digjital, Mykhailo Fyodorov thjotë se mediat sociale mund të ndihmojnë një qeveri të arrijë qëllimet e saj në një luftë, për mirë apo jo.

Lufta i ka përqëndruar përdoruesit. E re është gjithmona shkalla e luftimeve. Singer thotë se është horrori i luftës që tërheq vëmendje. Audienca europiane është e mahnitur sepse ata e kanë Ukrainën në derë të shtëpisë dhe gjithashtu i firkësohen Putin. Ndërsa audienca perëndimore identifikohet më shumë me ukrainasit se sa me sirianët.

Faktori tjetër është se Ukraina ka akses të plotë në internet dhe rrjete sociale, ndryshe nga vendet ku kanë ndodhur konfliket e mëhershme. Intereneti vazhdon pa shkëputje atje. Kur bombat ruse u hodhën në Siri në vitin 2015, vetëm 30% e sirianëve kishin akses online. Në Afganistan, kur u godit nga SHBA, aksesi rezultonte më pak se 20%.

Evolucioni i mediave sociale dhe teknologjive të komunikimit luan gjithashtu një rol. Ndryshimet mund të shihen në vetë Ukrainën: kur Rusia filloi luftën e saj në 2014, vetëm 4% e abonentëve celularë ukrainas kishin akses në rrjete me shpejtësi 3G ose më të shpejtë; këtë vit, më shumë se 80% janë në rrjete me shpejtësi të lartë, sipas Kepios, një firmë kërkimore. Në vitin 2014 vetëm 14% e ukrainasve kishin telefona inteligjentë, llogarit Kepios; deri në vitin 2020 më shumë se 70% e bëri këtë, vlerëson GSMA, një organ i industrisë së telekomunikacionit. Kur Putin filloi pushtimin e fundit, 4.6 miliardë njerëz po përdornin mediat sociale në mbarë botën, më shumë se dyfishi i numrit në vitin 2014. Aty ku përdoruesit dikur panë përmbajtje nga ata që ndjekin në rend kronologjik, ata tani konsumojnë një lajm algoritmik që promovon artikujt duke tërhequr më shumë interes. Rrjetet sociale kishin kapacitet të kufizuar për të shfaqur video ose transmetime të drejtpërdrejta në vitin 2014, por tani janë duke u mbushur me to, një ndryshim që ukrainasit e kanë shfrytëzuar maksimalisht. "Të gjithë po filmojnë dhe postojnë çdo bombë të fundit," thotë Maria Popova, një drejtuese e komunikimit që tani bashkërendon një lëvizje vullnetare për të mbledhur dhe shpërndarë informacion nga Ukraina.

Regjistrime të tilla janë fjala më e fundit në evolucionin e gjatë të imazheve të luftës. Para kamerës, artistët duhej të bindin audiencën se kishin qenë dëshmitarë të ngjarjeve që përshkruanin: "Unë e pashë këtë," shkroi Francisco Goya nën një nga gravurat në serinë e tij klasike, "Fatkeqësitë e Luftës". Fotografët filluan të dokumentojnë konfliktin në mesin e shekullit të 19-të, por pajisjet dhe proceset e rënda e bënë të pamundur kapjen e luftimeve. Në vend të kësaj, fotografitë prireshin të tregonin pasojat e luftimeve, të tilla si në "Lugina e hijes së vdekjes", imazhi ikonë i Roger Fenton i një rruge të shpërndarë me topa gjatë Luftës së Krimesë. Shpikja e kamerave të lehta 35 mm bëri të mundur funksionimin në vijat e para. Gjatë Luftës Civile Spanjolle, fotoreporterët nxorën foto të përgjakshme të betejës që ndihmuan në mobilizimin e mbështetjes për rezistencën ndaj Frankos, të tilla si fotografia përcaktuese e Robert Capa-s të një ushtari republikan që bie i vdekur. Me luftën e Vietnamit, konflikti erdhi në televizion. Lajmet kabllore transmetonin drejtpërdrejt luftën e parë të Gjirit. Siç shkroi kritikja Susan Sontag në 2002, "Kuptimi i luftës midis njerëzve që nuk e kanë përjetuar luftën tani është kryesisht një produkt i ndikimit të këtyre imazheve".

Brenda Rusisë, Putin ka mbajtur një kontroll të ngushtë në narrativën e luftës duke shtrënguar rrjedhën e informacionit. Tëitter, Facebook dhe Instagram janë ndaluar të gjitha; përdoruesit në TikTok nuk mund të krijojnë përmbajtje të re. Ligjet e censurës gjatë kohës së luftës e bëjnë thirrjen e luftës si luftë të dënueshme deri në 15 vjet pas hekurave. Autoritetet ruse kanë krijuar chatbot Telegram për qytetarët që të informojnë për ata që përhapin "informacion të pasaktë".

Fushatat ruse të dezinformimit duket se synojnë Azinë, Afrikën dhe Lindjen e Mesme, duke krijuar mesazhe që prekin ndjenjat para-ekzistuese anti-perëndimore ose anti-amerikane, thotë Miller. Një ekip në Demos përdori analizën semantike të llogarive që shtynin hashtags pro-Putin në Tëitter dhe gjeti një mbizotërim të aktivitetit në Afrikën e Jugut dhe Indi. Opinioni publik për konfliktin në Azi nuk është përfundimisht aq antirus sa në Perëndim. Cyril Ramphosa, presidenti i Afrikës së Jugut, kohët e fundit postoi në Tëitter se "lufta mund të ishte shmangur nëse NATO do t'i kishte marrë parasysh paralajmërimet" për zgjerimin e saj drejt lindjes.

Ndërsa lufta fizike vendoset në një grindje të përgjakshme gërryerjeje, kështu do të jetë edhe ajo për vëmendje në internet. Perëndimorëve "pëlqejnë historitë për traktorët dhe tanket, por jo historitë për gratë shtatzëna që vuajnë", psherëtin zonja Tsybulska. “Traktorët dhe tanket janë argëtim, por nëse e pranoni vuajtjen, të gjithë duhet të bëjmë diçka.” Fotografitë nuk i dhanë fund luftës duke i bërë të dukshme vuajtjet, siç shpresonin disa në shekullin e nëntëmbëdhjetë; as imazhet sociale tani. Megjithatë, ato do të vazhdojnë të merren, postohen dhe shpërndahen. Siç tregon Ukraina, jeta reale jetohet gjithnjë e më shumë në internet, si në paqe ashtu edhe në luftë.

Burimi:The Economist/Gazeta "SI"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë