Analize

Lufta në Ukrainë, aty ku asgjë nuk është ashtu siç duket…

Nga Gazeta 'SI' - Gjashtë muaj pas, Rusia dhe Ukraina janë në një luftë përtej xhamit. Pjesa më e madhe e asaj që është mbajtur si e vërteta, në Moskë ka rezultuar të jetë pasqyra e saj. Brenda Rusisë, në fillim të shkurtit, njerëzit afër Kremlinit, nuk besonin se me të vërtetë trupat në kufi do të pushtonin Ukrainën.

Kur Vladimir Putin urdhëroi tanket të hynin në territor, para agimit të 24 shkurtit, oficerët e tij ishin të veshur me uniforma të fitores që mendonin se do e mbanin për pak ditë. Armiqtë e tyre konsideroheshin si nazistë ukrainas, që luftonin për një vend që kishte ekzistuar vetëm si një pjellë e planifikuesve sovjetikë. Gjatë luftimeve, krimet e luftës, duke përfshirë bombardimin e një teatri të mbushur me fëmijë në Mariupol dhe vrasjen e civilëve në Bucha jashtë kryeqytetit, Kiev, u portretizuan si provokime ukrainase të organizuara për të fituar simpatinë e Perëndimit.

Këto janë e kundërta e realitetit. Inteligjenca amerikane dhe britanike njoftuan se Putin do të niste pushtimin shumë më herët nga kur e bëri dhe ndanë materialet e tyre me qeveritë dhe mediat. Uniformat e fitores u shkatërruan, bashkë me mjetet luftarake, të zmbrapsur nga trupat ukrainas. Nën pushtimin rus, Ukraina vetëm ka thelluar identitetin e saj si një demokraci që po mbështetet në Perëndim. Ndërsa ajo udhëhiqet nga një udhëheqës hebre, vendi që në fakt po bie pre e fashizmit është Rusia. Represioni atje ka çuar në mërgim shumë nga qytetarët e saj më të talentuar dhe më të ditur. Rusia kreu krime lufte pasi dështoi blitzkrieg-i i saj, ndoshta për të frikësuar ukrainasit, ndoshta edhe sepse u rikthye në taktikat e vjetra të goditjes së armikut, ndërsa pushtoi territorin në jug dhe në lindje të Ukrainës.

Në Rusi, Kremlini vazhdon të insistojë se po bën një operacion ushtarak atje, që po shkon sipas planit. Në realitet, Putin është zhytur në një luftë që ka devijuar në mënyrë katastrofike nga plani.

Në pamje më të gjerë, lufta ka vërtetuar fuqinë e NATO-s. Liderët në SHBA dhe Europë e shohin Putin si një kërcënim për të gjithë Perëndimin. Ata e kanë shpërblyer Ukrainën me para cash dhe armë për qëndrimin. Donald Trump e ka quajtur NATO-n, të vjetruar. Joe Biden i ofroi Ukrainës 40 mld dollarë dhe ra dakord për të dërguar më shumë trupa në frontin lindor. Gjermania arriti në një pikë kthimi ku kuptoi se duhet të ndërroi anë lidhur me sigurinë dhe energjinë. Kur Finlanda dhe Suedia pa lëvizjet për të ndaluar zgjerimin e NATO-s, ata lanë pas diplomacitë shekullore dhe vendosën të bashkohen me aleancën. Vendet europiane që kishin qenë agresive ndaj refugjatëve hapën dyert për 6 milion ukrainas. Perëndimi vendosi sanksione gjithëpërfshirëse ndaj rusëve të fuqishëm të lidhur me Putin, mbi bankën qendrore ruse dhe sistemin financiar, për naftën dhe qymyrin dhe për furnizimin me mallra të teknologjisë së lartë.  

Sanksionet kanë pasur rezultate mikse, pjesërisht sepse një pjesë e shteteve kanë refuzuar t’i bashkohen sanksionimit të Rusisë pushtuese. Kina ka mbështetur Kremlinin diplomatikisht, por nuk ka dërguar armë. India, si shumë vende të tjera, ka zgjedhur të mos vendosë sanksione, por ka bërë thirrje të dyja palëve që të bëjnë paqe. Të dy vendet kanë blerë sasi ekstra të naftës ruse, duke zbehur ndikimin e sanksioneve të Perëndimit. Disa vende bien dakord me argumentin e Rusisë, se SHBA-ja dhe Perëndimi po mundohen të tregojnë fuqinë e tyre kudo. Disa janë të acaruar me rritjen e çmimit të naftës dhe ushqimit, ndonëse kanë nisur të zbehen nga pak. (Në rastin e grurit, kjo është pjesërisht për shkak se Rusia dhe Ukraina arritën në një marrëveshje për dërgesat nga Porti Odesa.) Pak vende dakordësohen me Perëndimin, se ata kanë interes në të mbajturin e parimit se një superfuqi nuk duhet të pushtojë fqinjët e saj.

Lufta përtej xhamit është më e vrullshmja në Europë, që pas 1945-s. Gjashtë mujori i dytë i saj ka gjasa të jetë i vështirë. Shkurtimet e furnizimeve energjitike do të testojnë ushtarët europianë.  Në Amerikë hija e Trump mund të bjerë sërish mbi atë që deri më tani ka qenë një operacion mbresëlënës i dyanshëm. Uniteti brenda Ukrainës mund të dobësohet me afrimin e dimrit dhe rritjet e sulmeve nga Rusia.

Brenda Rusisë, ndjesia se po rrënohet Ukraina, mund të dyfishojë shpresat e Putin për të fituar.

Në fushëbetejë, trupat ruse dhe ukrainase janë lodhur. Ukraina duket se ka më shumë fuqi në dorë, pasi ajo nis sulmet me raketa në territorin e kontrolluar nga Rusia dhe përdor armë të forta, të furnizuara nga Perëndimi. Por Ukraina nuk është ende në gjendje ta detyrojë Rusinë të kthehet në ndonjë vend pranë vijës së kontaktit më 24 shkurt. Putin nuk ka asnjë mënyrë të qartë për t'u tërhequr dhe ka lënë të kuptohet në mënyrë të errët se do të përdorë armë bërthamore nëse dora e tij detyrohet. Në këtë sallë pasqyrash, është e vështirë të shohësh një shteg që të çon drejt paqes./The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë