Analize

Londongradi po bie…

Në nëntor të 2006-s, dy policë qëndronin jashtë restorantit Piccadilly, ku shkencëtarët po testonin vendin për shenja të poloniumit. Më herët gjatë atij muaji, kjo substancë radioaktive u përdor për të helmuar Alexander Litvinenko. Ai ishte një ish oficer i KGB-së ruse, që fajësoi Vladimir Putin për vrasjen e tij, në shtratin e tij të vdekjes.

Poloniumi u zbulua në më shumë se 40 vende në Londër dhe më tej. British Airëays këshilloi 30.000 pasagjerë të kontaktojnë autoritetet shëndetësore pasi dy aeroplanë ishin kontaminuar. Londra nuk e mendonte veten si një qytet të ndotur. Megjithatë, gjurmët e helmit ishin kudo.

Paratë ruse po “derdheshin” në Britani atë kohë. Përmbytja e parë erdhi kur Roman Abramovich, një miliarder rus, bleu klubin e futbollit Chelsea, në vitin 2003. Emigrantët e pasur rusë u panë nga shumë londinez me një përzierje dëfrimi dhe dyshimi, por shumë në elitën britanike i përqafuan. Oligarkët i dhanë miliona paund Partisë Konservatore në Britani (si dhe dërguan para për partitë politike diku tjetër). Ata financuan biznese të reja. Ata punësuan ekuipazhe britanike për të drejtuar jahtet e tyre dhe avokatë britanikë për të luftuar rastet e tyre të shpifjes. Një emër i ri për qytetin u krijua: Londongrad, një vend në Perëndim për paratë ruse.

Londra nuk ishte i vetmi vend që mori para, sigurisht. Oligarkët blenë apartamentet dhe vilat më të shtrenjta në Manhattan. Rusët e pasur, ankoruan jahtet e tyre në Mesdhe dhe Karaibe.

Kur qeveritë perëndimore vendosën sanksionet për Rusinë, pas pushtimit të Ukrainës, festa mbaroi. Ose ndoshta u zhvendos në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe qëndruan neutralë për luftën.

Por nuk janë vetëm miliarderët që po ndiejnë pasojat nga asetet e ngrira. Edhe nëse oligarkët janë zhdukur, gjurmët e ndikimit të tyre mund të gjenden ende në të gjithë botën.

“Shit koleksionin dhe thuaj Rusisë, ‘fuck off’”

Andre Ruzhnikov, një tregtar arti që merrej me veprat të periudhës cariste , thotë se veprat e artit që posedohen nga Kremlini, por ekspozohen në muzeun e Londrës duhet të shiten dhe paratë të shkojnë në Ukrainë.

“Shitini! Tek arabët, tek amerikanët, tek anglezët. Shitini koleksionet dhe thoni Rusisë ‘fuck off’. Ti e nise pushtimin. Vafsh në djall!”

“Ka diçka që quhet PEP, person i ekspozuar politikisht. Nëse unë i shes një gjë dikujt që është mik i Abramovich, mund të jem fajtor”,-tha Ruzhnikov.

“Të punosh për një oligark, je gjithmonë nën kërcënim të dhunës

Robert Couturier, arkitekt, që bëri shtëpinë e një oligarku rus të përfshirë në Gazprom.

“Ata janë të sjellshëm tek e tek, por janë gangsterë. Fjala e duhur për t’i përshkruar është “brutal”. Ata nuk e fshehin dhe ti e di që je i kërcënuar, thjesht mëson të punosh në atë mënyrë.

Ata krenohen me veprat e Pushkinit dhe kur të takojnë për herë të parë të ccojnë në një shfaqje baleti. Vendosin ata dhe jo gratë e tyre. Shumica e tyre i kanë shtëpitë jashtë Rusisë. Sapo bëhen me para nxjerrin familjen jashtë vendit. Ata e dinë se aq shpejt sa ngrihen edhe mund të bien.”

“Ndoshta vilat në jug të Londrës u kujtonin rusëve, shtëpizat e tyre në Rusi”

Trevor Abramsohn, agjent imobiliar në dy nga lagjet londineze më të preferuara nga oligarkët rusë thotë se shtëpitë aty i kujtonin atyre, shtëpitë ruse. Rusët kanë qenë të ftuar nderi në ato zona që në vitin 1920.

“Klientët rusë nuk po blejnë më fustane”

Klientët rusë kanë ndaluar vizitat në butikët e dizajnerëve në Londër, ku normalisht shpenzonin shuma marramendëse. Ata blinin çdo gjë mbi 30 mijë paund. Tani asetet e tyre kanë ngrirë. (shitësja e dyqanit foli në kushtet e anonimitetit.)

“Oligarkët dëshirojnë të ftohen përsëri në ballot e artit”

Brooke Harrington, sociology ekonomik, tregon rastin e oligarkut rus Mikhail Khodorkovsky, i cili doli kundër Putin dhe tha se ai është i korruptuar. Kështu Putin e futi atë në burg dhe shtetëzoi kompaninë e naftës ku oligarku kishte aksione. Jo vetëm për t’i mbyllur gojën Khodorkovsky-t, por për t’i dërguar një mesazh oligarkëve të tjerë: Mos mendoni të më kaloni.

Tashmë faqja është kthyer. Oligarkët nuk po bëjnë thirrje për paqe që të mos dalin në gjykatën e Hagës, por sepse duan të ftohen nëpër ballot e veprave artistike.

“Nëse je oligark në këto kohë, nuk të duhen para në bankë sepse ato mund të ngrihen. Të duhen vepra arti, shufra hekuri, qilimë orientalë e gjëra të këtij lloji.”

Roman Abramovich u mundua të shiste klubin e futbollit të Chelsea para se të sanksionohej. Kjo sepse ai mendoi të siguronte asetet angleze që të mos kapeshin nga sanksionet.

“Një klient rus bleu të gjithë stokun e Rolex”

Në një dyqan Rolex në një qendër tregtare të nivelit të lartë në Dubai, vitrinat e tij të zbrazëta duken si nga një film, thotë një nëpunës. Një klient rus së fundmi rrëmbeu të gjithë stokun. Ndoshta orët luksoze dukeshin një rezervë e mirë vlerash mes sanksioneve në rritje. Ndoshta ishin dhurata. Ndoshta blerësi thjesht ishte i fiksuar. Një pjesë e punës në një butik të nivelit të lartë është të dish të mos bësh këto lloj pyetjesh.

Drejtuesit e bizneseve thonë se Dubai po përfiton nga kriza gjeopolitike në Europë. Rusët kanë parkuar atje jahtet e tyre. Apartamentet po shiten me vlera Premium.

Ekonomia e Dubait mbahet nga shitja e shtëpive, që janë me tepri. Atje nuk ekziston ideja e të ndërtuarit më pak. Ekonomisë i duhet adrenalinë.

Burimi: The Economist/ Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë