Jete & Stil

Letonia: Kombi Europian i intorvertëve

Letonezët shpesh janë modest dhe autoironikë për tendencën e kulturës së tyre kah të qenit të mbyllur, por ky lloj personaliteti mund të jetë çelësi për identitetin kreativ që ata bartin?

Në një libër komik të publikuar nga Organizata Letrare e Letonisë për të marrë pjesë në Panairin e Librit në Londër, personazhi kryesor dhuron një buzëqeshje të rrallë pasi sheh se moti jashtë është i përsosur. Domethënë, po bie shumë dëborë dhe për këtë ai nuk ka gjasa që të takojë ndokënd në rrugë. Siç thotë ai, "nën zero =nën rrezikun mesatar për një takim të rastit”.

Komikja është pjesë e fushatës #IAMINTROVERT të letërsisë Letoneze për të festuar – dhe për të bërë humor në mënyrë dashamirëse- me një lloj rezerve sociale që Anete Konste, një publiciste dhe shkrimtare letoneze e cila ka hartuar fushatën, e sheh si shumë përfaqësuese për kombin e vet. "Unë nuk mendoj se fushata jonë është fare e ekzagjeruar," thotë ajo. "Në realitet është edhe më keq!"

E kupton se çfarë shkrimtarja ka dashur të thotë kur mbërrin në shtetin Baltik. Nëse shëtit përmes Rigas, kryeqyteti i Letonisë, nuk është njësoj si të shëtisësh përmes kryeqytetit të çdo vendi tjetër europian. Është më qetë. Dielli shkëlqen shumë ndërsa përshkon parkun Kronvalda, dhe nganjëherë duket sikur burimet e vetme të zhurmave janë makinat në rrugë dhe turmat e përgjumura të njerzve. Kur shikon disa letonez që ecin së bashku, shpesh janë kaq të heshtur dhe kanë shumë hapësirë mes njëri-tjetrit, ndjen se këta nuk janë njerëzit më të shoqërueshëm.

Kjo ndjenjë  konfirmohet gjatë udhëtimit me tren nga Riga në Sigulda. Ndërsa hedh vështrimin drejt veri-lindjes me pyje prej pishash të dendura, të vetmit që bisedojnë në tren janë të huajt.

Por pse letonezët jan kaq të rezervuar, të paktën në fillim? Nuk mund të jepet një përgjigjje e shkurtër dhe e thatë, por studimet kanë treguar një lidhje midis krijimtarisë dhe preferencës për vetminë. Konste e ka parë këtë në linjën e saj të punës; në fakt, ajo beson se të qenit introvert është zhvilluar në mënyrë të veçantë midis atyre njerëzve që janë pjesë e fushave krijuese, siç janë autorët, artistët dhe arkitektët.

Psikologët e Letonisë thonë se kreativiteti është i rëndësishëm për vetë identitetin letonez, aq shumë saqë është një prioritet në planet arsimore dhe ekonomike të qeverisë së Letonisë. Komisioni Europian ka raportuar se Letonia ka një nga aksionet më të larta të tregut kreativ të punës në Bashkimin Europian.

Letonezët janë shpesh auto ironik në lidhje me tendencën e kulturës së tyre ndaj të qenit introvert, një lloj personaliteti që tejngopet lehtë dhe preferon vetminë, qetësinë dhe reflektimin. Ka shembujt me bollëk që pasqyrojnë këtë; nga lagja e Rigës të cilët thirren Zolitūde (Vetmi) deri tek shumë zakone të rrënjosura, si për shembull të  mos qeshin me të huajt. Kur Philip Birzulis, një udhërrëfyes i Rigës, u transferua në Letoni në vitin 1994, u befasua kur pa se disa letonezë do të kalonin në anën tjtetër të rrugës për të shmangur kalimin e një personi tjetër. "Vura re se njerëzit po merrnin vendimin  se si të shmangnin njëri-tjetrin rreth 5-10 metër në avancë," tha ai.

Festivali letonez i Kenges dhe valleve

Edhe Festivali i Këngëve dhe Valleve Letoneze - një festë masive që mbledh më shumë se 10,000 këngëtarë nga mbarë vendi, tregon shenja të introversionit në atë që ndodh vetëm një herë në pesë vjet. Birzulis me shaka tha se përndryshe do të ishte shumë e vështirë dhe komentoi se ky lloj solidariteti është shumë më tepër një përjashtim sesa rregulli në kulturën letoneze

Kenste dha një shembull tjetër të tendencës së bashkëqytetarëve të saj drejt introversionit. Në ndërtesat e banimit, "u shpreh ajo." Është shumë më mirë të presësh ndërsa fqinji yt largohet nga dera e jashtme që më pas të ikësh edhe ti që të evitosh përshëndetjen e çuditshme. (E pra, me siguri shumë prej nesh e bëjnë këtë?)

Megjithatë, një shmangje nga bisedat formale nuk do të thotë domosdo se letonezët janë të ftohtë. Por ti vë re disponibilitetin e tyre kur rrethanat shfaqin nevojën për ndihmë. Siç është shpjeguar nga Justina Vernera, një përkthyese dhe gazetare e pavarur nga qyteti mesjetar i Cesis në Letoninë Verilindore, "Në Letoni, të mos folurit për një kohë të gjatë nuk shihet si vrazhdësi, çudi apo mungesë edukate. Përkundrazi të flasësh tërë kohën vlerësohet si sjellje arrogante ".

Ndërsa zakoni i letonezëve mund të jetë i vështirë për tu injoruar prej të ardhurve të rinj, shumë letonezë nënvizojnë se kultura e tyre nuk është e vetmja me predispozitë introversioni. Birzulis beson se suedezët investojnë më shumë në hapësirën personale se letonezët, kurse Konste thekson se finlandezët janë gjithashtu shumë introvert. Evelina Ozola, një prej urbanistëve të rinj të Letonisë, është shprehur, "Në ‘departamentin’ e introversionit ne nuk jemi aq të ndryshëm nga estonezët.

Është gjithashtu e rëndësishme të kujtojmë se letonezët nuk janë popullsi homogjene. Në Letoni ekzistojnë grupe ruse dhe pakica të tjera, me shkallë të ndryshme të integrimit gjuhësor dhe kulturor. Ka gjithashtu dallime në mënyrën se si janë rritur gjeneratat; ka nga ato që janë rritur gjatë një epoke mbikqyrjeje dhe jetesës së detyruar komunale si pjesë e Bashkimit Sovjetik dhe një gjenerate të re të rritur në kapitalizëm dhe kozmopolitanizëm më të madh. Pra, është e pamundur të flitet për një veçori të vetme kulturore gjithëpërfshirëse - edhe pse vlera e investimit në hapësirën personale është ajo që përshkon të gjithë brezat.

Një informacion në lidhje me Letoninë si vend interesant është paraqitja fizike e vendit, veçanërisht në densitetin e ulët të popullsisë dhe pyjet e harlisura. Ozola shpjegoi se “Letonezët janë”  thjesht nuk janë mësuar të shohin njerëzit e tjerë përreth. Është shumë e pazakontë që të presësh për një tavolinë në një restorant ose të ulesh shumë afër dikujt tjetër gjatë ngrënies. Ka hapësira të mjaftueshme kudo për të mbajtur distancë nga të tjerët. "

Është e zakonshme edhe për urbanistët e Letonisë që të kenë një dashuri të vazhdueshme për natyrën, duke u arratisur rregullisht nga qyteti. Romantiçizmi në kulturën letoneze veçanërisht është imazhi i fermës: një kompleks i izoluar, i vetë-mjaftueshëm, rural, tipikisht i ndërtuar me dru. Ferma Letoneze përfshihet në Canon, një listë prej 99 artikujsh dhe njerëzish që konsiderohen si më të rëndësishmit në Letoni.

Ozola vuri në dukje se ndërsa realiteti i fermave u zhduk në shekullin e 20-të me nxitjen e regjimit sovjetik për kolektivizim, vazhdon lidhja kulturore me imazhin e fermave. "Midis 1948 dhe 1950, përqindja e shtëpive të fermave në të gjitha vendbanimet fshatare u zvogëlua nga 89.9% në 3.5%, dhe kështu, modelet e jetesës tradicionale u zhdukën efektivisht," tha ajo.

Vernera tha se vetë-mjaftueshmëria është ende pjesë e identitetit letonez. "Ne ende kemi këtë lloj hapësire personale të të menduarit: ne nuk mblidhemi në kafene gjatë ditës, ne nuk i afrohemi njerëzve të rastësishëm në rrugë," tha ajo.

Një ndryshim tjetër dramatik ka qenë banimit në apartamente (relativisht të vogla). "Letonia është e populluar në mënyrë të pabarabartë, me shumicën e njerëzve që jetojnë në afërsi të qendrave urbane", tha Ozola, duke nënvizuar se pavarësisht se ështe një nga vendet më pak të populluara të Europës, gati dy të tretat e banorëve të Letonisë jetojnë në apartamente të vogla.

Një sondazh i kryer nga një prej kompanive të pasurive të paluajtshme, Ektornet zbuloi se më shumë se dy të tretat e letonezëve duan të jetojnë në shtëpi private të ndara. Ozola spekulon se kjo mund të shpjegojë pjesërisht hapësirën personale aq të rëndësishme për Letonezët.

Por Letonezët duhet të jenë të kujdesshëm për atë që dëshirojnë. Sipas Politico, popullsia e Letonisë po pakësohet intensivisht me migrimin e jashtëm, duke rezultuar si një nga rëniet më të mëdha të popullsisë të çdo kombi në botë. Pra, një komb që e do hapësirën mund të marrë më shumë nga ajo. Ndërkohë, psikologët e Letonisë janë në vështirësi duke hetuar se si tiparet psikologjike, duke përfshirë edhe rezervat rreth njerëzve të rinj, ndikojnë qëndrimet e Letonisë ndaj refugjatëve, pasi migrimi i brendshëm mund të jetë një mjet i rëndësishëm në frenimin e humbjes së popullsisë.

Për vizitorët dhe të sapoardhurit, të cilët janë të tronditur nga kultura socializuese e rezidentëve, Vernera ka disa këshilla: "Unë patjetër do të këshilloja çdo të huaj për të mos pasur frikë nga heshtja fillestare. Sapo një i huaj të njihet me një letonez dhe të lërë pak kohën të rrjedhë, do të kuptojë se ne jemi vërtet miq të mirë. Ne nuk jemi një komb shumë teatral, kështu që ne jemi mjaft të sinqertë në pjesë të caktuara. Ne nuk u themi të gjithëve se ne i pëlqejmë ata, kështu që nëse një letonez thotë se ai / ajo ju pëlqen, kjo është e vërtetë. /BBC/ S.Veizaj/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë