Histori

Kur Krishtlindja u anulua, një mësim nga historia

Martyn Bennett - Në vitin e largët  1647, Krishtlindja u ndalua në mbretëritë e Anglisë - e cila në atë kohë përfshinte Uellsin, Skocinë dhe Irlandën-  dhe nuk përfundoi shumë mirë. Pas një ndalimi total të gjithçkaje festive, që nga dekorimet deri te tubimet, në të gjithë vendin shpërthyen rebelimet. Ndërsa disa aktivitete morën formën e kundërshtimit, veprime të  tjera ishin shumë më radikale dhe çuan në  pasoja historike.

Krishtlindja anulohet

Më 1647, parlamenti kishte fituar luftën civile në Angli, Skoci dhe Irlandë dhe mbreti Charles u mbajt rob,  në Hampton Court. Kisha e Anglisë ishte shfuqizuar dhe u zëvendësua nga një sistem Presbiterian.

Reformimi protestant kishte ristrukturuar kishat nëpër ishujt Britanikë dhe ditët e shenjta, përfshirë Krishtlindjet, u shfuqizuan.

Festimet e zakonshme gjatë 12 ditëve të Krishtlindjes (25 dhjetor - 5 janar) u konsideruan të papranueshme. Dyqanet duhej të qëndronin të hapura gjatë gjithë Krishtlindjeve. Shfaqjet e dekorimeve - shenjtë, dredhka dhe gjelbërime të tjera - u ndaluan. Traditat e tjera, të tilla si festimet dhe konsumimi festues i alkoolit, i konsumuar në sasi të mëdha si atëherë edhe tani, ishin gjithashtu të kufizuara.

Dita e Krishtlindjes, megjithatë, nuk kaloi në heshtje. Njerëzit në të gjithë Anglinë, Skocinë dhe Irlandën i hodhën poshtë rregullat. Në Norwich, kryetari i bashkisë tashmë ishte paraqitur me një peticion që bënte thirrje për një festë të një Krishtlindjeje tradicionale. Ai nuk mund ta lejonte këtë publikisht, por shpërfilli festimet e paligjshme në të gjithë qytetin.

Në Canterbury, loja e zakonshme e futbollit të  Krishtlindjeve u luajt dhe shkurret  e  shenjta festive u vendosën  jashtë dyerve të shtëpisë. Gjatë 12 ditëve të Krishtlindjes, festa u përhap në të gjithë Kentin  dhe u desh të përdorej forca e armatosur për të prishur argëtimin.

Dita e Krishtlindjes u festua në zemër të Westminsterit dhe dhjakët e  Kishës së Shën Margaretit (e cila është pjesë e Abacisë së Westminsterit) u arrestuan pasi dështuan të ndalonin festën. Rrugët e Londrës ishin zbukuruar me dredhka e grazhde dhe dyqanet ishin të mbyllur. Kryebashkiaku i Londrës u sulmua verbalisht ndërsa u përpoq të shqyente dekorin e  Krishtlindjeve me ndihmën e regjimenteve veterane të qytetit.

Ipswich dhe Bury St Edmunds në Suffolk gjithashtu festuan me radhë Krishtlindjet. Të rinjtë e armatosur me shkopinj me thumba patrulluan rrugëve duke bindur dyqanxhinjtë,  të qëndronin të mbyllur.

Marrja e armëve dhe thyerja e rregullave nuk kishin të bënin vetëm me përjetimin e argëtimit të sezonit. Luftimi kundër ndalimit të Krishtlindjes ishte një akt politik. Gjërat kishin ndryshuar dhe rebelimi i Krishtlindjeve ishte po aq protestë kundër “normales së re”,  sa ishte kundër ndalimit të argëtimit. Njerëzit ishin të lodhur nga një sërë kufizimesh dhe vështirësish financiare që erdhën me sistemin presbiterian dhe pasojat e luftës civile.

Hangover-i më i keq i Krishtlindjeve

Pasojat e trazirave të Krishtlindjeve të Norwich ishin më dramatike. Kryebashkiaku u thirr në Londër në prill 1648 për të shpjeguar dështimin e tij për të ndaluar festat e Krishtlindjeve, por një turmë mbylli portat e qytetit për të parandaluar , që ai të merrej. Forcat e armatosura u vendosën përsëri dhe në trazirat që pasuan, depoja e  municioneve të qytetit shpërtheu, duke vrarë të paktën 40 njerëz.

Norwich nuk ishte vetëm. Në Kent, juria e madhe vendosi që protestuesit e festave të Krishtlindjeve nuk kishin zgjidhje tjetër,  veçse t’i përgjigjeshin ligjit dhe qarku hyri në rebelim të egër kundër parlamentit. Rojalistët kapitalizuan pakënaqësinë popullore dhe filluan organizimin e protestuesve.

Në vijim të 1647-s dhe 1648-n, palët  çuan në trazira, këto trazira çuan në rebelime, të cilat, nga ana tjetër, shkaktuan Luftën e Dytë Civile atë verë. Mbreti Charles u çua në gjyq pas disfatës së tij në luftë dhe u ekzekutua. Kjo rezultoi në një revolucion dhe Britania dhe Irlanda u bënë republika;  e gjitha për shkak të Krishtlindjeve.

Këtë Krishtlindje, policia në të gjithë vendin është e gatshme të zbatojë rregulloret e COVID dhe të shkatërrojë tubimet. Ndërsa pandemia i bën gjërat të ndryshme, me shkeljen e rregullave të një çështje sigurie më shumë që çdo gjë tjetër, politikanët mund të mësojnë nga pasojat e herës së fundit që Krishtlindja u anulua.

Ashtu si më 1647-n, shumë njerëz sot janë ngopur me kufizimet e qeverive. Shumë kanë vuajtur gjithashtu vështirësi financiare si rezultat i rregulloreve COVID. Disa mund të kundërshtojnë idenë për t’i dhënë fund një viti të mjerueshëm,  nën ato që mund t’i  konsiderojnë si kufizime kontradiktore mbi  argëtimin familjar.

Një situatë e tillë do të duhet të trajtohet me maturi. Tashmë ka pasur protesta  civile për bllokimet. Vaksinat me sa duket po vijnë në vitin e ri, por gjëja e fundit që i duhet vendit janë trazira të mëtejshme. Edhe një herë, qeveria do të duhet të balancojë rrezikun shëndetësor ndaj sfidave të tjera shoqërore që ka paraqitur kjo pandemi.

*Profesor i Historisë së Hershme Moderne, Universiteti Nottingham Trent.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë