Mjedis

Këshillat e ekspertit mbi projektimin dhe dimensionimin e korsive të biçikletave

Parimet e projektimit të rekomandueshme:

•   Ndarje fizike e pistës së pedalimit nga karrexhata kryesore, duke krijuar një veçim fizik ose duke ngritur pistën në një nivel më të lartë se karrexhata.

•   Në rastin e trafikut me dy drejtime të biçikletave, duhet të jetë e vijëzuar vija qendrore. Në rastin kur kombinohet pedalimi me trafikun e motoçikletës, vija qendrore duhet aplikuar gjithmonë

•   Është e preferueshme të përdoren ngjyra e kuqe, shpesh dhe blu (mund të jetë e detyrueshme).

•   Nëse pista e pedalimit ka të drejtë lëvizjeje nëpër një rrugë anësore, të vazhdohet pista e pedalimit dhe nëpër kryqëzim

•   Nëpër trotuaret që përdoren si për këmbësorë dhe për biçikleta, gjerësia minimale duhet të jetë 3.0 m për lëvizje të biçikletave në një drejtim

•   Gjerësia e ndarësit të trafikut fizikisht të pakalueshëm, që ndan korsinë e biçikletave nga ajo e automjeteve duhet të jetë jo më e vogël se 0.5 m.

•   Pistat e biçikletave konsiderohen të mbrojtura kur ndahen nga karrexhata, nga barriera në zonat urbane, në korsi të ngritura në trotuar. Në rrugët për këmbësorë mund të rezervohen korsi biçiklete.

•   Kurbat e pistave të biçikletave duhet të rakordohen me rreze minimale 5m dhe vetëm ne prezencë të vizibilitetit të lirë të garantuar, mund të lejohet deri në 3 m

•   Shtrimi i pistës duhet të realizohet me asfalt të përzier me ngjyra të përshtatshme, për t’i garantuar biçiklistit kalim të lehtë dhe komfort. Ngjyra e gjelbër (referuar ngjyrës RAL 6001) evidenton kalimin e biçikletave, ndërsa ngjyra e kuqe (referuar ngjyrës RAL6001) është e domosdoshme dhe e nevojshme në pikat me rrezikshmëri diskrete, siç janë kryqëzimet ose kalimet e rrugëve si në figurë.

•       Në kalimet e kryqëzimeve me semafor është e këshillueshme realizimi i kalimit të biçikletave përkrah atij këmbësor, për të rritur vizibilitetin dhe sigurinë e rrugës së biçikletave.

Më poshtë po japim të ilustruar mënyrën e projektimit të rrugës urbane, ku qarkullojnë biçikleta.

Lajme të lidhura


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë