Gazeta Si – Gjykata e Tiranës, ka caktuar këtë të premte masën e sigurisë “arrest në burg”, me afat 60 ditë, për një nga personat e dyshuar si të përfshirë në grabitjen e argjendarisë në Kamëz më 16 maj.
Elez Hysa ka pretenduar në gjykatë se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se ka qenë në banesë në momentin kur ka ndodhur grabitja.
“Banesa ime me vendin ku ka ndodhur ngjarja është 47 km larg pasi jetoj në Malësinë e Krujës. Motori im nuk ka përmasat e mjetit të përdorur nga autorët”, tha 22-vjeçari.
Ai u ndalua një ditë më parë në Malësinë e Krujës dhe i janë gjetur rroba dhe sende të tjera të djegura në banesë, të cilat dyshohet se i ka përdorur gjatë grabitjes.
Ndërkohë janë gjetur edhe kuti bojërash, të cilat dyshohet se janë përdorur për lyerjen e motorit, që t’i shmanget zbulimit të policisë.
Policia ka identifikuar edhe autorin tjetër dhe po punojnë për kapjen e tij. Nuk është gjetur motori, as arma e zjarrit.
Ndërkohë, ditën e grabitjes, rrugës kur autorët janë arratisur, u kanë rënë disa bizhuteri, të cilat janë gjetur nga policia në ndjekje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje