Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë–Kryqëzimi i Rrilës.
Sipas informacionit, një automjet i drejtuar nga shtetasi Marko Pershqefa, 23 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga Paulin Marku, 36 vjeç, banues në fshatin Barbulloj të Lezhës.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje