Kinema

Kandidimet Oscar: 7 fitues dhe 5 humbës 

Vice, Roma, Green Book dhe Black Panther u kandiduan për çmimet Oscar – disa më shumë se të tjerët. Annapurna Pictures; Netflix; Universal Pictures; Marvel Studios

Një nga sezonet më të çuditshëm të çmimeve “Oscar” në historinë e vonë, vjen i mbushur me filma të mëdhenj,  por edhe me surpriza befasuese. “Roma” dhe “The Favourite” kryesojnë listën, me dhjetë kandidime secili, “Vice” dhe “A Star is Born”, janë në vend të dytë me nga tetë, për kokë. “Black Panther”, i pari film me superheronj i kandiduar ndonjëherë për kategorinë “Filmi më i mirë”, renditet  i treti me shtatë kandidime.

Por, gërmoni më poshtë në listë dhe do të shihni se po ndodhin gjëra të çuditshme, në më të çuditshmin sezon të çmimeve. Ata përfshijnë një dokumentar fitues, që  as  nuk është kandiduar, keqtrajtimin e  vazhdueshëm të aktores Emily Blunt dhe një totale të  butë kandidimesh  për “A Star is Born”. Lexoni më poshtë shtatë fituesit dhe pesë humbësit në kandidimet e Oscars 2019.

Skenë nga filmi meksikan "Roma", i kandiduar për 10 çmime Oscar

Fitues: Roma (dhe Netflix)

Roma doli nga kandidimet si një nga fituesit e mëdhenj, në barazim me “The Favourite” , me dhjetë kandidime. Roma mori dy kandidime për aktoret e tij (protagonisten Yalitza Aparicio dhe jo protagonisten Marina de Tavira), tre për Alfonso Cuarón ( Regjia, Skenari Origjinal dhe Kinematografia), tre kandidime teknike (Produksioni i Dizajnit, Editimi Zanor, dhe Miksimi i Tingullit), Filmi më i mirë i Huaj (që shkon në Meksikë) dhe Filmi më i Mirë. “Roma”, e regjisorit të njohur Alfonso Cuarón, është një nga filmat më të mirë të vitit.

Ka shumë kandidime për secilin film. (Rekordi për kandidimet është katërmbëdhjetë, i mbajtur nga filmi i vitit ’50, “All About Eve”, “Titanic”, më 1997 dhe “La La Land”, më 2016-ën.) Por është veçanërisht ngazëlluese për Cuarón – i cili është i pari kineast i kandiduar për regjinë dhe kinematografinë në të njëjtin vit – dhe për Netflix, i cili e mori filmin në fazën e fundit të prodhimit, derdhi para në fushatën e tij “Për konsideratën tuaj” dhe e ktheu në të parin kandidim për Filmin më të Mirë, të gjigantit të transmetimi të filmave. Dhe  për një film të huaj, të ngadaltë, bardhezi, pa emra të mëdhenj, është veçanërisht befasuese.

Fitues: Spike Lee

Edhe përpara çmimeve “Oscar” të 2019-ës, Spike Lee ka qenë kandidat. Sigurisht që ishte kandidat; është një nga regjisorët më të rëndësishëm në historinë amerikane të filmit, njeriu që ka bërë filma si “Do the Right Thing” dhe “Malcolm X”, apo “Inside Man” dhe “25th Hour”. Por pavarësisht karrierës së tij të mahnitshme, Lee është kandiduar vetëm dy herë – më 1990-ën për skenarin e “Do the Right Thing” dhe më 1999-ën për dokumentarin e tij “ 4 Little Girls”, (mori një çmim nderi më 2016-ën.) Pavarësisht karrierës,  ka qenë një nga viktimat e mungesës  së larmisë  nga ana e Akademisë, në vitet e fundit. Deri tani. Me “BlacKkKlansman”, Lee i shtoi raftit tre  kandidime për Oscar, për skenarin e përshtatur, Regjinë dhe Filmin dhe filmi ka marrë edhe tre kandidime të tjerë në editim, për rezultatin dhe aktorin jo protagonist Adam Driver). Filmi bazohet pak tek një histori e vërtetë e viteve ’70, e një polici nga Koloradoja , i cili u infiltrua brenda Ku Klus Klanit, duke telefonuar anëtarët e tij, për t’i fituar besimin e më pas ndërmori një plan me një burrë të bardhë, në departamentin e policisë, që merr pjesë në takimet e Klanit. Filmi u vlerësua nga kritika dhe arriti arkëtime të kënaqshme, ndërsa fundi i tij –i  lidhur me racizmin e së shkuarës dhe atë të së tashmes – i  jep historisë pak zhanër argëtues. Edhe pse një film policesk, Lee ngre pyetje të përfaqësimin në ekran, marrëdhënien mes të zinjve dhe policisë dhe rolet e racizmit në institucionet amerikane. “BlacKkKlansman” ka të metat e tij dhe mund të mos jetë filmi më i mirë i Lee-së, por shumë njerëz fitojnë “Oscar” për atë që nuk është filmi i tyre më i mirë.

Fitues: Black Panther   

Black Panther e ka fituar tashmë 2018-ën: ishte filmi me arkëtimet më të mëdha të vitit, shumë i dashur dhe i vlerësuar nga kritika dhe pati  impakt kulturor. Por kandidimet “Oscar” thjesht përforcojnë trashëgiminë e tij, sepse është i pari film me superheronj që është kandiduar si Filmi më i mirë (diçka që as The Dark Knight nuk e arriti dot, pavarësisht tetë kandidimeve, më 2009-ën.)Black Panther e ka fituar tashmë 2018-ën: ishte filmi me arkëtimet më të mëdha të vitit, shumë i dashur dhe i vlerësuar nga kritika dhe pati  impakt kulturor. Por kandidimet “Oscar” thjesht përforcojnë trashëgiminë e tij, sepse është i pari film me superheronj që është kandiduar si Filmi më i mirë (diçka që as The Dark Knight nuk e arriti dot, pavarësisht tetë kandidimeve, më 2009-ën.)

Aktorja Emily Blunt në filmin "Mary Poppins Returns" - Kthimi i Meri Popinsit

Humbëse: Emily Blunt

E gjora Emily Blunt! Pavarësisht se i është afruar shumë herë ( më 2006-ën me “The Devil Wears Prada”, më 2014 me “Into the Woods” dhe më 2015-ën “The Girl on the Train”) dhe pavarësisht se është kënaqësi për t’u parë sa herë del në ekran, dhe pavarësisht se është gjysma e çiftit të ri, më të parapëlqyer të  Hollivudit (me bashkëshortin e saj, aktorin dhe regjisorin John Krasinski), ende nuk është e kandiduar për “Oscar”. Mendohej të ishte viti i saj. Jo vetëm se ishte Meri Popins, në hitin e Krishtlindjes “Mary Poppins Returns”, por mori vlerësime për filmin e saj horror, “A Quiet Place, një film që e bën të duatrokitshëm aktrimin e saj, teksa sjell në jetë një fëmijë pa lëshuar një pipëtimë, ( më e mira që mund të bëhej për t’iu fshehur përbindëshave tejet të ndjeshëm, ndaj tingullit). Në dhjetor mori dy kandidime për “Screen Actors Guild” — si protagoniste tek “Mary Poppins Returns” dhe jo protagoniste tek “A Quiet Place”. Me siguri një prej tyre do të përkthehej si një ftesë drejt “Oscar”-it. Por jo. Ajo nuk u zgjodh në asnjërën prej kategorive, mbase në rezultat të ngushtë, duke pasur parasysh suksesin e mëparshëm në SAG dhe Golden Globes. Por kjo do të thotë se një tjetër mëngjes i kandidimeve për “Oscar” e la jashtë.

Fitues: The Favourite

Si filmi më i kandiduar, bashkë me “Roma”, me 10 kategori, “The Favourite” ka qenë i preferuari i të gjithë vitit. Një komedi e çuditshme e sjelljeve të aristokracisë, vendosur në oborrin e shekullit të 18-të,  të Mbretëreshës Ana, që përfundon me një tragjedi dhe udhëhiqet nga një treshe performancash të hatashme, të gjitha të kandiduara: Olivia Colman si “Aktorja më e Mirë”, po ashtu edhe Emma Stone dhe Rachel Weisz, në role mbështetëse. U  kandiduan gjithashtu regjisori Yorgos Lanthimos, skenaristët Deborah Davis dhe Tony McNamara, së bashku me kinematografin Robbie Ryan.  Filmi ka marrë kandidime edhe për Dizajnin e Produksionit , Editimin dhe Kostumografinë. Është kandiduar gjithaq, edhe si “Filmi më i Mirë”.

Humbës: A Star Is Born

Mes suksesit të madh dhe arkëtimeve – 400 milionë dollarë në të gjithë botën, me 200 vetëm në ShBA dhe Kanada, regjisori i dashur i “Oscar”-it dhe protagonisti i filmit ( tri herë i kandiduari Bradley Cooper), vlerësimi kritik dhe linja si rrëfenja e pestë e një miti thuajse elementar të Hollivudit, “A Star Is Born”, u ndje fillimisht si një film që duhet të rrëmbente të gjithë rrethin e çmimeve të këtij viti. Me gjithë performancën zhgënjyese  në “Golden Globes”, mundet ende të fitojë një tufë “Oscar”, ku edhe Cooper dhe Gaga janë kandiduar për trofeun e aktorit më të mirë, por gjithnjë e më shumë duket se filmi do të fitojë çmim vetëm për këngën më të mirë ( shumë të dashurën “Shallow”). Është ndoshta befasia më e madhe e të gjithë sezonit të “Oscar”-ëve, lidhur me performancën e pritur.

Skenë nga filmi "Vice" -Zëvendëspresidenti

Fitues: Vice

“Vice” ka marrë tetë kandidime, befasuese edhe për ata që e kanë pëlqyer filmin. Edhe pse nuk pati shumë arkëtime, të paktën deri tani, filmi biografik i Adam McKay-it për “Dick Cheney”, mori tetë kandidime, i dyti më i kandiduari këtë sezon. Ka marrë disa kandidime që u dukën të çuditshme si aktori jo protagonist Sam Rockwell, në portretizimin e George W. Bush (rrallë shfaqet në film!) dhe në editim, regji dhe skenar.

Humbës: Won’t You Be My Neighbor

Viti i shkuar ishte shumë i mirë për suksesin e dokumentarëve,  në rrethin e shtëpisë së artit dhe në diskutimin më të gjerë. Por dokumentari i Morgan Neville-it, “Won’t You Be My Neighbor”, një dokumentar biografik rreth Fred Rogers dhe Lagjes së tij, një film që mundi çdo film tjetër me fitime prej 21 milionë dollarë në arkëtime, i cili dukej i denjë për kategorinë e Dokumentarëve, madje edhe fitues. Çmimet “Oscar”, në fund të fundit, rrallë mund t’i rezistojnë një dokumentari që bën para dhe, Neville është fitues i mëparshëm i kësaj kategorie, për filmin e tij të 2014-ës, “20 Feet From Stardom”. Plus që ky film mori recensa të mira. Por kjo nuk pati rëndësi. Filmi nuk u kandidua për kategorinë e “Dokumentarit më të Mirë”.

Fitues: populizmi

Për rreth një muaj, më 2018-ën, Akademia e Fotografisë në Lëvizje, Arteve dhe Shkencave, e fokusoi vëmendjen në një ide të tmerrshme: Do të jepte një “Oscar” për filmin më popullor. Me t’u caktuar kriteri për kategorinë,  shumë komentues patën frikë se kategoria ishte për fansat e telenovelave dhe filmave me superheronj, që nuk e kishin parë kurrë zhanrin të kandiduar si Filmi më i Mirë. Pas kësaj, Akademia e përzjeu idenë për 2019-ën, megjithëse tha se kategoria do të kthehet në një datë të mëvonshme. E megjithatë kategoria e “Filmit më të Mirë” këtë vit, pretendonte një kategori të “Filmit Popullor” , me tre kandidime që kanë qenë sukses në arkëtime – “Black Panther” (mbi 700 milion dollarë), “A Star Is Born” (nën 205 milion dollarë ) dhe ‘Bohemian Rhapsody” (pak mbi 202 milion dollarë).

Humbës: larmia, edhe pse Akademia diversifikohet

Akademia është përndjekur nga hija e “Oscar”-ëve të të Bardhëve, që prej 2015-ës, kur kandidoi vetëm performues të bardhë dhe e përsëriti më 2016-ën. Me shpresën për ta bërë më përfshirëse Akademinë, ka ftuar anëtarë të rinj, në shifra rekord,veçanërisht gra me ngjyrë. (LA Times zbuloi më 2016-ën, se Akademia kishte 91 përqind të bardhë dhe 76 përqind meshkuj.) Organizata i iku këtë vit kësaj hijeje: afro 25 përqind të të kandiduarve të 2019-ës,  nuk janë të bardhë (Yalitza Aparicio dhe Marina de Tavira për Roma, Rami Malek për Bohemian Rhapsody, Mahershala Ali për Green Book, dhe Regina King për “If Beale Street Could Talk”). Padyshim që ky është çlirim për Akademinë. Por ia vlen të mbahem mend se filmat më të përfolur të këtij viti, kanë qenë me kastë aktorësh jo të bardhë.

Nga filmi polak i kandiduar për Oscar "Cold War"- Lufta e Ftohtë

Fitues: filmat e huaj

Deri më tani, viti që pa më shumë kandidime për filmat në gjuhë të huaj, ishte 2001-shi, me “Crouching Tiger”, “Hidden Dragon”, me nga dhjetë kandidime. Këtë vit, 10 kandidime i ka Roma, nga Meksika, tre kandidime filmi polak “Cold War” dhe dy filmi gjerman “Never Look Aëay”. “Capernaum nga Libani” dhe “Shoplifters” nga Japonia, janë kandiduar vetëm në kategorinë e Filmit më të Mirë të Huaj. Janë 17 kandidime në total për filmat në kategori. Përpjekjet e Akademisë për diversifikim ka çuar në shtimin e filmave nga jashtë industrisë britanike dhe amerikane.

Humbës: If Beale Street Could Talk dhe First Man  

Më herët mendova se me siguri 2019 do të përsëriste performancën e luftës mes “La La Land” kundrejt “Moonlight”, më 2017-ën, një betejë që u gatua kryesisht në shtyp, mes dy filmave regjisorët e të cilëve, Damien Chazelle dhe Barry Jenkins, dukej se e donin dhe respektonin vërtet njëri-tjetrin. Ceremonia u mbyll me Chazelle që fitoi çmimin Regjisori më i mirë, ndërsa “Moonlight”, filmi më i mirë. Këtë vit, filmi biografik i Chazelle-së për Neil Armstrong, “First Man” dhe adaptimi i Jenkins për “If Beale Street Could Talk”, i James Baldwqin, u dukën si fitues. Por “First Man”, u godit pjesërisht nga një teori komplotiste e gatuar nga media e krahut të djathtë dhe Beale Street pati një datë të vonë daljeje në kinema dhe me gjasë, u shoqërua edhe nga ndjesia e disa votuesve se,  ishin mjaftueshëm “filma të zinj” në garë. Në fund, First Man, mori katër kandidime, të gjitha në kategoritë teknike. Ndërsa “If Beale Street Could Talk” tre të tilla: një për skenarin e adaptuar të Barry Jenkins-it, një për rezultatin e filmit dhe një për aktoren jo protagoniste Regina King. Duket se nuk do të ketë përsëritje të 2017-ës. Dhe kjo është mirë. Kur vendosim filmat e mëdhenj kundër njëri-tjetrit, askush nuk fiton vërtet.

*Alissa Wilkinson dhe Todd VanDer Werff / Vox


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë