Vende dhe Udhetime

Kafe për 70 cent nëse sillni filxhanin, lugën dhe sheqerin nga shtëpia

Është ideja e nisur nga një bar i Savonës në Itali. Një provokim që merr shkas nga rasti ku një restorant tarifonte 2 euro për një "pjatë të përbashkët".

Dhe kjo mund të gjejë terren te gjerë mes klientëve: Sepse duke e bërë këtë, kostoja e kafesë zvogëlohet me një 30-40% të mirë, e cila në lokale varion nga 1 në 1.50, në rastin e Savonas 1.20 euro

“Ideja erdhi nga një shaka që babai im bëri për luftën që po shpërthen në botën e bareve dhe restoranteve”,  tha Valentina, e cila menaxhon restorantin bashke me prindërit e saj Elio dhe Marina

“Nga një bisedë në shtëpi doli diçka më shumë, një projekt për të promovuar kursimet ekonomike dhe respektin për mjedisin. Kështu që vendosëm të nisnim seriozisht një iniciativë të re për të ulur koston e kafesë. Më dukej një ide e mirë amortizimi i rritjes së çmimeve të lidhura me rritjen e lëndëve të para, por pa hequr dorë nga kënaqësia e një kafeje apo mëngjesi cilësor në lokal. Dhe duke sjellë filxhanin nga shtëpia reduktojmë konsumin e energjisë elektrike dhe konsumin e ujit në lavastovilje”.

Një nismë origjinale që tashmë ka gjetur mbështetjen e disa klientëve, të gatshëm për të futur filxhanë dhe pak sheqer në çantat e shpinës.

Por rasti Savona mbi të gjitha zgjon polemikën e verës - dhe jo vetëm - të lidhur me çmimet e larta, nga kapuçino te kafeja, dollia, aperitivi dhe darka.

Në lojë nuk është vetëm fatura e lartë, por edhe cilësia e lëndës së parë dhe e shërbimit të ofruar. Në Pietrasanta, në zemër të Versilia-s së shtrenjtë dhe prestigjioze, këto ditë po ndezen polemika rreth faturave të paraqitura në klube dhe restorante, të gjykuara shumë të kripura nga klientët.

Në mënyrë të veçantë, një prej tyre ofronte një aperitiv 12 euro secili, i shoqëruar nga një shërbim jo në nivelin e duhur sipas  disa klientëve përfshi kritikun e njohur toskan të ushqimit dhe verës Leonardo Tozzi...


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë