Mjedis

Ka një lidhje biologjike mes njeriut dhe aromave të natyrës

Një nga kënaqësitë më të mëdha kur ulemi pranë një kopshti, është të nuhasim aromën e luleve apo edhe të krijojmë tufa lulesh për t’ua dhuruar të afërmve. Në përgjithësi natyra është aq e fshehtë dhe ne gjatë gjithë kohës kemi dëshirë të zbulojmë sekretet e saj.
Libri i fundit i Ken Druse, një autor që ka shkruar për lidhjen e njeriut me natyrën, të titulluar “Kopshti Scentual”, sjell në vëmendje faktin se si ne i ndjejmë kaq shumë aromat.
“Unë kam qenë gjithnjë i interesuar për aromat e luleve,” thotë ai. Jo më kot gjëja e parë që bëjmë kur i afrohemi një luleje, është të nuhasim nëse ka aromë. Këtë proces e ndjekin edhe fëmijët e vegjël, pa i mësuar njëri, kështu që kjo tregon se ka një lidhje të veçantë mes njerëzve dhe aromave të bimëve të ndryshme.
Ai shpjegon se në mënyrë të habitshme në kujtojmë fëmijërinë, ose një sërë ngjarjesh të caktuara më shumë nga aromat se sa nga ndodhitë.
“Perceptimi i aromës, kryhet nga njëjta pjesë e trurit, ku ruhen edhe kujtimet, kështu që ekziston një lidhje biologjike, mes njeriut dhe aromave,” thotë Druse.

Ai e shpjegon këtë fakt se aroma ka të bëjmë me lëshimin e molekulave dhe kompozimeve të pa qëndrueshme dhe në mënyrën se si i nuhasim aromat. Nëpërmjet këtij procesi ne mund të bëjmë klasifikimin e aromave, nëse janë të luleve, të bimëve medicinale, të erëzave dhe ose të pemëve.
Drusë tregon se si vetë është adhurues i aromës së gjethes së dafinës dhe zambakëve oriental.
“Unë gjithnjë kam dashur të merrem me specifikimin e aromave, kryesisht të luleve, pasi ato më kujtojnë se jam gjallë, se jetoj,” shprehet ai.
Diçka e veçantë është dhe aroma e drurit, për shembull drunjtë e portokallit dhe lulet e jargavanit kanë një aromë shumë të veçantë. Drusë tregon gjithashtu se ka qenë i dhënë pas aromave, që në vendlindjen e tij e tani kur ndjen aromë të karafilit dhe erëzave të ndryshme, gjithnjë i kujtohet vendlindja.

Sipas Drusë, një nga tematikat më thelbësore të kopshtarëve duhet të jenë ruajtja e aromave tradicionale të trëndafilave. Ai na sjell në vëmendje historinë e David Austin, një mbarështues bimësh, i cili ishte i vendosur për të rikthyer aromën e trëndafilave. Përpara shumë vitesh kur Austin ishte gjallë, ai vendosi se do të mbarështonte trëndafilat me aromë dhe trëndafilat pa aroma, në mënyrë që të ruante varietet, të cilat gjenden edhe sot kudo në kopshtet në botë. Austin mori varietete të ndryshme nga Kina, Damasku dhe shumë vende të tjera dhe i mbolli në Amerikë. Sipas Drusë, amerikanët nuk e kishin idenë më parë se trëndafilat mund të kishin aromë.
Ai shprehet se nuk dihet nga janë krijuar aromat, por me siguri janë krijuar për të kënaqur njerëzit. Druse shpjegon se nëse nuk do kishin varietete të ndryshme të bimëve me aromë, nuk do të kishim as parfumet që na pëlqejnë aq shumë, kështu që e vetmja gjë që duhet të bëjmë është të mbrojmë bimët dhe të eksportojmë varietetet e tyre kudo në botë, kuptohet ato të cilat mund të përshtaten në vende të ndryshme./The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë