Ne rrjet

Juncker: Të marrim Ballkanin para se të jetë shumë vonë!

“Bashkimi Europian mund të sjellë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor vetëm nëse ka konsensus brenda bllokut”. Kështu e nisi Jean-Claude Juncker  fjalimin e tij para Parlamentit Europian, duke i kërkuar BE-së të bënte më shumë për anëtarësimin e rajonit. Presidenti i Komisionit Europian paralajmëroi se nëse Europa nuk do ta formësonte në kohë të ardhmen e Ballkanit, ajo do të vulosej nga fuqitë e huaja.

Ndryshe nga viti 2017, kur Juncker foli në gjuhën angleze dhe përmendi për herë të parë në mënyrë eksplicite zgjerimin e Ballkanin Perëndimor. Fjalimi i tij i fundit si kreu i Komisionit Europian ishte në frëngjisht dhe u përqendrua më shumë tek populizmi, mungesa e kohezionit mes Europës Lindore dhe Perëndimore, dhe mungesa e konsensusit mbi politikën e emigracionit. Por këtë vit, gjërash ishin ndryshe.

"Europa mund të sjellë stabilitetin në Ballkan, siç kemi bërë me anë të zgjerimeve të njëpasnjëshme të unionin ", tha Juncker. "Për mua, këto janë dhe do të mbeten histori suksesi sepse ishim në gjendje të bashkonim gjeografinë e Europës.

"Por ka shumë për të bërë. Duhet të jemi të me të bashkuar se kurrë kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor. Nëse nuk bëhet nga ne, e ardhmja e lagjes sonë të vogël do të vuloset nga të tjerët", tha Juncker.

Pavarësisht se Brukseli se po përpiqet të negociojë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare midis Serbisë dhe Kosovës, duke përfshirë edhe paktin për një shkëmbim territorial, Gjermania dhe vendet e tjera të BE kanë shprehur shqetësime se kjo tezë mund të hapte “plagët e vjetra” në Ballkan.

Politika e BE-së për emigracionin, e cila e ka vënë gjithashtu Ballkanin në tryezën e BE-së, ishte po ashtu një nga temat kryesore të Junckerit në fjalimin e tij. Ai propozoi fuqizimin e Gardës Kufitare të BE, zhvillimin e Agjencinë Europiane të Azilit, kthimin e emigrantëve të parregullt dhe të hapjen e më shumë rrugëve ligjore për azilkërkuesit.


Jean Claude Juncker  para Parlamentit Europian, 

"Ne nuk mund të vazhdojmë të debatojmë për të gjetur zgjidhje sa herë që vjen një anije e re me refugjatë. Solidariteti i përkohshëm nuk është i mjaftueshëm. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për një zgjidhje të qëndrueshme", tha ai.

Juncker gjithashtu iu drejtua rreziqeve të sundimit të ligjit në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. "Komisioni do t'i rezistojë të gjitha sulmeve ndaj sundimit të ligjit," tha Juncker. "Ne do të vazhdojmë të jemi shumë të shqetësuar nga zhvillimet në disa prej shteteve anëtare," shtoi ai.

"Por mbi të gjitha, do të doja që ne të refuzonim nacionalizmin e sëmurë dhe të përqafonim patriotizmin e ndriçuar. Nuk duhet të harrojmë kurrë se patriotizmi i shekullit 21 është jo vetëm kombëtar, por edhe evropian.  Asnjëra prej tyre nuk e përjashton tjetrin", vuri në dukje Juncker.

Juncker nuk përcaktoi se cilat shteteve ishte duke iu drejtuar, por eurodeputeti i Partisë Popullore Europiane, Manfred Ueber, i cili është ndër favoritët për t'u bërë shef i Komisionit Europian në vitin 2019,  iu drejtua hapur Rumanisë, duke përmendur  protestat e mëdha kundër qeverisë socialdemokrate dhe politikën e saj për zbutjen e luftës kundër korrupsionit.

Ku ka “ngecur” anëtarësimi i Ballkanit?

Komisioni Europian vendosi para disa muash për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë në qershor te vitit të ardhshëm. Shumë kishin dyshime se disa vendet anëtarë nuk do të pajtoheshin me këtë vendim, në një kohë kur BE-ja po përballet me sfida të vështira.

Edi Rama flet me Presidnetin francez, Emmanuel Macron 

Por Jean-Claude Juncker ka paralajmëruar se Ballkani mund të përballet me mundësinë e shpërthimit të gjendjes së luftës, duke vrarë kështu çdo shpresë për t’u bashkuar me bllokun europian. Paralajmërimi i kreut të Komisionit Europian erdhi pasi ai vizitoi Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë në mars të këtij viti. Largimi i menjëhershëm i Britanisë nga BE-ja dhe përpjekja e dështuar e Turqisë për anëtarësim, e shtyu Komisionin të propozojë një intensifikim të bisedimeve të pranimit me Ballkanin Perëndimor, edhe nëse kandidatët që kanë avancuar më shumë me negociatat e anëtarësimit, si Serbia dhe Mali i Zi, nuk kanë gjasa të bashkohen para vitit 2025. Ndërkohë që Gjermania adreson shqetësimet franceze në lidhje me fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë, kancelarja Angela Merkel ka vendosur të mbështesë zgjerimin e Bashkimit Europian për arsye gjeopolitike dhe për të ndaluar rritjen e ndikimit rus dhe kinez në rajon.

Siç theksoi edhe Juncker gjatë fjalimit të tij, Ballkani ka nevojë për reforma serioze në fushat e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, demokratizimit dhe ekonomisë. Është gjithashtu e nevojshme që vlerësimet për zbatimin e këtyre reformave dhe arritjet e vendeve kandidate të bëhen shumë më të besueshme dhe bindëse. Kjo kërkohet jo vetëm nga qytetarët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe nga politikanët skeptikë, publiku në vendet anëtare të BE-së.

Strategjia e Komisionit Europian duket se siguron një listë të gjatë iniciativash, të cilat, nëse zbatohen, mund t’i lëvizin gjërat në drejtimin e duhur. Ato fillojnë nga misionet e ekspertëve (duke përfshirë ekspertët e shteteve anëtare), të cilat do të vendosen në vendet kandidate për të kontrolluar dhe raportuar mbi gjendjen e sundimit të ligjit dhe demokracisë, me synimin për të kryer hartimin e udhërrëfyesve për sundimin e ligjit dhe marrjen e hapave konkretë në luftën kundër korrupsionit. Konkluzionet e së martës siguruan ajrin e freskët që u nevojitej reformatorëve të vërtetë në të dyja vendet.

Ekspertët shpresojnë se BE-ja do të mund të “marrë frymë” pas zbatimit dhe zyrtarizimit të marrëveshjes Shkup-Athinë. Siaps tyre, nuk ka kohë për të humbur, pasi historia ka treguar se një vit nuk është kurrë i mjaftueshëm për ndërmarrjen e reformave dhe të gjithë duhet të bëjnë shumë më tepër për t’u siguruar që Shqipëria dhe Maqedonia të arrijnë sa më shumë përparime të jetë e mundur deri në qershorin e vitit të ardhshëm, në mënyrë që të bindin vendet që janë skeptikë për rezultatet e tyre. Sipas Juncker, suksesi i tyre me siguri do të motivojë reformatorët e vërtetë në vendet fqinje si Bosnja, Kosova, Mali i Zi apo Serbia dhe ndoshta do të shërbejë si frymëzim edhe për disa vende anëtare në BE.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë