Njerez

John Waters – Të tallesh me botën e artit, me një ekspozitë

Regjisori i “Hairspray dhe “Serial Mom” flet rreth ekspozimit të artit të tij provokues dhe pse kënaqet duke tallur botën e artit

Nadja Sayej / The Guardian – Më 1992-shin, regjisori nga Baltimora, John Waters nisi të bëjë veprat e tij të artit. Jo filma art, por “piktura të vogla” që nisën të zinin vend heshtur në studion e tij, ndërsa prisnin të zbuloheshin. “I kam bërë këto vepra arti pa i thënë askujt, i kam bërë thjesht për veten”, kujton Waters. Derisa miku i tij, galeristi nga Nju Jorku, Colin de Land, i kërkoi të shihte veprat e tij, të cilat nuk ia kishte kundruar më herët. Atëherë vendosi të çelë ekspozitën e tij të parë vetjake. “A kisha nervin ta pyesja?”, thotë Waters. “Nuk e di.” Tani, “Papa i Trash-it” sheh pas në 25 vitet e të bërit art pamor, për një retrospektivë në Muzeun e Artit të Baltimorë, të titulluar “Indecent Exposure” (Ekspozim i Pahijshëm), e cila do të qëndrojë e hapur deri më 6 janar të 2019-ës.


Ekspozita paraqet 160 vepra arti, ku regjisori i “Hairspray” dhe “Serial Mom”, tregon gjithçka veç filmave të tij – ka skulptura të Michael Jackson-it fëmijë, Tina Turner si kukull dhe Justin Bieber me shumë botox. Them gjithmonë, “Dikush tjetër duhet ta pëlqejë atë, veç nënës suaj” dhe në rastin tim, dikush duhet ta pëlqente artin tim jashtë Baltimorës”, thotë Waters. “Jam i emocionuar të kthehem pas nga viti 1992, kur nisi gjithçka”. Waters si një artist i telajos dhe bojërave, në vend të regjisorit të filmave, mund të duket si një përputhje çuditshëm më e natyrshme, për provokuesin 72-vjeçar, të paktën në mendjen e tij.

“Nuk kam dashur kurrë të jem një “kineast kult”, sepse në Hollivud kjo do të thotë se tre njerëz të mençur e pëlqyen dhe humbën të gjithë paratë për ta bërë”, thotë Waters. “Të bësh art është një mënyrë e re për të rrëfyer histori; ka të bëjë me të shkruarit, redaktimin dhe vërejtjen e hollësive të vogla që nuk mendoj se të tjerët i shohin.” Ka një dozë të shëndetshme të satirës në botën e artit, që e bën ekspozitën aq argëtuese, sa një spektakël komedie stand-up. “Të gjithë e dimë se arti bashkëkohor mund të jetë i mprehtë, por a mund të jetë argëtues?”, pyet ai. “Në fakt, mendoj se mundet të jetë.”

John Waters Foto Kortezi e artistit.

Është një pjesë në ekspozitë e pikturuar me ngjyra të ndezura me fazën “Arti Bashkëkohor ju urren”, për të cilën Waters thotë “e bën në një farë mënyrë nëse keni shpërfilljen përpara investigimit.” Në një tjetër, parodi e “National Enquirer”, titulluar “National Brainiac”, shfaq imazhe papacarësh të kritikut të artit Hilton Kramer dhe shkrimtares Joan Didion. “Nëse rrekesh të argëtohesh me të, sa mundesh”, thotë ai. “Uroj vërtet që të kishte edhe një “National Enquirer” për intelektualët, por baza e lexueshmërisë do të ishte shumë e vogël.”
Autoportretet në ekspozitë e shfaqin Waters-it me një lifting fytyre, krijuar me Photoshop, ndërsa një tjetër vepër ka fragmente nga emisionet e tij të netëve të vona. Waters gjithashtu koleksionon imazhe revistash të vetes dhe i pret fytyrat për kolazhe të çuditshme dadaiste, për të mos përmendur një tjetër portret të çuditshëm të titulluar “Town Crier”, ku është maskuar në rroba të modës së vjetër.

Por Waters rrëqethet me mendimin e të qenit “artist personalitet” . Zakonisht nuk flas rreth artit në revistat për kinemanë sepse e di sesa urrehet arti i njerëzve të famshëm. Edhe unë e urrej”, thotë “ Tallem me të, sa mundem.” Busulla e vërtetë e të famshmëve tregohet gjetiu, si në rastin kur Waters regjistroi tingujt e një biletarie, ditën kur doli premierë filmi i Harry Potter-it, që shfaqet në ekspozitë si një vepër e artit tingullor. “Është tingulli i parasë”, thotë ai. “Për mua, showbizz me këtë ka të bëjë.”


Ai gjithashtu hedh dritë në procesin e kinematografisë, duke ruajtur kapakët prej kartoni të blloqeve të shënimeve për një seri të titulluar “Shooting Script”, ndërsa në një tjetër vepër ai tregon një koleksion të 300 fishave të listave të përditshme, të gjërave për t’u bërë. “Mendoj se po u jap zemër”, thotë Waters. “Janë të gjitha këtu dhe është një mesazh: “Merru me diçka! ” Bëj një listë! Kontrolloje dy herë”.

Gjithashtu e ekspozuar është seria e fotove “In My House”, ku Waters fotografon të gjithë qoshet dhe skutat e shtëpisë së tij, nga brenda frigoriferit tek dollapi i kasetave video dhe garzave poshtë shtratit. “Mendoj se po tregoj jetën time në një farë mënyre”, thotë ai. “Atë çka unë e shoh argëtuese, të errëtën.”

John Waters – Control. Foto kortezi e artistit

Waters në artin e tij është ndikuar nga konceptualistët e viteve ’90, Mike Kelley dhe Fischli & Weiss, ku ka shpesh nuanca të errëta. Skulptura “Control” tregon Ike Turner si një aktor kukullash që tërheq fijet mbi Tina Turner-in. “Kam qenë aktor kukullash kur isha fëmijë, më pëlqenin shumë Ike dhe Tina Turner”, thotë ai. “E kuptoj pse ajo e urrente Ike-un, por ende mendoj se ka qenë në më të mirën e saj, kur ishte me të, këndonte më mençur. Ishte një pamje e melodramës.” Ka edhe një vepër të titulluar “Shoulda”, që i referohet filmit të 1949-ës “She Shoulda Said No!”, ku ai përditëson kastën e aktorëve përfshirë princeshën Diana, Whitney Houston dhe Amy Winehouse. “Të gjithë këta yje duhet t’u kishin thënë jo disa gjërave në jetën e tyre, drogave, famës”, thotë Waters. “Merr një titull dhe i jep kuptim krejt të ndryshëm nga mënyra sesi e ilustron në një sekuencë skicash.


Ai gjithashtu tregon një titull me kredite, ku thuhet se interpreton Melissa Rivers, e bija e Joan Rvers. “Melissa Rivers, me aq sa di unë, nuk ka pasur kurrë një rol të rëndësishëm në një film”, thotë Waters. “Po përpiqem të imagjinoj një mendim, i cili nuk ka ndodhur kurrë. Ishte një kredit i plotë, i paqenë.” Me shumë gjasë, vepra më identifikuese në ekspozitë është seria e tij e “Study Art”, që mburret me shprehjen “Studio Art: për përfitim ose kalim kohe.”

Waters ka parë ironinë në të, kështu që e çoi në një nivel tjetër, duke e ndryshuar mesazhin që të lexohet “për prestigj a inat” dhe “për krenari a pushtet” “Kjo ishte një tabelë e vërtetë në një shkollë arti, në Baltimorë”, thotë Waters. “Asnjë nga këto fraza nuk janë artistikisht korrekte, por doja të imagjinoja gjëra që, në botën e artit nuk janë korrekte për t’u thënë”.

John Waters në ekspozitën e tij "Indecent Exposure". 


Po për pakorrektësitë e tij politike? Waters deklaron se ka shije të mirë, pavarësisht reputacionit për të kundërtën ( në një nga filmat e tij, ai shfaq të njohurën drag queen Divine, që ha jashtëqitje qensh.) “Mendoj se duhet të kesh shije të mirë për të bërë shaka me shijen e keqe, për ta celebruar”, thotë ai, “Mendoj se jam politikisht korrekt, gjithashtu, që i bën njerëz të qeshin.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë