Para

Italia përballë një procesi të vështirë për borxhin e lartë, Brukseli gati ta “dënojë”!

Ashtu siç ishte parashikuar, Komisioni Europian ka deklaruar një procedurë për borxhin e tepërt të shkaktuar nga mosrespektimi i rregullave të bilancit të buxhetit italian.
Sipas statistikave zyratre, në 2018 borxhi italian ishte 132.2%, krahasuar me 131.4% në vitin 2017, në vitin 2019 borxhi pritet të jetë 133.7% dhe në vitin 2020 do të arrijë në 135.2%.

Në këtë pikë dosja kalon tek qeveritë europiane që do të thonë fjalën e tyre dhe do të kërkojnë hapjen zyrtare të një procedure që nuk është përdorur më parë. Nëse dëshiron, qeveria Conte do të duhet të negociojë një rrugëdalje, duke kthyer financat publike në rrugën e duhur për të shmangur një procedurë të turpshme. Ndër të tjera, Brukseli kërkon që në vitin 2020 të ketë një reduktim të shpenzimeve publike neto prej 0.1% me një rregullim strukturor prej 0.6% të PBB-së.

3 arsyet e procedurës së BE-së

Raporti i aprovuar nga kolegji i komisionerëve është 23 faqe, një radiografi sa shumë kërcënuese aq sa deprimuese, jo vetëm për sa i përket borxhit publik, por edhe zgjedhjeve kontroversale të adoptuara prej qeverive italiane, veçanërisht ekzekutivi i drejtuar nga kryeministri Giuseppe Conte e mbështetur nga një maxhorancë Lega-M5S. Të limitosh borxhin është një përgjegjësi e çdo vendi për të garantuar stabilitetin financiar të zonës euro.
Në relacion Komisioni shton në konkluzion që një procedurë për borxhin e tepërt “është e justifikuar” për të paktën tre arsye: mosrespektim i konsolidimit fiskal minimal të kërkuar nga rregullat europiane; përkeqësimi i borxhit publik që mund të shpjegohet pjesërisht nga ngadalësimi ekonomik në vitin 2018; dhe së fundi "përparim i kufizuar" i vendit në miratimin e rekomandimeve të vitit të kaluar, si dhe lehtësimin e reformave miqësore për rritjen e miratuar më parë.

Hendeku mes objektivave dhe rezultateve

Raporti mban të dhëna interesante. Shumë janë të njohura, të tjera jo. Në një tabelë, llogaritet hendeku midis angazhimeve për zvogëlimin e borxhit dhe objektivave të arritura. Shifrat janë mbresëlënëse. Hendeku llogaritet në 5.8% të PBB-së në 2016, 6.7% në 2017, 7.6% në 2018, 9% në 2019 dhe 9.2% e PBB-së në vitin 2020. Vonesa në zgjidhjen e llogarive është një angazhim i humbur që vendi e ka zvarritur për vite me radhë.

Dyshime mbi pensionet dhe privatizimet

Përpos gjërave të tjera, Brukseli nënvizon se si reforma e pensioneve, që lejon pensionimin e parakohshëm, do të sjellë rritje shpënzimesh në 2019 0,3% të PBB-së, të atilla sa të rritet tërësisht kostoja e pensionistit që është vlerësuar OECD në15% të PBB-së. Rreziku, sipas autoriteteve, qëndron në “vënien tërësisht në dyshim mbështetjen në terma aftagjatë të borxhit italian”.

Dyshime, Komisioni shpreh edhe në lidhje me kapacitetin e qeverisë Conte për të prezantuar veprimet e planifikuara të privatizimit. Në 2018, qeveria italiane synonte të ardhura të barabarta me 0.3% të PBB-së, ndërsa rezultati përfundimtar ishte afër zeros. Për këtë arsye, Brukseli është i kujdesshëm në lidhje me qëllimet për vitin 2019. Ministria e Ekonomisë synon të ardhura prej 1.0% të PBB-së, ndërsa ekzekutivi i komunitetit pret të ardhura prej vetëm 0.1% të PBB-së.

Përpos të tjerave, Italia ka bërë pak për të reformuar ekonominë, kusht për të nisur rritjen dhe ulur borxhin. Si e tillë, në sytë e Brukselit, ngadalësimi ekonomik i Italisë i regjistruar në vitin 2018 shpjegon rritjen e borxhit publik në vitet e fundit. Në 2004-2018, rritja italiane ishte e barabartë me 0.1% në vit, krahasuar me një rritje mesatare në pjesën tjetër të eurozonës prej 1.5%. Komisioni e bën të qartë se pa një reduktim të borxhit, rritja është e destinuar të mbetet e tmerrshme.

Fjala u kalon ministrave

Siç është thënë, tanimë ndeshja bëhet politike. Raporti do të analizohet në nivel teknik nga vetë ministrat e financave (të cilët do të marrin vendimin me shumicë të kualifikuar pa votën italiane). Procesi është i gjatë dhe i dhimbshëm, dhe rezultati përfundimtar do të varet nga zgjedhjet italiane. Është vështirë të veprosh mbi të kaluarën. Për të shpresuar në shmangjen e më të keqes, qeveria do të duhet të marrë përsipër llogaritë publike këtë vit dhe të paraqesë një buxhet bindës për vitin e ardhshëm. A do ta dëshirojë? A mundet kjo? Tregjet gjithashtu do të kenë fjalën e tyre.
Burimi: Il Sole 24 ore


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë