Ne rrjet

Indeksi i Progresit Social/ Shqipëria bën ende pak për ofrimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve

Nga Gazeta ‘SI’ - Shqipëria është vlerësuar me 78 pikë në indeksin e Progresit Social, duke u renditur në vendin e 57-të nga 170 vende, të matur nga organizata me të njëjtin emër. Ajo është përmirësuar me 25 pikë nga viti 1990, sa më i madh numri i pikëve aq më mirë.

Indeksi matet sipas 52 indikatorëve që grupohen në 3 tregues, ku po ashtu Shqipëria pozicionohet mirë. Pikët më të ulëta Shqipëria i ka në treguesin “Mundësitë”, në ofrimin e lirive dhe të drejtave të njerëzve, 66 pikë.

Në grupin e “Nevojave Bazike”, ku përfshihen nevojat jetike të njeriut, Shqipëria merr 89 pikë nga 100 (sa më i madh numri aq më mirë). “Bazat e zhvillimit”, ku përfshihen edukimi dhe shëndeti, Shqipëria merr 78 pikë. Indeksi e mat progresin nga viti 1990 në vitin 2020 dhe tregon se Shqipëria është përmirësuar me 33 vende.

Në vend të parë është Norvegjia, me pothuajse 100 pikë në çdo tregues dhe Sudani i Jugut në fund. Kryesisht, progresin social më pozitiv e kanë vendet e Europës.

Progresi në disa rajone, si Amerika Latine, ka ngecur. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara po shkojnë pas. Pandemia e Covid-19 ndoshta ka dëmtuar progresin global. Amerika është një vend ku suksesi ekonomik shoqërohet me përkeqësim në fusha të tjera. Pavarësisht se ka qytetarët më të pasur në G7, një klub i demokracive të pasura, rezultati i tij SPI, prej 87.6, është më i ulëti në atë grup.

Rajoni që përjetoi rritjen më të madhe të mirëqenies është Azia Lindore dhe Paqësori. Të marra së bashku, vendet atje e përmirësuan rezultatin e tyre SPI me një mesatare prej 18 pikësh midis viteve 1990 dhe 2020. Pjesa më e madhe e kësaj u nxit nga rritja e klasës së mesme të Kinës, e cila u shfaq në rezultate më të larta në treguesit për edukimin shëndetësor dhe sigurimin e nevojave bazë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë