Sociale

Hyn në fuqi urdhri, ja kujt i dërgohet në banesa pensioni, ilaçet dhe ushqimet

Vendimi për t’u ardhur në ndihmë shtresave në nevojë përmes dërgimit në adresë si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit, të asistencave sociale, pensioneve, ilaçeve dhe produkteve të tjera ushqimore dhe joushqimore ka hyrë në fuqi.

Sipas këtij vendimi, shtresa në nevojë do të konsiderohen të gjithë personat dhe familjet, të cilat nuk kanë familjarë të aftë për punë në njësinë administrative ku jetojnë dhe që janë individë në nevojë, përfitues të ndihmës ekonomike, personat me aftësi të kufizuara dhe pensionistët. Përcaktimi i masës së produkteve, ushqimore dhe jo ushqimore minimale dhe i llojit të ndihmës kryhen me vendim të Komisionit Qendror për Ofrimin e Asistencës.

Vendimi i plotë

  1. Ofrimin e asistencës në banesë ndaj shtresave në nevojë nga strukturat shtetërore, në kushtet e epidemisë të shkaktuar nga COVID-19.
  2. Ofrimi i asistencës, sipas këtij vendimi, do të konsistojë në dërgimin e pagesave mujore që subjektet përfitojnë nga programi i mbrojtjes sociale nga sigurimet shoqërore dhe në dërgimin e produkteve, ushqimore e joushqimore, minimale, barnave të rimbursueshme dhe atyre me kërkesë, për përballimin e situatës apo në kryerjen e furnizimeve me produktet e mësipërme, për llogari të tyre.
  3. Përcaktimi i masës së produkteve, ushqimore dhe joushqimore, minimale, dhe i llojit të ndihmës kryhen me vendim të Komisionit Qendror për Ofrimin e Asistencës, të ngritur për këtë qëllim, sipas përcaktimit të pikës 11, të këtij vendimi.
  4. Në kuptim të këtij vendimi, shtresa në nevojë do të konsiderohen:a) personat/familjet, të cilët nuk kanë familjarë të aftë për punë në njësinë administrative ku jetojnë, dhe që bëjnë pjesë në grupet, si më poshtë vijon:i. Familjet/individët në nevojë, përfitues të ndihmës ekonomike;ii. Personat me aftësi të kufizuara;iii. Personat, të cilët përfitojnë pension pleqërie. b) personat, të cilët, pavarësisht përbërjes familjare dhe vendndodhjes së saj, bëjnë pjesë në grupet, si më poshtë vijon

i. Familjet/individët në nevojë, të cilët janë të pastrehë;

ii. Familjet që kanë humbur banesën për shkak të tërmetit.

  1. Prefekturat, bashkitë, me kërkesën e Komisionit Qendror për Ofrimin e Asistencës, Shërbimi Social Shtetëror dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të përpilojnë listat e subjekteve përfituese, sipas këtij vendimi, brenda 3 (tre) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.Listat, sipas kësaj pike, do t’i dërgohen në rrugë elektronike Komisionit Qendror për Ofrimin e Asistencës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, e cila bën verifikimin e përbërjes familjare të personave të listuar dhe ia dërgon Komisionit Qendror për Ofrimin e Asistencës.
  2. Komisioni Qendror për Ofrimin e Asistencës verifikon listat, bën rakordimet përkatëse, nëse është e nevojshme, dhe ia konfirmon prefektëve të qarqeve, kryetarëve të bashkive, Shërbimit Social Shtetëror dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
  3. Pas konfirmimit të listave, prefektët e qarqeve dhe kryetarët e bashkive ngrenë komisionet e mbrojtjes civile dhe marrin të gjitha masat me personelin e tyre, si dhe me shërbimin e vullnetarëve për dërgimin e produkteve, ushqimore dhe joushqimore, te shtresat në nevojë, sipas këtij vendimi.
  4. Për asistencën ndaj shtresave në nevojë angazhohen dhe Forcat e Armatosura, të cilat koordinojnë punën me komisionet e mbrojtjes civile, në qarqe dhe bashki. Zonat dhe niveli i angazhimit do të përcaktohenme urdhër të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
  5. Dërgimi i pagesave mujore, që këta persona përfitojnë nga programi i mbrojtjes sociale, i sigurimeve shoqërore, në banesë, do të kryhet nga shërbimi postar, në bazë të listave të konfirmuara, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.
  6. Listat përditësohen çdo javë nga prefektët e qarqeve, bashkitë, Shërbimi Social Shtetëror dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe i dërgohen për konfirmim Komisionit Qendrorpër Ofrimin e Asistencës.
  7. Komisioni Qendror për Ofrimin e Asistencës ka në përbërje, si më poshtë vijon:

a) Ministrin e Mbrojtjes Kryetar

b) Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Nënkryetar

c) Drejtorine Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

ç) Drejtorin e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

d) Zëvendësministrin e Brendshëm përgjegjës për çështjet vendore

dh)Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Social Shtetëror

e) Drejtorin e Përgjithshëm të Institutit të Sigurimeve Shoqëror

ë) Drejtorin e Përgjithshëm të Postës Shqiptare, sh.a

f) Drejtorin e Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shteti

g) Përfaqësues nga shoqata vullnetarësh, me miratim të kryetarit të grupit të punës

  1. Kryetari i Komisionit Qendror për Ofrimin e Asistencës mund të thërrasë në mbledhje çdo ekspert të fushës, si dhe çdo funksionar tjetër publik, me qëllim realizimin e objektit të këtij vendimi.
  2. Përfaqësimi në Komisionin Qendror për Ofrimin e Asistencës nuk delegohet.
  3. Ngarkohen ministri i Mbrojtjes dhe Komisioni Qendror për Ofrimin e Asistencës për zbatimin e këtij vendimi.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë