Sociale

Punimet në Rrugën e Arbrit, aksi do bllokohet për 3 ditë. ARRSH: Lëvizja në rrugët e vjetra

Gazeta Si - Segmenti i Rrugës së Arbrit do të ketë një bllokim të përkohshëm 3-ditor nga Tuneli 2, në fshatin Shkallë deri te Rrethrrotullimi i Klosit.

Sipas asaj që njofton ARRSH, mbyllja e rrugës është planifikuar në datat 20, 22 dhe 23 Prill, prej orës 08:00 të mëngjesit deri në orën 18:00.

Autoriteti Rrugor Shqiptar në informon se rrugët alternative me drejtim nga Tirana-Peshkopi dhe anasjelltas janë: rruga e vjetër kombëtare Tiranë-Peshkopi, si dhe rruga e fshatit Gurë i Bardhë, duke u futur përmes Urës së Shkallës që të çon te Rrethrrotullimi i Klosit dhe anasjelltas.

Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë