Histori

Historitë e ushqimeve të preferuara në Ballkan

Nga ajvari deri te trilecia, pjatat e preferuara të Ballkanit tregojnë historinë unike të shkëmbimit kulturor në rajon.
Derisa pushtuesit e huaj të krijonin qendrën e tyre në Ballkan, aty gjendej një kuzhinë e larmishme, në të cilën ndikimet e ndryshme bashkohen për të treguar se sa shumë shfrytëzohen tokat pjellore të rajonit.
Derisa disa specialitete rajonale nuk kalojnë kufijtë, kuzhinat kombëtare në Ballkan gëzojnë të njëjtat ushqime megjithëse i pretendojnë ekskluzivisht si të tyre.
Gjithsesi, një vështrim i historisë kësaj here tregon një ushqimet e preferuara të rajoneve dhe zbulon një traditë të shkëmbimit kulturor që popujt e Ballkanit kishin dhe kanë ende midis njëri tjetrit, si dhe me botën më gjerë.

Ajvar.
Specat e kuq erdhën në Ballkan me osmanët dhe shpejt u bënë një element kryesor i kuzhinës lokale. Xhevahiri kurorëzues i vlerësimit të piperit në Ballkan dhe në Evropën Qendrore është ajvari, i cili preferohet nga të gjithë. Në disa vende klasifikohet shpesh herë si sallatë me bazë specash dhe domatesh.
Historia e këtij ushqimi është më interesante për emrin që mban. Etmitologjia e fjalës ajvar vjen nga fjala “havjar” një fjalë turke që përcakton kungullin e kripur. Një teori pohon se, kohë më parë ky ushqim është krijuar nga serbët , por nëse thuhet se avjari është një ushqim serb, do të krijohet një diskutim i gjerë midis vendeve të Ballkanit rreth origjinës së saj, e cila filloi kur një kompani sllovene u përpoq ta zhvillonte atë në Gjermani në fund të viteve 1990.
Ndonëse nuk do të vendoset kurrë s ku u krijuar ky ushqim për herë të parë, rajonet më të njohura për prodhimin e saj janë, Serbia jugore dhe Maqedonia. Në jug të Serbisë, ekziston edhe një fshat i quajtur Donja Lokosnica, i cili ka specialitet kultivimi i specave të gjata, japin ajvarin më të mirë.

Byrek
Nuk ka dyshim se byrek është një ushqim i cili u përhap në të gjithë mesdheun nga pushtimi i osmanëve, por ka disa historianë që tregojnë se është edhe më i lashtë. Sipas këtyre burimeve, “borek” është një përcaktim i plëndësit të deleve të cilat shërbenin për të mbajtur djathin ode mjaltin në kohën e osmanëve dhe nga kjo doli fjala byrek.
Gjatë gjithë kohës ka ekzistuar një debati i cili nuk e përcakton origjinën e saktë të byrekut është turke apo boshnjake. Në Maqedoni, Malin e Zi, Serbi dhe Kroaci, e përdorin byrekun në shumë variete që përcaktohet nga lloji i gjellës që ka në brendësi. Ndërsa, në Serbi byrekët shpesh i gjejmë në formë të rrumbullakët dhe për shtetasit janë një ushqim shumë i mirë për mëngjes.

Mish derri
Dihet që origjina e mishit të derrit është nga Serbia. Historia e përpunimit të mishit të derrit nis që pas pushtimit osman sepse serbët ishin shumë të varfër ekonomikisht. Për shkak të ndalimit të mishit të derrit nga islami, myslimanët e konsiderojnë të papastër, kështu që ky ishte një ndër konfliktet më të mëdha midis osmaneve dhe serbëve. Me kalimin e kohës, serbët filluan të eksportonin mish derri dhe tregtarët më të pasur ishin ata që shisnin mishin e derrit.
Sipas një historie, kreu i kryengritjes së parë serbe kundër osmanëve dhe babai i dinastisë Karadjordjevic, ishte tregtari i mishit të derri Karadjrodje Petroviq.
Lufta tregtare e Habsburgëve të viteve 1906-1908 quhet “Lufta e Derrave”, sepse perandoria Austro-Hungareze imponoi tarifa mbi derrat e Serbisë, për të shuar rritjen e derrit në Serbi.

Sarma
Sarma, ose lakra e mbushur me oriz dhe mish, është një pjatë e njohur ndërkombëtarisht që prej pushtimit osman. Në vende të ndryshe ajo përdoret me varietete dhe emra të ndryshëm.
Në Serbi dhe Bosnje, orizi i zierë mirë zakonisht mbështillet në lakër turshi, e cila është e acidizuar dhe është një ushqim që përdoret nëpër festat të ndryshme familjare. Në vende të tjera si Shqipëri dhe Kosovë orizin e përziejnë me mish ose me qep të njoma dhe e mbështjellin edhe me gjethe rrushi. Ky ushqim i cili cilësohet i shpejtë nga amvisat gjendet vazhdimit në tryeza. Në Kroaci, sarma, është një ndër ushqimet më të shpejta dhe ka disa lokale që e përdorin si ushqim i shpejtë. Kohët e fundit është kthyer në ushqimet më të përfolura në tregun e Krishtlindjeve në Zagreb.

Trileçe
Tortë e shijshme me krem qumështi e mbuluar me karamele. Kjo ëmbëlsirë është më së shpeshti e lidhur me Shqipërinë dhe Kosovën.
Etimologjia tregon se fjala “trileçe” është një version i fjalor “tres lehes” ("tre lloje qumështi"), një ëmbëlsirë e ngjashme, në Amerikën Latine dhe Meksikë. Historia e kësaj ëmbëlsire nisi kur Nestle në fillim të shekullit të 20-të e vendosi atë si pamje kryesore në ambalazhin e qumështit për të rritur a më shumë shitjet. Sipas historisë, ëmbëlsira erdhi në Shqipëri me popullaritetin e operacioneve të Amerikës Latine, gjë që i shtyu shqiptarët që të ndryshonin recetën dhe eventualisht ta bënin atë një nga ëmbëlsirat më të preferuar për shqiptarët por jo vetëm. Kohët e fundit, popullariteti i trileçve po rritet edhe në Serbi, falë numrit të madh të shqiptarëve që posedojnë dyqanet e ëmbëlsirave dhe furrat e bukës në të gjithë vendin./Ballkan Insight/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë