Politike

Grupi i PD / Berisha kërkoi protestë të enjten në Kuvend, Bardhi i del kundër

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi që dita e seancës plenare të së enjtes të jetë një ditë proteste.

Berisha nënvizoi se aksioni opozitar duket të arrijë në një pikë kulmore dhe kjo sipas tij duhet të bëhet për shkak se Partia Socialiste ka lajmëruar votimin e ndryshimeve pa konsensusin e opozitës të rregullores së Parlamentit, ku tashmë deputetët e opozitës, mund të përjashtohen deri në 2 muaj.

Këto ide të Berishës u kundërshtuan në mbledhje nga Gazment Bardhi, i cili ka tha se nuk është ende koha për të thirrur qytetarët në protestë.

“Çdo protestë qytetare në këtë moment do të keqinterpretohet nga opinioni publik dhe se nuk mund të konfondohen betejat e opozitës me akte momentale. Strategjia e opozitës nuk duhet të ndikohet nga ngjarje rastësore”, mësohet të jetë shprehur Bardhi.

Edhe Flamur Noka ka dalë në krah të Gazment Bardhit, duke argumentuar se një protestë e tillë, nuk mund të zhvillohet në këtë moment.

“Kemi deklaruar që betejën do ta përballojnë fillimisht deputetët, përpara se t’u kërkojmë sakrificë mbështetësve”, është shprehur ai.

Më tej Berisha thekson se nëse nuk do të zhvillohet një protestë këtë të enjte, ajo nuk mund të zhvillohet pas kësaj jave, pasi do të përkojë me momentin, kur atij do t’i hiqet imuniteti dhe kjo do të konsiderohet si një proteste për hallin e tij personal.

Në fund të mbledhjes demokratët vendosën që të enjten të mos zhvillohet një protestë


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë