Politike

GJKKO shkresë Berishës në Kuvend: Do të merreni në pyetje si person nën hetim

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit i ka dërguar një letër zyrtare Sali Berishës dhe vetë Kuvendit një ditë më parë ku e vë në dijeni për vendimin ndaj tij; ajo e detyrimit me paraqitje.

Në të njëjtën përmbajtje, përmes një dëftese komunikimi, GJKKO njofton se përmes vendimit kërkohet marrja në  pyetje e  personit nën hetim Sali Berisha.

Shkresa mban datën 14 Nëntor 2023 dhe është administruar nga Protokolli i Kuvendit.

“Në zbatim të urdhërimit të gjykatës për komunikimin e vendimit Nr.117 datë 26.10.2023 bashkëlidhur ju dërgojmë vendimin me Nr. 117, datë 26.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që i përket shtetasit Sali Berisha me objekt: Marrjen në pyetje të personit nën hetim me qëllim marrjen dijeni nga ana juaj”, thuhet në shkresën e GJKKO.

Ndaj ish-Kryeministrit dhe kryetarit të PD, Sali Berisha, ka masë sigurie detyrim paraqitje dhe ndalim për daljen jashtë Shqipërisë në lidhje me hetimet që po zhvillohen për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, për akuzën e korrupsionit pasiv.

Shkresa ka përmbajtje të shkurtër dhe e vetmja arsye që ajo është protokolluar në Kuvend është statusi i deputetit i Sali Berishës dhe për pasojë vënia në dijeni e atij dhe Kuvendit


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë