Komunitet

Fshati shqiptar që refuzon të bashkohet me Serbinë

Njerëzit e këtij fshati të vogël në Veri të Kosovës u rikthyen në shtëpitë e rrafshuara nga forcat serbe pas luftës së vitit 1999, me shpresën se do të jetonin të sigurtë nën dekadat që do të vinin. Por tani ata kanë frikë se mund të jenë të detyruar të largohen sërish mes propozimeve për ndryshimin e kufijve, një tezë e hedhur në tryezë si mënyra e vetme për të arritur një marrëveshjeje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë.

Por shkëmbimet territoriale do të ishin një goditje e rëndë për banorët e fshatit Çabër. Ai është i banuar plotësisht nga shqiptarët, por është i rrethuar nga fshatrat serbe në kodrat e Zubin Potokut, të banuara nga serbët.

"Për ne do të ishte njësoj sikur të jetonim edhe njëherë ato kujtimeve të dhimbshme", thotë kryeplaku i fshatit Agim Hasani. Fshati Çabër ishte në frontin e luftës dhe u dëmtua aq shumë nga konflikti, saqë u cilësua nga agjencitë e ndihmës si fshati më i shkatërruar në Kosovë.

Ekrem Kamberi dhe Sabedin Uka

Çdo ndryshim kufitar i negociuar nga Beogradi dhe Prishtina do të ketë ndikime të drejtpërdrejta për banorët e Çabrit. Megjithëse asnjëra palë nuk ka zbuluar detajet e ndryshimeve që ata propozojnë, ideja e përgjithshme është se disa zona me shumicë serbe në Kosovë do të bashkoheshin me Beogradin zyrtar, ndërsa disa komunitete shqiptare në Serbinë jugore do të bashkoheshin me Prishtinën zyrtare.

Kjo do të thotë që Komuna e Zubin Potokut do të bashkohet me Serbinë për shkak të banorëve me shumicë serbe. Fshatarët në Çabër thonë se nëse ndodh kjo, ata preferojnë më mirë të largohen, sesa të jenë nën sundimin e një vendi që i shtypi brutalisht ata dhe shqiptarët e tjerë e të Kosovës.

Çabra u shkatërrua brenda një natë të vetme, më 29 mars të vitit 1999, pak ditë pasi filluan sulmet ajrore të NATO-s kundër bazave ushtarake serbe. Ekrem Kamberi, 45 vjeç, kujton se atë natë është zgjuar në orën 3 të mëngjesit nga qindra plumba dhe predha që po qëlloheshin nga fshatarët serbë në drejtim të shtëpive shqiptare

"Nuk e prisnim, ishim të frikësuar", thotë ai. Rreth 1400 fshatarë ikën në kodra me traktorë ose makina. Ata u shpërndanë nëpër shtëpitë e të afërmve dhe miqve, ose kudo ku mund të ishin të sigurt", rrëfen ai. Kamberi u strehuan në Shqipëri. 21 banorë u vranë dhe pesë të tjerë nuk janë gjendur ende.

Agim Hasani

"Fshatarët ishin të zemëruar kur dëgjuan për shkëmbimin e kufijve", thotë një mik i Kamberit, Sabedin Uka, 52 vjeç. Ai u plagos në këmbë nga një granatë gjatë konfliktit të vitit 1999.

 "Presidenti nuk mund të vendosë për ndryshimin e kufijve. Do të largohesha nga Çabra ashtu si shumica e njerëzve këtu", thotë ai. "Nuk mund ta harrojmë të kaluarën". "Kur u kthyem gjithçka ishte rrënuar. Nuk kishte shkolla, nuk kishte asgjë", thotë Enver Hasani, drejtor i shkollës lokale. Pas ikjes së tyre, serbët u zhvendosën me buldozerë, duke hedhur në tokë 230 ndërtesa, përfshirë edhe xhaminë lokale. Për dy vjet, 700 prej banorëve të fshatit jetuan në çadra dhe fabrika të vjetra. “Në vitin 2001, me ndihmën e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, filluam ndërtimin e shtëpive të reja nga themeli", thotë Kamberi.

Me fondet e ngritura nga Fondacioni “Body Shop”, ata gjithashtu arritën të ndërtonin shkollën e re. Fshatarët jetojnë tanimë nën vëzhgimin e Forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR), por pajtimi me fqinjët serbë ka qenë i ngadalshëm dhe ka hasur pengesa të mëdha. Banorët ë e fshatrave të zonës e bëjnë pazarin e përditshëm veç e veç dhe rrallëherë kanë kontakt, me njëri-tjetrin, megjithëse Hasani thotë se ka komunikim të rregullt midis drejtuesve të komunitetit. Ai është "90 për qind i sigurt" nuk do të ketë shkëmbim territoresh. "Korrigjimi i kufirit do të ndryshojë të gjitha ëndrrat dhe realitetet tona", thotë ai.

“Banorët e Çabrit do të refuzojnë të jetojnë nën sovranitetin e Serbisë, insiston Hasani duke këmbëngulur se shqiptarët nuk të duhet të lihen sërish nën sundimin serb./Politico.Eu/

Një ushtar i KFOR-it ulet në një automjet të blinduar në Çabër

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë