Ngjarje

Në oborrin e shtëpisë ku Çalamani groposi 8-vjeçarin… Fqinjët duan dënim maksimal: Të varet, ose të digjet me benzinë

Ky është oborri në pjesën e pasme të shtëpisë së tij në fshatin Greçalli të Fierit, ku Klodian Çalamani groposi 8-vjeçarin Mateo Vasiu, pasi e kishte qëlluar me lopatë në kokë më parë. Trupi i pajetë i vogëlushit u gjet pas disa orë kërkimesh nga policia i mbuluar me baltë.

Çalamani i kishte dhënë vogëlushit biçikletën e tij për ta përdorur për një xhiro, më pas e ka vrarë, me pretendimin se Mateo e kishte harë. Ai ka pranuar para uniformave blu se e ka goditur të miturin disa herë më lopatë.

Fqinjët kërkojnë dënim me vdekje

Banorët e fshatit Greçalli në Fier kanë mbetur të tronditur nga ngjarja  makabre që ndodhi mbrëmjen e të martës, ku Klodian Çalamani rrëmbeu dhe vrau 8-vjeçarin Mateo Vasiu.

Ata thonë se duhet rikthyer dënimi me vdekje, por shkojnë deri në ekstrem, duke u shprehur se Çalamani duhet të digjet me benzinë.

“Aty ta varim mu aty, jo ta varin por t’i vëmë benzinën. Po s’ka ligje, prokurorët dhe gjykatat janë të korruptuar të tërë. Ai duhet të digjet me benzinë, duhet të kthehet ligji”, shprehet një prej banorëve. Ndërkohë një tjetër thotë se Çalamani është rritur jetim dhe jetonte në kushte të vështira ekonomike.

Një banor i fshatit Greçalli, duke folur për mediat pas ngjarjes së rëndë

“Ai është rritur pa nënë, pa baba. Ai ishte tek buka e gojës, kush e merrte në punë, kush i jepte bukë. Nuk kemi për çfarë të flasim më shumë, nuk kishte pse ta merrte atë fëmijë përveç se përdhunim, por të flasë ekspertiza”, tregon ai. Ndërsa një i moshuar me lot në sy shprehet se ngjarja e djeshme e ka tronditur shumë.

“Ai është një njeri jashtë njerëzimit, unë habita. U llahtarisëm. Duhet të kthehet dënimi me vdekje. Me bindje të plotë jam për atë”, tha banori.

Akuza për tentativë përdhunimi

Një nga banorët e fshatit Greçalli akuzon Klodian Çalamanin se ka tentuar t'i përdhunojë bashkëshorten

Sipas tyre autori kishte vese të këqija dhe njihej në fshat për sjelljen e tij të keqe. Një banor thotë se autori ka hyrë në shtëpinë e tij e i ka dhunuar gruan. "Vetëm varje ka.  I ka të gjitha të këqijat, kur***, hajdut. Ashtu siç ka qenë i ati, është dhe i biri.

Erdhi në shtëpi, rrahu dhe vajzën time 5 vjeç, e përplasi në çimento. Tani vajzën e kam në gjimnaz. Erdhi në shtëpi rrahu gruan time dhe donte ta përdhunonte. Është kriminel i paparë. Duhet varur. Nuk ka diskutim tjetër", shprehet banori.

Një ditë pas krimit makabër në Fier, familja e 8-vjeçarit ka hapur dyert e mortit. Sot, familja Vasiu do të përcjellë për në banesën e fundit në orën 11:00 të voglin e tyre, që ia mori jetën në mënyrë barbare fqinji i tij.

Një buqetë me lule mbi bankën e Mateo

Vogëlushi Mateo Vasiu dhe buqeta me lule në bankën e shkollës së tij në fshatin Greçalli të Fierit

Mateo Vasiu ishte nxënës në klasën e tretë të shkollës “Thanas Ikonomi” në fshatin Greçalli të Fierit. Mbi bankën e vogëlushit është vënë këtë të mërkurë një buqetë me lule nga shokët dhe shoqet e klasës në shenjë nderimi për kujtimin  tij.

Një ditë më parë, Klodian Çalamani, i njohur si një njeri shumë problematik në zonë, vrau dhe më pas groposi të miturin në oborrin e banesës së tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë