Ngjarje

Studentët dalin për herë të parë me deklaratë: Lëvizja Studentore Kombëtare, vijimësi e revoltës qytetare

Për herë të parë që pas nisjes së protestave, studentët e Lëvizjes Studentore Kombëtare kanë mbajtur një deklaratë për mediat në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës, ku kanë prezantuar qëndrimet dhe synimet e tyre për vijimin e organizimit studentor.

Ata deklaruan se protesta ka hyrë në një fazë të re dhe më dinamike, duke theksuar se Lëvizja Studentore Kombëtare është vijimësi e revoltës qytetare dhe jo zëvendësim i saj.

“Ne synojmë një organizim studentor të pavarur, demokratik, në bashkëpunim me qytetarët dhe të gjithë aktorët e interesuar, pa cenuar askënd. Do të marrim nisma konkrete, do të mbrojmë debatin e hapur dhe të drejtën për të protestuar. Të fillojmë punën pa humbur kohë”, thuhet në deklaratën e studentëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë