Ne rrjet

“Fati” i gazetarëve në Turqi

Pelin Ünker mendonte se ajo kishte kapur skupin e jetës së saj kur “Cumhuriyet”, një prej gazetave më të vjetra në Turqi, botoi raportin e saj bombastik se familja e Binali Yıldırım, kryeministrit të atëhershëm të vendit, kishte prona të mëdha në det të hapur. Yıldırım e pranoi menjëherë se raportet ishin të vërteta, por mohoi keqbërjen dhe madje bëri thirrje ndaj një hetimi për dy djemtë e tij, pasi pronat në det te hapur mbanin emrat e tyre.

Ky hetim nuk u nis kurrë dhe autoritetet në vend të kësaj, nisën hetuan ndaj Ünkerit, duke e bërë atë gazetarin e parë në botë që të ndiqet penalisht për zbulimin e pronave në det të hapur. Ajo paraqiti rreth 13 milionë dokumenteve që zbuluan metodat e mashtrimeve fiskale të përdorura nga të pasurit dhe të fuqishmit në Turqi. Disa javë më parë, ajo u dënua me më shumë se 13 muaj burg dhe u gjobit me 1600 dollarë për fyerjen dhe shpifjen ndaj Yıldırım. Ajo nuk është e vetmja, pasi shumë gazetarë në Turqi përballen me burg ose gjoba, vetëm e vetëm sepse përpiqen të bëjnë punën e tyre.

Rasti i Ukserit ekspozon rreziqet me të cilët po përballen gazetarët në Turqi, ku presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka shkatërruar shoqërinë civile dhe e ka kthyer vendin në burgun më të madh të gazetarëve në botë. Shifrat e mediave që u mbyllën nga qeveria ose janë detyruar të gjejnë pronarë të rinj, më të përshtatshëm, janë të frikshme. Dhe ndërkohë që Erdogani shfrytëzonte mediat globale për të denoncuar Arabinë Saudite për vrasjen e Jamal Khashoggi, gazetarin të vrarë në konsullatën e Stambollit, gazetarët në vendin e tij punojnë nën kërcënimin e censurës dhe arrestimit.

Stafi i " Cumhuriyet"

Dhe për të qenë i sigurt se nuk do t’i dalë asnjë skandal në media, ai ka dëbuar dhe burgosur dhjetëra mijëra njerëz, duke përfshirë edhe aktivistët e të drejtave të njeriut, politikanët dhe nëpunësit civilë. Me një media të heshtur dhe një opozitë të varur, përpjekja e tij për të konsoliduar pushtetin ka qenë e pandalshme. Në qershor, Erdogan vendosi përfundimisht shumicën e organeve të shtetit nën kontrollin e tij. Pothuajse 90 për qind e kanaleve dhe gazetave të lajmeve në Turqi drejtohen nga qeveria ose biznesmenët e afërt me të. Reporterët pa Kufij e rendisin Turqinë ve vendin e 157-të nga 180 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit.

Opozita po mundohet të ngrejë zërin nëpërmjet uebit, por dora e shtetit po fillon të ndërhyje edhe në internet. Necla Demir, kryeredaktori i Gazete “Karınca”, përballet me deri në 13 vjet burg pasi prokurorët në Stamboll e akuzuan këtë muaj për "propagandë terroriste", pasi kishte raportuar për ofensivën ushtarake turke kundër rebelëve kurdë në Siri. Aktakuza vjen pasi Erdogan po planifikon një inkursion tjetër kundër milicisë kurde, e cila ka luftuar Shtetin Islamik së bashku me ushtarët amerikanë.

Presidenti Erdogan

Shtypi turk ka punuar gjithmonë brenda kufizimeve, por gëzonte disa liri bazë një dekadë më parë, kur Erdogani kishte nevojë për mbështetjen e tij për ta paraqitur Turqinë si një vend si laik një në sytë e Bashkimin Europian. Por sot, shumë gazeta nuk i dalin kundër politikave të qeverisë, për t’u shmangur burgut dhe gjobave.

"Ekziston një klimë e tmerrshme frike", thotë Ahmet Şık, një gazetar i cili kaloi 15 muaj burg mbi akuzat për terrorizëm, së bashku me dhjetëra anëtarë të stafit nga Cumhuriyet. "Ai po shtyp të gjitha mediat që shkruajnë në mënyrë kritike ndaj administratës dhe gjykatat veprojnë sipas urdhrave të qeverisë", tregon ai.

Şık u dënua me shtatë vjet e gjysmë burg në prill, por mbetet në liri me kusht në pritje të apelit. Pak muaj pas lirimit të tij, ai la gazetarinë për të kandiduar si deputet dhe fitoi një vend në parlament me një parti opozitare të krahut të majtë. Gati 30 prej kolegëve të tij në Cumhuriyet u shkarkuan ose dhanë dorëheqjen në shtator. Cumhuriyet ishte gazeta e vetme turke që kishte raportuar për pronat në det të hapur të kryeministrit.

Por raportimi i tyre kishte efekt të kundërt. Kur Yıldırım pranoi se kompanitë ekzistojnë dhe nuk u përball me asnjë pasojë, ai normalizoi korrupsionin në mesin e zyrtarëve të lartë. Ai u bë kryetar i parlamentit dhe tani po kandidon për kryebashkiakun e Stambollit, qytetit më të madh të Turqisë. /The Atlantic/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë