Treg

Ekonomia blu: Si po fitojnë kompanitë nga industritë në oqeane

Mallrat e transportuar nga rrugët detare janë katërfishuar që nga fillimet e viteve 2000. Deri më tani më shumë se një milion kilometra kabllo janë shtruar nën ujë që mbajnë të gjithë barrën e telekomunikacionit në botë.

Energjia e krijuar nga mullinjtë e erës pranë detit është rritur me 400 herë dhe prodhimet e detit nëpër fermat e krijuara rritet çdo vit me 5%.

Gjatë kësaj kohe janë bërë edhe zbulimet më të mëdha të naftës dhe gazit në det të hapur. Rreth 1.4 milionë kilometra sipërfaqe në brigjet e detrave janë dhënë me qira për eksplorim, në një kohë kur bioteknologjia detare nuk ishte krijuar ende.

Ky zgjerim i shpejtë i industrisë me bazë në oqeane është emëruar si “zhvillimi blu”. Ky zhvillim inovator po dëmton tregtarët më të mëdhenj dhe më të vjetër në botë, tregtarët e peshkut me pakicë.

Ne duhet të dimë se cilat janë bizneset që po rrisin ekonominë e oqeanit. Në një studim të fundit është zbuluar se pjesa më e madhe e kompanive botërore që operojnë në vende të ndryshme marrin të ardhura nga oqeani. Në 2018, 100 kompani morën dhe ndanë 60% të fitimeve të ardhura nga tetë industritë që operojnë në ujë: nafta dhe gazi në det të hapur, kompani kontejnerësh, përpunuesit e ushqimeve të detit, mullinjtë e erës, agjencitë turistike dhe bizneset me pajisje noti apo zhytje. 

Ky grup kompanish i quajtur “Ocean 100” në 2018-n gjeneroi 1.1 trilion dollarë, sa e gjithë PBB-ja vjetore e shtetit të Meksikës.

Por ka gjithmonë një peshk më të madh.

Ndërmarrjet në det pasqyrojnë atë çfarë ndodh dhe në ndërmarrjet në tokë, që një numër shumë i vogël kompanish drejton tregun. Gjithsesi, të hysh në ekonominë e oqeanit është më e vështirë. Nevojitet shumë ekspertizë dhe kapital për të operuar, si për industritë e krijuara ashtu edhe për ato në zhvillim, të tilla si minierat në det të thellë dhe bioteknologjia detare.

Ndërhyrjet në det vijnë me një grumbull rreziqesh, si për operatorët ekonomikë edhe për njerëzit që varen nga ato. Fillimisht, kompanitë ose duhet të “manipulojnë” qeveritë mbi politikat mjedisore dhe emetimin e gazeve ose do të paguajnë fatura më të shtrenjta. Një rëndesë në ekonomië oqeanike mund të pezullojë inovacionin dhe mund të bllokojë peshkatarët të qarkullojnë në zonat ku kanë qarkulluar prej kohësh.

Industria e transportit detar shkakton rreth 2.5% të gazeve në natyrë dhe zhvillimi i teknologjisë mund ta zbusë këtë shifër duke patur një rol me rëndësi në procesin e emetimit në botë.

Kompanitë e “Ocean 100” mund të bashkëpunojnë gjithashtu për të financuar projekte ku burimet publike janë të pakta. Duke grumbulluar donacione në një fond global ose duke pranuar një taksë TVSH në oqean, këto kompani mund të ndihmojnë në pastrimin e ndotjes plastike në oqean, të financojnë zbatimin e zonave të ruajtjes dhe të mbështesin komunitetet e peshkimit në shkallë të vogël.

“Ocean 100” mund të marrë shembull nga ndërmarrjet e përpunimit të prodhimeve të detit të cilët me fondet e mbledhura po kryejnë operacione për të ndaluar peshkimin e paligjshëm. Një gjë të tillë mund ta bëjën dhe industritë që fitojnë kaq shumë nga oqeani, me ekspertizën e shkenctarëve. Korporatat duhet të jenë transparentë me njerëzit që të gjithë ta kuptojnë që cështjet mjedisore janë me rëndësi për to. kështu mund të dimë se kush na drejton në rrugën e një planeti blu dhe gjelbër.

Mallrat e transportuar nga rrugët detare janë katërfishuar që nga fillimet e viteve 2000 e deri më tani dhe më shumë se një milion kilometra kabllo nën ujë që mbajnë të gjithë barrën e telekomunikacionit në botë.

Energjia e krijuar nga mullinjtë e erës pranë detit është rritur me 400 herë dhe prodhimet e detit nëpër fermat e krijuara rritet cdo vit me 5%.

Gjatë kësaj kohe jaë bërë edhe zbulimet më të mëdha të naftës dhe gazit në det të hapur. Rreth 1.4 milionë kilometra sipërfaqe në bregjet e detrave janë dhënë me qira për eksplorim minash, në një kohë kur bioteknologjia detare nuk ishte krijuar ende. Ndërkohë tani janë krijuar rreth 13 mijë të tilla.

Ky zgjerim i shpejtë i industrisë me bazë në oqeane është emëruar si “zhvillimi blu”. Ky zhvillim inovator po dëmton tregtarët më të mëdhenj dhe më të vjetër në botë, tregtarët e peshkut me pakicë.

Ne duhet të dijmë se kush janë bizneset që po rrisin ekonominë e oqeanit. Në një studim të fundit është zbuluar se pjesa më e madhe e kompanive botërore që operojnë në vende të ndryshme marrin të ardhura nga oqeani. Në 2018, 100 kompani morën dhe ndanë 60% të fitimeve të ardhura nga tetë industritë që operojnë në ujë: nafta dhe gazi në det të hapur, kompani kontejnerësh, përpunuesit e ushqimeve të detit, mullinjtë e erës, agjencitë turistike dhe bizneset me pajisje noti apo zhytje. 

Ky grup kompanish i quajtur “Ocean 100” në 2018-ën gjeneroi 1.1 trilion dollarë, sa e gjithë PBB-ja vjetore e shtetit të Meksikës.

Por ka gjithmonë një peshk më të madh.

Ndërmarrjet në det pasqyrojnë atë cfarë ndodh dhe në dnërmarrjet mbi tokë, që një numër shumë i vogël kompanish drejton tregun. Gjithsesi, të hysh në ekonominë e oqeani është më e vështirë. Nevojitet shumë ekspertizë dhe kapital për të operuar, si për industritë e krijuara ashtu edhe për ato në zhvillim, të tilla si minierat në det të thellë dhe bioteknologjia detare.

Ndërhyrjet në det vijnë me një grumbull rreziqesh, si për operatorët ekonomikë edhe për njerëzit që varen nga ato. Fillimisht, kompanitë ose duhet të “manipulojnë” qeveritë mbi politikat mjedisore dhe emetimin e gazeve ose do të paguajnë fatura më të shtrenjta. Një rëndesë në ekonomië oqeanike mund të pezullojë inovacionin dhe mund të bllokojë peshkatarët të qarkullojnë në zonat ku kanë qarkulluar prej kohësh.

Industria e transportit detar shkakton rreth 2.5% të gazeve në natyrë dhe zhvillimi i teknologjisë mund ta zbusë këtë shifër duke patur një rol me rëndësi në procesin e emetimit në botë.

Kompanitë e “Ocean 100” mund të bashkëpunojnë gjithashtu për të financuar projekte ku burimet publike janë të pakta. Duke grumbulluar donacione në një fond global ose duke pranuar një taksë TVSH në oqean, këto kompani mund të ndihmojnë në pastrimin e ndotjes plastike në oqean, të financojnë zbatimin e zonave të ruajtjes dhe të mbështesin komunitetet e peshkimit në shkallë të vogël.

“Ocean 100” mund të marrë shembull nga ndërmarrjet e përpunimit të prodhimeve të detit të cilët me fondet e mbledhura po kryejnë operacione për të ndaluar peshkimin e paligjshëm. Një gjë të tillë mund ta bëjën dhe industritë që fitojnë kaq shumë nga oqeani, me ekspertizën e shkenctarëve. Korporatat duhet të jenë transparentë me njerëzit që të gjithë ta kuptojnë që cështjet mjedisore janë me rëndësi për to. kështu mund të dimë se kush na drejton në rrugën e një planeti blu dhe gjelbër.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë