Ekonomi

Ministria e Financave, 80 mln$ hua nga BB për zhvillimin e Ekonomisë Blu

Ministria e Financave në Shqipëri ka bërë kërkesën për një tjetër hua tek Banka Botërore për zhvillimin e Ekonomisë Blu, pra investimet në bizneset detare.

MFE ka kërkuar 80 mln dollarë, por që do të administrohen nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Në tërësi projekti do të përbëhet nga tri ndarje. I pari është ai për mundësimin e mjedisit për ekonominë blu i cili do të forcojë politikat dhe kapacitetet institucionale për heqjen e kufizimeve detyruese për zhvillimin dhe zgjerimin e BE-së(ekonomisë blu) në nivelin kombëtar. Aktivitetet e propozuara nën këtë komponent përfshijnë asistencë teknike dhe mbështetje për planifikimin hapësinor detar, platformat e koordinimit për ekonominë blu, shqyrtimin e planifikimit dhe zbatimit të investimeve, vlerësimi strategjik mjedisor dhe social i planit të zhvillimit të zonës së projektit, sistemi i monitorimit të ndotjes me plastikë, futja e instrumenteve të bazuara në treg për menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta, modele të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm, peshkimin dhe akuakulturën e qëndrueshme, zhvillimin e kërkimit dhe rritjen e ndërgjegjësimit në nivel kombëtar.

Më pas është përcaktimi për zhvillimin e BE në zona të zgjedhura dhe do të mbështesë zbatimin e një modeli të ekonomisë blu në nivel lokal nëpërmjet financimit të investimeve të integruara në tokë, bregdet dhe det. Ky komponent do të mbështesë përgatitjen e pjesëmarrjes në programeve të veprimit të ekonomisë blu që promovojnë zhvillimin e infrastrukturës së gjelbër, mbrojtjen e bregdetit nga rreziqet e erozionit dhe përmbytjet, ruajtjen e biodiversitetit dhe mbrojtjen e tokës dhe peizazheve detare, duke kontrolluar dhe zvogëluar ndotjen. Gjatë fazës së përgatitjes projekti mund të rrisë numrin e zonave të mbrojtura, pyjeve, si dhe lagunave apo ligatinave.

Ndarja e fundit lidhet me zbatimin e projektit dhe do të ketë në fokus ekipin e menaxhimit të projektit, stafin, trajnimet, prokurimet.

Në dokument thuhet se projekti do të ndihmojë në zbatimin e një qasjeje kombëtare dhe lokale sa i takon Ekonomisë Blu të integruar.

Në fund të vitit 2020, Banka Botërore publikoi një raport që vinte theksin tek përfitimet që mund të kishte nga ekonomia blu duke parë dimensione nga turizmi tek peshkimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë