Keshilla

Edhe dashuria ka një matematikë të vetën. Zbuloni formulat!

Shumë studime po kërkojnë së fundmi ekuacionin perfekt për të kuptuar dhe për të bërë të funksionojë sa më mirë raportin në çift

A e kishit imagjinuar ndonjëherë? Dashuria qenka vërtet llogari dhe drejtohet nga ligjet matematikore. Me pak fjalë, edhe zemra ka rregullat e veta dhe u përgjigjet formulave dhe ekuacioneve. Të paktën deri në një pikë të caktuar, sepse në sferën e ndjenjave ekziston një element i papërgjegjshmërisë, i lidhur “rastësisht” me figurën femërore.
Kohët e fundit, studiuesit janë vënë në gjurmët e ekuacioneve matematikore dhe formulave që lidhen me shkencën më logjike dhe abstrakte, në kërkim të rregullave të caktuara që ndihmojnë për të kuptuar elementët e dukshëm të pakalueshëm që dekretojnë suksesin ose mbarimin e një historie dashurie. Duke pasur parasysh përqindjen e çifteve që nuk mund të konsolidojnë bashkimin e tyre dhe vuajtjet e mëdha që mund të shkaktojnë këto shkëputje, tentativa e shkencëtarëve meriton patjetër vëmendje të madhe. Më poshtë po ju sjellim teoremat që përpiqen të kuptojnë se sa do të zgjasë një marrëdhënie dashurie, ekuacionet që na mësojnë të njohim tradhtarët serialë dhe sa do të zgjasë historia jonë.
Për shembull, Donn Byrne, një psikolog social në Universitetin Shtetëror të New York në Albany, Shtetet e Bashkuara, ka hartuar një formulë që ju lejon të kontrolloni nëse tërheqja që ndiejmë për partnerin është dashuri e vërtetë apo jo. Formula është komplekse dhe lidhet me koeficientët e njëri-tjetrit që synojnë të llogaritin se sa më e rëndësishme është lidhja me partnerin në krahasim me atë ndaj mikut tuaj më të ngushtë. Sa më e madhe delta, aq më shumë dashuria ka të ngjarë të zgjasë në kohë.

Në këtë formulë, A është tërheqja për partnerin, B kënaqësia psikologjike e shoqërisë së tij, C dëshira për intimitet me të/saj, D nevoja për t’u pranuar nga partneri, E frika se mos braktisesh prej tij/saj. Secilit prej këtyre varibleve duhet t'i caktohet një vlerë nga 1 në 10 dhe më pas të bëhet llogaritja.

Një formulë tjetër mund të ndihmojë në parashikimin nëse një histori dashurie do të ketë një jetë të gjatë apo jo. Në këtë rast, manifestimet e dashurisë, siç janë përkëdheljet, përqafimet, fjalët e dashura ekzaminohen dhe vendosen në marrëdhënie me gjestee negative e agresive. Gjithçka është në rregull nëse afeksioni është pesë herë më i pranishëm se e këto gjeste negative. Sipas John Gottman, profesor i merituar i Psikologjisë në Universitetin e Uashingtonit, komentet pozitive që shprehim për partnerin duhet të jenë së paku 90%, ndërsa ato negative nuk duhet të kalojnë 10%.

Gottman zbuloi se ndikimi që kemi te njëri-tjetri është faktori më i rëndësishëm në jetëgjatësinë e një çifti.

Gjithashtu për të llogaritur kohëzgjatjen e një marrëdhënieje, mund të konsultoheni me studimin e Zick Rubin, profesor i Psikologjisë në Harvardit, i cili bazohet në numrin e të të kuptuarit vetëm me anë të vështrimit që partnerët shkëmbejnë. Sa më shumë vështrime të tilla të keni e të kuptoheni pa folur, aq më gjatë lidhja në çift do të jetojë.

Kopertina e librit

Alessandro Pellizzari dhe Eliselle, autorë të librit "Matematika e zemrës - Reflektime mbi jetën e çiftit", botuar së fundmi në Itali, janë të bindur se matematika rregullon edhe ligjet e dashurisë. Sipas dy autorëve, edhe pse mund të jetë e panderueshme, dashuria mund të jetë dashuri vetëm nëse llogaritë dalin, ose më mirë nëse ajo na bën të ndihemi mirë. Dhe matematika mund të ndihmojë në këtë drejtim; jo më kot flasim gjithnjë për trekëndëshat e dashurisë, ekuacionet e xhelozisë dhe teoremat e besnikërisë. Përmes vëzhgimit dhe studimit të shumë çifteve, historitë e të cilave ata kanë dëgjuar dhe analizuar, autorët kanë arritur të formulojnë disa "ligje matematikore":

- Burri është konstante, gruaja është variabël (kjo është pika fillestare e arsyetimit të Pellizzarit dhe Eliselle). Burrat në dashuri kanë tendencë të përsërisin sjelljet e tyre dhe kjo i bën ata të parashikueshëm. Përkundrazi, gratë janë elementi i mosvazhdimësisë dhe ndryshueshmërisë, të afta për të lëvizur ujërat dhe për të krijuar turbullira të vazhdueshme.

- Numri i minutave që një burrë beqar i kushton një gruaje është në proporcion të drejtë me interesin që ndjen për të. Burrat janë shumë pragmatikë në administrimin e kohës. Vëmendje pra: Nëse ai nuk u përgjigjet mesazheve, del rrallë me ju ose as që e ngre telefonin, këtu nuk ka më vend për dyshime; ai nuk interesohet me të vërtetë për ju (ose është shumë pak i interesuar).

- Ekuacioni i xhelozisë. Është shumë e thjeshtë: xhelozi = dashuri. Ata që nuk janë xhelozë (në mënyrë të shëndetshme, padyshim, pa kaluar në posedim ose edhe më keq, në dhunë) nuk dashurojnë vërtet. Këtu bëjnë përjashtim disa çifte që kanë shumë e shumë kohë sëbashku, marrëdhënia e të cilëve është aq e konsoliduar dhe e bazuar në besimin më të palëkundur reciprok.

- Ligji i trekëndëshit. Nëse ai është i martuar, nëntë herë nga dhjetë ai nuk do ta lërë gruan në favor të dashnores. Prandaj, nëse ne po kërkojmë një marrëdhënie të qëndrueshme, një burrë me një familje të mëparshme nuk është një kandidat i mirë. Është e kotë të gënjejmë veten dhe të themi se bëjmë pjesë në atë pakicë “fatlume” kur ai do të lërë gruan për ju. Përvoja mëson se dikush është gjithmonë pjesë e rregullit, jo e përjashtimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë