Njerez

E vërteta e një të mbijetuare që fshihet në dritën e diellit

Nga Elizabeth Bruenig - Filozofi i lashtë grek ka thënë se natyra di të jetë e fshehtë. Ky fakt të krijon një ndjenjë të çuditshme duke qenë se natyra është e pashmangshme. Kudo që të shkon, je duke e parë, dhe duke e prekur. Por jo të gjitha gjërat që shihni në natyrë janë ashtu si duken.

Natyrës i pëlqen të fshihet. Kur isha një fëmijë, pashë një merimangë të zezë që ecte pranë shtëpisë time. Kur u afrova për ta parë më qartë, pashë se qindra merimanga të tjera dolën pas saj dhe të gjitha ishin në ngjyrë gri të zënë, shumë të buta kur i prekje. 

Ndërsa kur isha adoleshente në vitin 2006 , pashë nëpër xhamat e disa veturave në parkingun e shkollës time në Teksas të shkruajtur me shkronja kapitale “besim” dhe në atë moment mendova se po shikoja sloganin e disa grupeve të rinjsh nga shoqata e krishterë. Më vonë mësova se shënimet ishin shkruar nga Amber Wyatt, nxënëse në shkollën time.

Wyatt ishte një nxitëse tifozësh. Në moshën 16-vjeçare, ajo kishte raportuar në polici se ishte përdhunuar nga dy djem të shkollës tonë. Akuzat shkaktuan bujë në qytezën tonë të qetë. Historia e Amber Wyatt nuk mbeti vetëm me poshtërimin e saj, pasi askush nuk “ia fali” bujën e madhe që shkaktoi. Pas kësaj ngjarje ajo u detyrua të braktiste shkollën, pasi të gjithë i’u kthyen kundra duke e akuzuar se gjithçka e ishte shpikur nga ajo. Miqtë i’u larguan, thashethemet dhe fyerjet rriteshin dita-ditës dhe së fundmi autoritetet dështuan.

Duke nisur dhe nga kjo histori mund të them se natyrës i pëlqen të fshihet në çdo kohë.

Për vite të tëra nuk munda ta harroja këtë histori. Edhe pasi kisha lënë Teksasin, u diplomova, jetova jashtë shtetit, u martova, ende vazhdoja të mendoja për ngjarjen më të rëndësishme të atij viti.

Çfarë kisha parë në atë kohë?

Përgjigjen e kësaj pyetje do ta gjeja vetëm me anë të një hetimi që zgjati rreth tre vjet. Gjatë kësaj kohe intervistova dedektivët që kishin hetuar rastin, dëshmitarët që kishin qenë të pranishëm natën, miqtë, të akuzuarit, avokatët dhe mjekët. Më e rëndësishmja nuk ishte zbuluar ende dhe e vërteta e atij denoncimi kishte ngelur pas në kohë.

Kur fola fillimisht me Wyatt në 2015, ajo ende nuk e dinte se një juri e madhe në Teksas kishte zgjedhur të mos padiste dy të rinjtë që ajo kishte akuzuar për përdhunim atë nate vere në Arlington. Gjithçka që ajo kishte mësuar që prej asaj kohe ishte se askush nuk e besoi.

Pas bisedës me Wyatt konfirmova edhe një herë dyshimin tim se në shumë raste ne nuk e shikojmë të vërtetën ashtu si është, por ashtu si na thuhet. Kuptimi i të vërtetës kërkon gjithmonë meditim, shqyrtim dhe kohe.

Kjo mund të krijojë dëshpërim, por ndryshe nga natyra, që i pëlqen të jetë e fshehtë, e vërteta nuk mund të fshihej përgjithmonë.. Gjatë këtyre tre viteve kam studiuar raste të ndryshme të sulmeve seksuale që kanë ndodhur kur isha adoleshente, shpesh herë duke u tronditar nga ajo që mësoja, por vazhdova të kërkoja të vërtetën. Mund të mos kisha zbuluar të vërtetën e një rasti në kohe, por ajo ishte çdo herë edhe më afër. Gjithçka që kërkoje për këto sulme ishte aty, mjafton të kërkoje dhe të shqyrtoje të dhënat që merrje. Por pikërisht këto të vërteta të pa zbuluara, kthyen një burim shprese tek unë. 

Në rastin e Wyatt unë nuk do të bëja ndonjë ndryshim të madh të gjërave, por fakti që kjo histori kishte mbetur e pa zbuluar më shtyu të bëja kërkime pa marrë parasysh misterin dhe rreziqet që mund të fshiheshin pas saj. 

Sidoqoftë, unë e di se për Wyatti kjo ka një domethënie të veçantë, pasi ajo është akuzuar gjatë gjithë kohës se ka gënjyer për këtë histori. Shpesh herë drejtësia dhe e vërteta nuk kalojnë në të njëjtën rrugë, por për Wyatt, pas gjithçkaje që ka kaluar kjo do të jetë një ngushëllim, edhe pse vjen shumë vonë. /Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë