Gazeta Si – Një 31-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi në makinë iu gjetën 1.000 fara kanabisi të cilat kishte si qëllim t’i shiste dhe që i kishte fshehur në bagazhin e automjetit.
Policia thotë se Renis Aliaj u ndalua në Rrugën e Dafinave në kryeqytet, ku iu sekuestrua makina tip “Benz” dhe farat e bimës narkotike.
Sipas burimeve paraprake, në zonën e njohur si “Fusha e Aviacionit”, forcat e Komisariatit Nr. 2 zhvilluan një operacion, ku u sekuestruan farat e kanabisit, të cilat dyshohet se do të kultivoheshin në ambiente të mbyllura.
Këto fara dyshohet se kanë ardhur nga Kanadaja dhe janë të modifikuara gjenetikisht për të prodhuar kanabis me përmbajtje të lartë THC-je, me rendiment të lartë dhe në kohë më të shkurtër.
Vlera në treg e farave të sekuestruara llogaritet rreth 10 mijë euro. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua edhe poseduesi i tyre, 31-vjeçari Renis Aliaj,
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje