Drejtësia

Vrau me thikë vajzën, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për palestinezin Fadi Alwan

Nga Gazeta Si- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan duke e çuar në gjyq për vrasjen e gocës së tij, 24-vjeçares Rayyan Alwan.

Ai do të gjykohet në mungesë për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” me lidhje familjare.

Babë e bijë erdhën nga Gjermani në Tiranë në muajin shkurt 2025. Vrasja ndodhi në banesën që ata morën me qira dhe u zbulua pak ditë më vonë nga pronarja e apartamentit, pasi burri ishte arratisur drejt Libanit.

Ndaj tij gjykata penale e Tiranës caktoi në mungesë arrest me burg, nën akuzën për vrasje për shkak të rrethanave familjare.

Motivet e këtij krimi të rëndë mbeten ende mister. E reja nënë e 3 fëmijëve ishte divorcuar, dhe të vegjlit jetonin në Liban me babanë e tyre.

Fadi Alwan është arrestuar në 23 shkurt në Liban por Libani ka refuzuar ekstradimin e tij drejt vendit tonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë