Nga Gazeta ‘Si’- “Isha në cilësinë e personit në dijeni” u shpreh ministrja Mirela Kumbaro pas përfundimit të dëshmisë së saj në SPAK.
Ajo tha se ishte thirrur në lidhje me një çështje që lidhet me stadiumin “Air Albania”.
Ministrja, e cila u paraqit rreth orës 13:00 pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme dha një deklaratë të shkurtër për mediat, duke theksuar se roli i saj ishte thjesht si person në dijeni të rrethanave të hetimit.
Kjo është hera e parë që Kumbaro paraqitet pranë prokurorëve të posaçëm.
Ajo njihet si një ndër figurat më jetëgjata në qeverisjen e Edi Ramës, ku për vite me radhë ka mbajtur postin e ministres së Kulturës. Prej shtatorit të vitit të kaluar, ajo ushtron detyrën e ministres së Arsimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje