Sociale

Punëtorët protestë para ministrisë së Ekonomisë: Duam kushte dinjitoze

Nga Gazeta Si- Në ditën ndërkombëtare të 1 Majit, e njohur si Dita e Punëtorëve, Unioni i Sindikatave ka organizuar një protestë përpara Ministrisë së Ekonomisë, duke kërkuar kushte pune më dinjitoze.

Kondi Ilia, drejtori i Unionit të Sindikatave të Shqipërisë tha në protestë se po kërkojnë të drejtat e tyre dhe të ardhmen që meritojnë.

“Sot nuk do të themi fjalë të bukura, por do të kërkojmë të drejtat tona, të drejtat e punëtorëve. Mblidhemi jo vetëm për të kujtuar historinë e 1 majit, por për të kërkuar të ardhmen që meritojmë. Është thirrje për drejtësi, barazi, për të drejta në punë”, tha ai, duke përmendur se është dyfishuar numri i aksidenteve në punë.

“Numri i vdekjeve në punë është rritur në krahasim me një vit më parë si dhe është dyfishuar numri i aksidenteve në punë. Është një thirrje për veprime”, thotë Ilia.

Sipas tij, institucionet përgjegjësve nuk bëjnë kontrolle reale.

“1 maji është protestë, jo festë. Jo vdekje në punë. Duam siguri.”

“Jeta e punëtorit nuk është kosto biznesi”, “Pagë për të jetuar, jo për të mbijetuar” shkruhet në disa prej pankartave që mbahen nëpër duar nga qytetarët që kanë dalë për të protestuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë