Gazeta Si - Një vajzë shqiptare, e cila ishte nën hetim së bashku me bashkëshortin dhe 4 persona të tjerë për trafik droge, është arrestuar në portin e Ankonës në Itali.
Mediat italiane shkruajnë se dy bashkëshortët, për t’i shpëtuar arrestimit, ishin larguar në vendin e origjinës, në Shqipëri.
Ajo përfundoi në “arrest shtëpie” për trafik droge, pasi mbërriti nga Shqipëria dhe zbriti në portin e Ankonës.
Falë informacioneve të marra nga hetuesit, 25-vjeçarja është gjurmuar mëngjesin e djeshëm, 4 gusht në portin e Ankonës ku mbërriti me një anije nga Shqipëria.
Kundër bashkëshortit të saj, ishte lëshuar një urdhër-arresti europian, pas të cilit 26-vjeçari u ekstradua më 28 korrik në Itali dhe përfundoi në qelitë e burgut të Capanne-s.
Gjatë procedurës së zbritjes në portin italian, e reja shqiptare është identifikuar nga policia kufitare, e cila është shoqëruar në banesën e saj në Umbertide për zbatimin e masës së sigurimit “arrest shtëpie”.
Ndaj 25-vjeçares, agjentët kanë nisur edhe procedurën me qëllim aplikimin urgjent të byzylykut elektronik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.