Menaxhim

Drafti/ Në pritje të projekteve, qeveria ‘shkrin’ Hekurudhën dhe krijon dy shoqëri të tjera administrimi

Nga Gazeta 'SI' - Në pritje të realizimit të dy projekteve hekurudhore në vend, qeveria ka nisur ndryshimet në kuadrin ligjor.

Sipas një drafti që është hedhur për konsultim, Hekurudha sh.a do të shkrihet dhe do të krijohen dy shoqëri të tjera, Administruesi i Infrastrukturës dhe Sipërmarrësi Hekurudhor. Detyrat e tyre do të jenë të ndara, njëra për menaxhimin e lëvizjes së mallrave dhe pasagjerëve dhe tjetra për menaxhimin e mjeteve.

Drafti thotë se ministria përgjegjëse për këto dy shoqëri do të jetë ministria që administron pronën shtetërore, pra ajo e Financave.

Para pak muajsh, ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës publikoi udhëzimin për trajnimin e makinistëve, si një tjetër hap për zhvillim e këtij lloj transporti.

Momentalisht Shqipëria është në pritje të projekteve hekurudhore Durrës-Tiranë që nisi në vitin 2021 dhe po ndërtohet, Vorë-Hani i Hotit, për të cilat qeveria sapo ka siguruar financimet dhe Durrës-Prishtinë, për të cilin në janar 2023 nis studimi i fizibilitetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë