Menaxhim

Studimi: Rehabilitimi i hekurudhës Tiranë-Durrës sjell përfitime monetare, shëndetësore dhe mjedisore

Nga Gazeta 'SI' - Hekurudha Tiranë-Durrës parashikohet të sjellë një përfitim miliona euro për Shqipërinë për shkak të avantazheve që krijon.

Në një studim të fundit nga Instituti Ndërkombëtar për Zhvillim të Qëndrueshëm, përfitimet kumulative monetare të projektit për një periudhë 30- vjeçare përllogariten në 270.34 mln euro, duke zbritur kostot e investimit. I njëjti raport thekson se përfitimet shëndetësore dhe mjedisore janë të mëdha, si pasojë e reduktimit të emetimeve të gazeve me efekt serrë për shkak të reduktimit të automjeteve që do të qarkullojnë.

Sipas raportit, rreth 100 mln euro janë kursime nga shmangia e përdorimit të automjeteve dhe pjesa tjetër, kursime që lidhen me kostot e shëndetit, 45 mln euro, mjedisit 32 mln euro. Emetimeve 20 mln euro etj.

Projekti që po bashkëfinancohet nga europianët dhe qeveria shqiptare është ende në fazën e rehabilitimit dhe pritet të jetë funksional brenda këtij viti. Hekurudha Tiranë-Durrës do shtrihet në 39 km dhe është pjesë e projekteve të Korridorit 8.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë