Histori

Dita kur armët ranë në heshtje

Në orën 11 të mëngjesit më 11 nëntor 1918, të gjithë shtetet vendosën t’i jepnin fund luftës. Sot Robert Cude tregon se thirrja "StandFast" që breshëria e plumbave të pushonte, dukej në të gjithë peizazhin e Britanisë së Madhe atë mëngjes. Ndërlidhësi amerikan i motorëve, Leon George Roth, vuri në dukje se në një moment të qetë, ai mund të shikonte njerëzit e qytetit të tij që kishin ndaluar së luftuari pranë lumit Verë në Francën verilindore; pajisjet e regjistrimit që kishin ndjekur gjatë gjithë kohës artilerinë tashmë ishin rrënuar.

Dita e pushimit të luftës

Tashmë e quajtur Dita e Veteranëve në Shtetet e Bashkuara, kjo ditë ishte fundi i Luftës së Parë Botërore. Ishte fundi i katër viteve të fatkeqësisë së paimagjinueshme. Shumë burra dhe gra u vranë nga gazrat helmues dhe armë të ndryshme. Lufta u bë e mekanizuar dhe shumë të rinj u përfshinë në të. Konflikti ishte kaq shkatërrues saqë u quajt "lufta që udha fund të gjitha luftërave". Ajo la një trashëgimi të ankesave dhe çrregullimeve të paimagjinueshme, aq sa historianët tani e shohin atë si "akti i tragjedisë".

Në vitin 1918, ushtarët dinin vetëm se lufta kishte mbaruar. "Nuk kemi kaluar gjë më të tmerrshme, por falë zotit tashmë do të ketë paqe të përjetshme,” shkroi koloneli britanik William Murray.

Lufta e Parë Botërore kishte zgjatur më shumë se katër vjet, duke vendosur Gjermaninë dhe aleatët e saj kundër Francës, Britanisë, Rusisë dhe aleatëve të tyre. Shtetet e Bashkuara hynë në luftë vonë, por luajtën një rol vendimtar për fitoren e sasj. Ajo filloi me vrasjen e një kryepeshkopi austriak në vitin 1914 dhe shpejt u transmetua në shtetet e Europës nëpërmjet një rrëmuje aleancash dhe një padurimi për të fituar sa më shumë territore. “Duhet të falënderojë perëndinë, kush i mbijetoi kohës së luftës,” shkroi poeti britanik Rupert Brooke në vitin 1914. Ndërsa, në librin e tij "Lufta e Madhe dhe Kujtesa Moderne", Fussell llogariti se në frontin perëndimor kishte 25,000 mijë ushtarë që mbronin territorin. Midis llogoreve ishte "toka e askujt" infektuar me kufoma të shkatërruara, kafshë dhe armë. Në kushte të tilla, britanikët dhe francezët luftuan gjermanët në një sërë betejash. Që ditën e parë të luftës, u vranë pothuajse 20,000 ushtarë britanikë. Ndërsa në betejën e Verdun-it, gjermanët luftuan me francezët për nëntë muaj në vitin 1916.

Armëpushimi u nënshkrua në orën 5:10 në një vagon treni në Pyllin e Compiegne, në verilindje të Parisit, një ngjarje e përshkruar në librin e Persico-së, "Muaji i Njëmbëdhjetë" , por hyri në fuqi në orën 11 të mëngjesit. Në orën 10:45 të mëngjesit, ushtarët amerikanë ishin futur në qytetin Ville Devant Chaumont, por komandanti i brigadës, gjenerali William J. Nicholson kishte urdhëruar tashmë që lufta të ndalonte. Sipas Persico dhe tregimeve të vjetra të gazetave, në atë moment, Henry N. Gunther, një prej gjeneralëve u ekzekutua nga ushtarët gjermanë. Gunther kishte qenë një punonjës i Bankës Kombëtare në Baltimorë, por ishte me origjinë gjermane. Kishte të afërm në Gjermani dhe shqetësohej nëse të afërmit e tij do ta shihnin si të ishte pushtues. Por tashmë ishte shumë vonë, ata e pushkatuan.

"Ne nuk mund t'i shihnim, por hapëm zjarr,” shkroi Powell në Revistën Sun të Baltimorës në vitin 1968, shumë vite më vonë.

Një raport i vitit 1919 nga "The Sun", tregoi se Gunther ishte një njeri i fortë dhe besonte se lufta do të mbaronte një ditë. Në të gjithë Francën, këmbanat e kishës ranë dhe njerëzit këndonin "La Marseillaise". Në Paris, qytetarët hodhën armët dhe u ngjitën në krye të kamionëve dhe makinave. Ushtarët shprehnin gëzim pasi lajmi i nënshkrimit të armpushimit arriti kudo në Francë.

Ushtarët gjermanë bërtisnin të gëzuar se lufta kishte mbaruar dhe hodhën armët dhe uniformat drejt linjave amerikane. Turmat ishin të ekzaltuara në dyert e Buckingham Palace, në Britaninë e Madhe. Në Dhomën e Përfaqësuesve, kryeministri Lloyd Xhorxh tha: "Unë shpresoj se mund të themi se në këtë mëngjes fatal, i erdhi fundi të gjitha luftërave".

Por disa të tjerë nuk ishin aq të lumtur. Historiani i Arkivit Kombëtar Mitchell Yockelson, thotës se gjenerali George S. Patton Jr ishte i pezmatuar që lufta kishte mbaruar. Patton, i cili më pas do të bëhej hero në Luftën e Dytë Botërore, shkroi një poemë të zymtë, "Paqe 11 nëntor 1918", në të cilën shkruante se ai dëshironte të luftonte edhe më shumë. /The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë