Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore, vendet e Europës vendosën të hidhnin qindra mijëra tonë metrikë municioni në oqeanet e kontinentin të vjetër, të cilat në atë kohë u dukën si baza më e lehtë për t'u përdorur.
Disa nga ato armatime, duke përfshirë minat që përmbajnë gaz mustardë, u hodhën në detet e Balltikut dhe Veriut në zemër të Europës në vend që të çoheshin në zona e largëta pranë Arktikut. Por trashëgimia e fshehur e këtyre luftërave botërore mund të përndjekë kontinentin për dekada të tëra.
Këtë javë, gazeta belge “Het Laatste Nieurs” raportoi se qeveria Belge ka ngritur alarmin se në disa nga vendet ku u hodhën këto armatime uji është helmuar nga gazi. “23 vendet e hetuara treguan shenja të larta ndotjeje”, thotë gazeta. Këto raporte erdhën pas tre muaj hetimesh zyrtare, ndërkohë që autoritetet belge kanë frikë se ndotja e detit mund të jetë një kërcënim për sigurinë publike.
I përdorur si një agjent kimik p vdekjeprurës gjatë Luftës së Parë Botërore, gazi mustardë mund të djegë lëkurën e viktimave, aparatin respirator dhe sytë.
Nëse konfirmohet, përhapja e kësaj ndotjeje vështirë se do të vijë si një surprizë ndaj zyrtarëve të tjerë anembanë Europës. Ata e shohin veten në një garë kundër kohës për të parandaluar rrjedhjen e gazrave vdekjeprurës dhe substancave të tjera të rrezikshme.
Rrjedhjet e gazit mustardë nga varrezat e armëve nënujore të Europës kohë më parë konsideroheshin si një skenar më i keq, që duket se po vinë në jetë vit pas viti.
Në vitet 1920 dhe 1940, ky skenar mund të dukej sikur një kërcënim i largët mes tmerreve ende të gjalla për shkak të konflikteve më vdekjeprurëse në historinë botërore. Por në vitet e fundit, helmi i ujërave ka paraqitur një kërcënim gjithnjë në rritje për mjedisin. Aktivistët kanë fajësuar ndotjen pjesërisht për zvogëlimin e biodiversitetit në Detin Baltik.
Problemi shtrihet përtej "varrezave të armëve".
Nën sipërfaqen e Detin Balltik, mendohet të jenë më shumë se 80,000 mina. Ndryshe nga depot nënujore në Detin e Veriut, në Baltik, lokacionet e këtyre varrezave e nënujore janë më të vështira për t'u gjetur. Ka vetëm harta të paqarta ku minierat mund të jenë të fshehura dhe shumica prej tyre duket të jenë të shpërndara nëpër qindra milje.
Në vitin 2005, tre peshkatarë holandezë humbën jetën pasi kishin kapur aksidentalisht një bombë të Luftës së Dytë Botërore në rrjetën e tyre të peshkimit. Zbulime të ngjashme zakonisht shkaktojnë evakuime masive. Për shembull, gushtin e kaluar qytetin turistik polak i Kolobrzeg, u evakuua brend ditës pas gjetjes se tre bomba në bregdetin e tij.
"Është e pabesueshme se sa shumë mina fshihen ende në det," thotë Peeter Ivask, kreu i marinës së Estonisë. "Misioni ynë këtu do të zgjasë dekada. Dhe, me gjasë, nuk do të jetë kurrë i mjaftueshëm për të zhbërë dëmet e së kaluarës," tha Ivask.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.