Do flas dhe unë

Denoncimi i amerikanes: Si na keqtrajtoi policia kufitare shqiptare

Nga Erin Doak-Burrit tim iu refuzua e drejta për të udhëtuar në aeroportin e Nene Tereza në Itali, dy javë më parë. Për fat të keq, kjo është e zakonshme për qytetarët shqiptarë. Megjithatë, ngjarjet që pasuan ishin mizore, joprofesionale dhe një nga momentet më të këqija të jetës sime. Kjo më detyroi të tregoja historinë tonë dhe të rrisim vetëdijen për një çështje shumë të rëndësishme dhe shpresojmë t'i ndihmojmë të tjerët që të shmangin këto ngjarje. Unë mendoj se si një komunitet ne duhet të flasim për këto keqtrajtime më shumë dhe autoritetet të mbajnë përgjegjësi. Unë jam një qytetare amerikan dhe erdha në Shqipëri 6 vjet më parë për të shërbyer në Korpusin e Paqes. Unë isha me fat që takova burrin tim shqiptar në fund të shërbimit tim përpara 3 vjetësh në Shkodër. Ne jemi shumë të lumtur dhe prej një viti jetojmë së bashku në Tiranë.
Para se të takoheshim, burri im kishte aplikuar për azil ekonomik në Gjermani, por nuk e fitoi dhe mori dëbim për dy vjet që mbaroi në vitin 2016. Në dhjetor të vitit 2017, ai u përpoq të vizitonte vëllain e tij në Itali, por nuk mundi të kalonte në aeroportin e Rinasit. Ai u udhëzua nga policia kufitare për të siguruar dokumentet që tregonin se dëbimi ishte hequr.
Më pas së bashku, punësuam një avokat shqiptar në Gjermani i cili kërkoi nga qeveria gjermane që dëbimi i tij të hiqet nga sistemi. Ne morëm dokumentet zyrtare që tregojnë se qeveria gjermane finalizoi procesin dhe ishin të përkthyera në shqip dhe të noterizuara nga avokati ynë shqiptar, janar të këtij viti.

Erin Doak

Me të gjitha dokumentet e kryera nga një avokati, ne rezervuam një udhëtim tjetër në Itali duke besuar se ndoqëm udhëzimet e policisë kufitare. Ne i'u afruam së bashku sportelit. Policia skanoi fillimisht pasaportën time dhe ma ktheu shumë shpejt. Më pas pa pasaportën e bashkëshortit tim dhe po kontrollonte shumë gjatë në kompjuter. Ne menduam se kishte të bënte me problemet që kishte pasur bashkëshorti im me dëbimin dhe i treguam dokumentet e qeverisë gjermane. Sipas saj këto dokumente nuk ishin të përkthyera në faqe të parë dhe nuk mund të kalonte faqet për t’i lexuar në shqip. Pastaj tha se problemi është se vula nuk është nga qeveria shqiptare dhe ne i shpjeguam se është e noterizuar me një vulë zyrtare nga avokati gjerman në anën e pasme. Por në mënyrë agresive më tha të shkoja në terminal dhe ta lija burrin tim që të priste. Me qetësi i shpjegova se ishim të martuar dhe u afrova t'i tregoja certifikatën e martesës, duke deklaruar se po udhëtonim si familje dhe nuk mund të udhëtoja pa atë.
Kjo përgjigje, e tërboi oficeren dhe u bë agresive, filloi të bërtiste duke goditur tavolinën dhe kërcënoi burrin tim në gjuhën shqipe, duke i thënë se nëse nuk e kontrollonte gruan e tij, asgjë nuk do të përfundonte mirë për të. Unë këmbëngula se nuk kishim shkelur asnjë ligj dhe për më tepër burri im nuk do më kontrollonte. Ajo goditi edhe një herë tavolinën e saj duke në urdhëruar të prisnim edhe më gjatë. Ne ndoqëm udhëzimet e saj dhe pritëm pranë një dhome të vogël sigurie të aeroportit. Pasi pritën për 15 minuta, dokumentet e burrit tim i'u dorëzuan një oficeri tjetër i cili urdheroi bashkëshortin tim për të hyrë në një dhomë tjetër pa mua të pranishme. Unë u përpoqa të hyja në dhomë me burrin tim, por ata filluan përsëri të kërcënonin burrin tim në shqip. Zyrtarët më pas më kapën prej krahu dhe më kërcënuan se do të më arrestonin, ndërkohë që unë përpiqesh të hyja përsëri në dhomë.

Kontrrolli kufitar në aeroportin "Nënë Tereza"

Nuk kishte asnjë agresion apo sjellje të paligjshme nga unë dhe burri im, thjesht donim të udhëtonim së bashku në Itali. Duke u përpjekur të qetësoja oficerët, dola nga dhoma kundër vullnetit tim dhe dera u mbyll, ndërkohë që dëgjoja oficerët e policisë që i bërtitën tim shoqi për disa minuta rresht. Më pas, një oficer tjetër m’u afrua dhe më tërhoqi pasaportën nga dora. E vetmja gjë që më tha ishte se nuk do ta linte burrin tim të dilte nga Shqipëria. Kërkesat e mia për të folur me një person përgjegjës, ose për të më treguar një ligj që thuhej se ata kishin të drejtë, u injorua në mënyrë të përsëritur. Gjatë gjithë kohës, të gjitha pyetjet e mia injoroheshin. Pastaj, u mor vendimi se burrit tim i ishte bllokuar zyrtarisht udhëtimi. Na u tha që nëse nuk do të merrte një vulë nga një noter shqiptar, ai nuk do të udhëtonte, pasaporta ime u kthye dhe më thanë se mund të vazhdoja rrugën pa bashkëshortin tim. Ne menduam se ishte më mirë të humbnim një biletë se sa dy, kështu që u nisa vetëm për në Itali dhe vendosëm të blinim një biletë tjetër për një ditë më vonë.
Të nesërmen, im shoq shkoi në selinë e policisë kufitare në Tiranë dhe u tregoi të gjithë ngjarjen. Ata thanë se oficerët në aeroport nuk kishin të drejtë ta ndalonin dhe se të gjitha dokumentet ishin të sakta. Ai pastaj paraqiti një ankesë formale në lidhje me policët kufitarë dhe sipas tyre duhet te priste, edhe një ditë tjetër për të dalë përsëri nga Shqipëria. 48 orë më vonë, preu një biletë për Milano nga Podgorica, Mali i Zi. Në pikën kufitare të Malit të Zi të quajtur Hani i Hotit, u ndal përsëri nga policia kufitare shqiptare, e cila i tha se ata po shihnin se i ishte refuzuar kalimi në Rinas dy ditë më parë. E pyetën pse donte të kalonte këtë herë nga Mali i Zi për në Itali dhe im shoq i’u shpjegoi për shkak të biletave më të lira.

Kontrrolli kufitar Hani i Hotit

Pas kësaj bisede ai u la përsëri duke pritur në kufi për orë të tëra, pa asnjë shpjegim. Në një moment, ndjeu se pritja ishte e qëllimshme, pasi prisnin diçka nga ai, por u tregua i qetë dhe pas pritjes së gjatë, më në fund e kaloi kufirin Shqiptar. Kur kaloi kufirin e Malit të Zi, ai u ndalua nga policia kufitare e Malit të Zi, të cilët i skanuan pasaportën dhe ai i’u shpjegoi të gjithë historinë e dokumentave. Ata nuk i kërkuan garanci, sigurimin shëndetësor ose sa para kishte, dëshmi për një biletë kthimi apo ndonjë dokument që tregonte se dëbimi i tij ishte hequr, vetëm në Shqipëri, pikërisht në vendin e tij kaloi orë që nuk do të doja të përsëriteshin më kurrë. Pasi mbërriti në Itali vizituam shumë vende të ndryshme pa asnjë problem. Kur u kthyem në Shqipëri, i tregova këtë përvojë miqve tanë dhe dëgjova dëshminë e njerëzve të tjerë, për ngjarje të ngjashme. Shumica e tyre më thanë se duhet të kishim paguar një ryshfet dhe gjithçka do të ishte zgjidhur. Unë nuk e di sa shumë, por e di se kjo ka ndodhur edhe me shqiptarët e tjerë, disa prej tyre më treguan se kanë paguar qindra euro vetëm për të kaluar kufirin.
Ne të gjithë e dimë se sistemi shqiptar është i korruptuar, por kur një qytetar që i bindet ligjit ndjehet i burgosur të tjerët çfarë bëjnë ? Japin ryshfet për të drejtat e tyre? Japin ryshfet për lirinë e tyre?
Unë e di që mijëra shqiptarë kanë histori të ngjashme me tonën dhe askush nuk do i dëgjonte. Gjithashtu, e kuptoj se ky artikull nuk mund të ndryshojë asgjë, por jam e bindur se duke folur për një problem është hapi i parë për ta ndrequr atë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë