Do flas dhe unë

Mungesa e vendparkimeve: Problem edhe ndërtimi i pallateve

Eksperti i Sigurisë Rrugore, Msc. Ing.Mamir Hodo vëren se problemi i mungesës së parkimit lidhet edhe me mënyrën se si janë ndërtuar pallatet pas viteve ’90.

“Të gjithë pallatet që ndërtohen duhet të kishin si detyrim mundësinë për parkim sa të ishte kjo e mundur në funksion të lejes së ndërtimit. Të gjithë pallatet e ndërtuara veçanërisht para viteve ’90 dhe një pjesë e konsiderueshme edhe pas viteve ‘90 nuk garantojnë parkim të mjeteve të banorëve. Kjo lyp arsyen, që kur jepen leje ndërtimi, të studiohen problematikat saktë dhe jo të jepen leje pa kriter, duke mos respektuar kondicionet urbane.”, thekson Hodo.

Përfitimet nga pedalimi

Pavarësisht problematikave, eksperti i sigurisë rrugore, Msc. Ing. Mamir Hodo inkurajon përdorimin e biçikletave si mjet transporti, sidomos në vende si Tirana.

Sipas tij, diçka e tillë “është argëtuese dhe ofron një marrëdhënie direkte me ambientin rrethues, është e shëndetshme, duke mbajtur fizikun aktiv (pedalimi ka një efekt në shëndet, sikurse të gjithë tipet e ushtrimeve fizike”.

Eksperti i jep rëndësi edhe shpejtësisë së udhëtimit me biçikletë, dobisë mjedisore, por dhe asaj ekonomike, që sjell përdorimi i saj.

“Biçikleta është e shpejtë. Në zonat urbane, si për shembull në Tiranë, parkimi i saj është shumë më i shpejtë se i një mjeti, pasi hapësira që i duhet një biçiklete është afërsisht sa 8% e asaj që kërkon një mjet. Nga ana tjetër, përdorimi i biçikletës sjell edhe dobi mjedisore. Biçikleta është mjeti më efiçent nga ana e energjisë. Ajo nuk emeton asgjë në atmosferë dhe është virtualisht e qetë, duke mos shkaktuar ndotje akustike. Reduktimi i udhëtimeve me automjete do të lehtësonte efektin serë, smogun, shiun acid dhe ndotjen akustike.”

Ai thekson se përdorimi i biçikletës nuk ka shpenzime e për pasojë ka ndikim social-ekonomik.

“Pedalimi ju ofron përqasje dhe transport atyre grupeve shoqërorë, të cilët nuk do të ishin në gjendje të udhëtonin në mënyrë të pavarur. Këtu përfshihen ata njerëz, të cilët nuk mund të zotërojnë një automjet, nuk mund të përdorin automjet për një periudhë të caktuar, nuk mund të përdorin transportin publik. Lëvizja me automjet është e shtrenjtë në kosto. Për çdo kilometër udhëtim, kostot e lëvizjes me biçikletë janë më të ulëta se të çdo mënyre lëvizjeje, me përjashtim të ecjes me këmbë.”

Hodo, nuk harron të shtojë, se edhe përdoruesit e biçikletave në Tiranë kanë pasur benefitet e tyre, ndërsa pakënaqësitë dhe konfliktet janë krijuar, si pasojë e kushteve konkrete dhe ndërtimit jo të studiuar të korsive të biçikletave e më tej.

“Nga njëra anë, ata që kanë qarkulluar kanë pasur të mirat e tyre, ndërsa në lidhje me qarkullimin rrugor, ai pjesërisht ulet në fluks, por nisur nga kushtet konkrete, në shumë pika ka krijuar dhe pika mundësie konflikti me mjete rrugore, si autovetura etj”, nënvizon eksperti.

Lajme të lidhura


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë