Mjedis

Cila janë viktimat e vërteta të industrisë së vajit të palmës?

Vaji i palmës thuhet se është prezent si përbërës në gjysmën e të gjitha produkteve të ambalazhuara dhe është vaji bimor më i konsumuar në planet. Ky vaj është një ndër kryesorët në treg dhe zë rreth 65% e të gjithë sasisë së vajrave bimore të tregtuara tradicionalisht. Kërkesa për vajin e palmës, në vitin 2050 do të rritet në nivelin e 240 milion tonë.
Sumatra një ishull i vogël i Indonezisë është një tjetër vend që pritet të kthehet një ndër plantacionet më të mëdha të palmave. Në pyjet e mëdha të këtij vendi, gjithashtu janë të vendosur edhe disa familje të vogla orangutangësh, të cilët çdo ditë përballen me egërsinë e gjuhëtarëve dhe me zjarre të cilat shërbejnë për të shpyllëzuar vendin e më pas të mbjellin palmat. Këto kafshë janë shumë të rrezikuara kohët e fundit dhe shkencëtarët kanë paralajmëruar se mund të jetë lloji i parë i majmunëve të mëdhenj që do të zhduket. Ndërsa xhunglat shpyllëzohen dhe pastrohen për t’u bërë gati për plantacionet e vajit të palmës orangutangët, po humbasin habitatin i cili është më shumë si identiteti i tyre. Në ishullin indonezian të Sumatrës, peizazhi tregon qartë se pyjet e shkatërruara janë një tjetër vepër dashakeqëse e njeriut.

“Ne nuk prisnim që humbjet të ishin kaq të mëdha në pyjet që qëndronin. Studimet konfirmojnë gjithashtu se gjuetia është një çështje tjetër shumë e rëndësishme e cila duhet shmangur. Këto kafshë janë gjithnjë në konflikt me njerëzit për plantacioneve, por ata janë gjithnjë të humbur e njerëzit i vrasin,” Serge Wich nga Liverpool John Moores University, Britani e Madhe
Indonezia dhe Malajzia janë dy vendet kryesore për prodhimin e vajit të palmës. Rreth 80 përqind e vajit që përdoret pothuajse në çdo produkt qoftë ushqimorë apo jo vjen nga këto vende. Shtatorin e kaluar me shqetësimeve mbi habitatin e pakët për speciet e rrezikuara dhe emetimet e rrezikshme të karbonit nga djegiet masive për të pastruar tokën, Indonezia ndërprehu lëshimin e licencave të reja për plantacione palmash.
“Ata thonë se ka ende habitat të mjaftueshëm për orangutangët, por me çfarë po shohim toka po shkatërrohet dita ditës” shprehet Krisina një koordinatore e njësisë së kujdesjes së Orangutangut në Indonezi.

Orangutangët jetojnë në vetëm dy ishuj në botë dhe përveç njerëzve, ato janë e vetmja specie të ngjashme me majmunët. Studiuesit në revistë "Current Biology", raportuan se që prej vitit 1999 deri në vitin 2015, popullsia e orangutangëve ra me më shumë se 100.000. Ndërsa, sipas grupit mjedisor “Eyes on the Earth” në Sumatra është zhdukur më shumë se gjysma e pyjeve dhe ka më pak se 14.000 orangutang.
Kjo mund të tingëllojë si një qasje që paralajmërojnë zhdukje totale të tyre, por për shkak se nënat orangutangë kalojnë periudha të gjata midis lindjeve, deri në nëntë vjet. Shumë prej këtyre kafshëve vdesin nga zjarret që kryhen për të pastruar tokën. Ndërsa, më fatlumët janë ata që mund të shpëtojnë nga organizatat e kafshëve që i mjekojnë.
Industria e këtij vaji është përgjegjëse për shpyllëzimin masiv të zonave të tëra, degradimin e habitatit natyror të shumë specieve dhe ndryshimin e klimës. Sipas Fondit Botëror të Kafshëve të egra, një hapësirë pyjesh ekuatoriale, me madhësinë e 300 fushave futbolli, shpyllëzohet çdo orë për të hapur toka të reja për plantacionet e vajit të palmës./The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë