Histori

Çifti i ri – Ç’t’i hedhim pas kur martohen? Ndoshta këpucë!

Çfarë po hedhin mbrapa makinës së nuses dhe dhëndrit? Në ditët e sotme hedhja e një këpucë ngjan si fyerje, por kjo nuk është mënyra se si e shohin të sapo martuarit në ditët e sotme. Tani hedhja e këpucëve nuk është vetëm një një akt politik.

Sipas sociologut James Crombie, shumë kohë më parë,hedhja e këpucëve kur çifti del nga shtëpia ishte një rit i zakonshëm i martesës.

Sociologu ka mbledhur shumë fotografi dasmash që kanë vërtetuar këtë rit përpara shumë viteve Sipas tij, ky ka qenë një rit që prej vitit 1895.

"Përcjellja e çiftit me këpucë të vjetra, në kohën që dalin nga kisha është një zakon që ne të gjithë e njohim dhe në të cilën shumë prej nesh kanë marrë pjesë", thotë Combie.

Artikulli i tij është kundër çdo lloj politike dhe nuk ka të bëjë me asnjë proces politik që kemi njohur. Crombie adhuron tregimet e kohëve të kaluara dhe kështu ai pyeti rreth 24 çifte të moshuar për të vërtetuar se ky zakon i vjetër ka ekzistuar apo jo.

Crombie shkruan se në mbarë botën shumë njerëzkryejnë një praktikë që konsiston në hedhjene diçkaje pas kur martohen. Në shumë vende kemi parë të hidhet oriz, por anglezët kanë qenë ndryshe.

Përderisa ne gjejmë zakonin e hedhjes së orizit ose drithërave të tjera, të përhapura në pothuajse në çdo vend, gjithashtu gjejmë hedhjen e këpucëve në ato pjesë të botës të banuara nga anglezët ose të ndikuar drejtpërdrejt prej tyre, si banorët e Transilvanisë dhe në disa fshatra të Indisë.

"Ky lloj riti sjell fat", shkruan ai.

"Në ishullin indonezian të Celebes, orizihidhet në kokën e kujtdo në nder të secilit që ndodhet në festivalet e ndryshme që ata krijojnë, me idenë se do të mbrojnë shpirtin e njeriut dhe do ta largojnë atë nga e keqja që e rrethon në botë", shton Combie.

Sipas tij, këpucët janë elemente të rëndësishëm tënjë dasme në vende të ndryshme si Gjermania dhe Finlanda.

"Sipas një ligji të lartë të Hamburgut, të miratuar në vitin 1291, dhëndri ishte i detyruar ta blinte nusen me një palë këpucë. Në atë kohë këpucët kanë shërbyer si unazë dhe si dëshmi e betimit të të martuarve,” shkruan Combie

Gjithashtu, në lindje të Finlandës, një nënë nuk dota lejonte djalin e saj të ri të flinte në një krevat me nusen e tij, derisa ait’i blinte vjehërrës një palë këpucë.

Ndoshta nuk e kemi ditur, por këpucët kanë qenë njësimbol i betimeve martesore në vende të ndryshme. /The Guardian/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë