Njerez

Çiftet e përziera në BE; ligj për ndarjen e pasurisë martesore

Në janar të vitit të ardhshëm, do të shtohet një rregullore e re për pronën që ndajnë dy të martuar. Në vitin 2007, zoti Iliev u nda nga bashkëshortja e tij Marisa, me të cilën u  martua në Bullgari. Tetë vjet pas martesës së tyre, çifti u nda dhe menjëherë pas divorcit, Iliev paditi bashkëshorten e tij në Gjykatën e Qarkut në Varna duke kërkuar likuidimin e një automjeti që kishte blerë me ish-gruan e tij dhe e regjistruar në emrin e saj, por që ata e kishin blerë me të ardhura të përbashkëta. Në përputhje me ligjin e familjes në Bullgari bashkëshortët kanë të drejta të njëjta mbi pasurinë e fituar bashkërisht në martesë.

Të dy partnerët ishin regjistruar si banorë të përhershëm në Bullgari, por banonin në Itali kur blenë mjetin. Marisa e kundërshtoi vendimin e  Ilievit, pasi sipas saj gjykata italiane do të kishte një ligj për këtë rast. Ajo tha se të ashtuquajturat “Konventat e Brukselit” për ligjin, njohjen dhe zbatimin e vendimit e kësaj çështje civile nuk vlenin në shtetin italian.  Sipas rregullores së BE-së, personat me banim në një shtet tjetër, pavarësisht nga kombësia e tyre, do të paditen. Znj Marisa nuk mbante një pasaportë italiane por kishte leje për të jetuar atje, kështu që të pavarësisht nga vendqëndrimi duhet të paguante dëmshpërblimin e tyre.

Gjykata e Varnës e drejtoi çështjen në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë për ta zgjidhur në mënyrën e duhur. Pjesa kryesore e këtij rasti ishte nëse gjykatat do ta konsideronin rastin si çështje të pronës martesore, sepse këto nuk ishin qeverisur në atë kohë nga ligji i BE-së, por nga regjimet kombëtare.

Gjykata Evropiane të Drejtësisë ishte kompetente për këtë rast pasi në atë kohë, nuk kishte rregull të përgjithshëm nga BE-ja për të gjitha vendet anëtare. Por që prej janarit të vitit 2019, do të ketë.

Ligji do të ndihmojë në përcaktimin e kritereve për të përcaktuar se cilat gjykata të vendeve duhet të merren me çështjet që kanë të bëjnë me pronën, cili ligj është i zbatueshëm, ose si të sigurohet zbatimi i akt gjykimeve dhe dokumenteve noteriale në një shtet tjetër.

Rregullorja e re përcakton se kur një gjykatë e një shteti tjetër merr një rast për ta shqyrtuar si një kërkesë për divorc, ndarje ligjore ose anulimin e martesës, gjykatat e atij shteti kanë ligjin përkatës për të vendosur mbi çështjet e ndarjes së pasurisë martesore.

Me këtë rregullore do të ishte mirë që gjykata bullgare të merrej me mosmarrëveshjen midis z. Iliev dhe znj. Marisa dhe jo nga autoritetet italiane.

Ligji i ri u jep mundësi edhe çifteve ndërkombëtare të vendosin të zbatojnë çfarëdo legjislacioni që i përshtatet më mirë; ligjin e shtetit ku bashkëshortët, ose një prej tyre, kanë banim të zakonshëm ose ligjin e një shteti kombëtar të secilit partner. Rregullorja e re që do të fillojë të  zbatohet nga janari i vitit të ardhshëm do të sjellë më shumë siguri ligjore për njerëzit që merren me çështjet e pronësisë martesore.

Megjithatë, deri tani, vetëm 18 prej 28 anëtarëve të BE-së kanë shprehur dëshirën për të marrë pjesë: Suedia, Belgjika, Greqia, Kroacia, Sllovenia, Spanja, Franca, Portugalia, Italia, Malta, Luksemburgu, Gjermania, Republika Çeke, Austri, Bullgari, Finlandë dhe Qipro./Euractiv/

 

Më Shumë