Libra

Çfarë duhen të lexoni për të kuptuar historinë e kapitalizmit perëndimor

Është e lehtë që këto ditë të  përfshihesh në lajmet rreth ekonomisë. Në 2020-n, bota pa goditjen më të madhe ekonomike që Depresioni i Madh; sot ne po përballemi me inflacionin më të lartë që nga 1980-a. Njerëzit zakonisht nuk kanë shumë kohë të mendojnë për pyetje të mëdha në ekonomi. Pse nisi revulocioni industrial në shekullin e 18-të dhe pse në Europën Lindore? Pse kaq shumë vende janë të varfëra kur shumë të tjera janë tmerrësisht të pasura? Si është të punosh tani në krahasim me më herët? Për përgjigje duhet t’i kthehemi historisë ekonomike.

Ja pesë burime që ju tregojnë se pse jemi këtu ku jemi.

“The Worldly Philosophers”, nga Robert Heilbroner. 368 faqe, 18.99 dollarë.

Libri më i mirë për të lexuar nëse je i interesuar rreth ideve ekonomike përgjatë historisë. Publikuar fillimisht në 1953-shin, përmbledh disa nga ekonomistët më të rëndësishëm, nga Adam Smith tek Thomas Malthus tek Karl Marks, duke shpjeguar se ccfarë ata mendonin dhe pse e mendonin.

A ishte Adam Smith në të vërtetë një fondamentalist i tregut të lirë? Libri është shkruar në një stil të lehtë dhe kontroversial që zor se mund të kritikohet. I jep lexuesit një shpjegim të qartë rreth teorisë së shembjes së kapitalizmit të Marksit, pa e futur në debatet e doktrinimit. Dhe kjo nuk është e vetmja arsye se pse ky libër është më i mirë se sa ai i Joseph Schumpeter, “History of Economic Analysis”, që është shumë i detajuar dhe më pak tërheqës. Libri i Heilbroner është i shkurtër. Mund ta lexosh në pak orë.

“A Culture of Growth”, nga Joel Mokyr. 424 faqe, 22.95 dollarë.

Ky libër merret me pyetjen se pse Europa ishte rajoni i parë që u industrializua. Fokusohet në institucionet dhe se si ideja e fjalës dhe tregut të lirë u bë i domosdoshëm në jetën e përditshme. Mokyr flet shumë për Royal Society, institucion i themeluar në Londrën e 1660-s me moton “nullius in verba”- “mos merr fjalët e askujt”. Royal Society ishte origjina e mosmarrëveshjeve midis shkencëtarëve, të cilët dinin të paktën se po punonin për një kauzë të përbashkët: përmirësimin e njerëzimit. Dhe pse ndodhi kjo në Europë? Gjeografia ndoshta ndikoi pak. I rrethuar nga shumë shtete, një intelektual i zjarrtë që shkaktoi zemërimin e autoriteteve mund të lëvizte lehtësisht diku tjetër. Në shumicën e vendeve të tjera, mendimtarët e lirë kishin pak rrugë shpëtimi.

“War as an Economic Activity in the ‘Long’ Eighteenth Century”,nga N.A.M. Rodger. Vol 2.

Ky është një artikull i shkurtër, por mesazhi është thelbësor dhe shumë i nënvlerësuar. Është për rolin e teknologjisë. Për të kuptuar rritjen e kapitalizmit në shekullin e 17-të dhe 18-të, duhet të kuptoni marinën. Për të qenë një marinar i suksesshëm, duhet të kesh anije të mira dhe sidomos, mjaftueshëm. Një vend që dëshironte të zotëronte dallgët duhet të investonte shumë në teknologjinë e re të inovacionit. Në këmbim, këto ktheheshin në ekonomi. Kështu, duhet të kesh një burokraci eficente për të marrë anije  mijëra milje larg nga vendi jot. Kjo inkurajoi qeverisje më të të mirë. Nuk është rastësi që vendet me marinën më të sofistikuar kanë edhe ekonomitë më të forta. Gjermanët në shekullin e 17-të, francezet në shekullin e 18-të dhe britanikët në shekullin e 19-të.

“The Hundred Years’ War”, Vol 1-4. Nga Jonathan Sumption, 3.320 faqe, 170 dollarë.

Këto vëllime janë bërë shumë më herët se kapitalizmi të hidhte rrënjë. Por libri tregon në mënyrë fantastike se sa ndryshe ishin qeveritë dhe politika përpara kapitalizmit. Mbretërve nuk u interesonte rritja ekonomike në rast se e dinin se çfarë ishte. Atyre u interesonte lavdia. Ata ishin të lumtur të taksonin subjektet që të financonin misionet e tyre. Dhe zakonisht ata dërgonin mbetjet në tokën e armikut në vend se t’i përdornin për qëllime produktive. Nëse nuk keni durim për 4 vëllime që shumë shpejt do të bëhen 5, i vetmi kapitull që ju duhet është ai i “Men at arms”, në vëllimin katër, që tregon çdo gjë që ju duhet të dini për ekonomiksin e luftërave.

“Enclosures, Common Rights, and Women: The Proletarianisation of Families in the Late Eighteenth and Early Nineteenth Centuries”, nga Jane Humphries. The Journal of Economic History. Vol. 50

Një tjetër artikull, që në fakt përmban aq të dhëna sa një libër. Fokusohet se si stili i jetesës ndryshoi me ardhjen e kapitalizmit. Gjatë shekullit 17 dhe 18 njerëzit punonin në industri të vogla, për rroba p.sh. Por në periudhën viktoriane ata nisën të punojnë në fabrika të mëdha dhe kjo ndikoi drjtëpërdrejtë në jetën e njerëzve. Për dikë u bë e vështirë kujdesi i fëmijëve. U bë më e vështirë kultivimi i produkteve agrikulturore në shtëpi, edhe për shkak të kohës, por më së shumti sepse njerëzit po jetonin nëpër qytete. Ata kishin më pak kontroll të kohës së tyre. Shefi i fabrikës i kërkonte në punë në orën gjashtë të mëngjesit. Artikulli tregon se përpos të mirave, kapitalizmi ka disavantazhe të tjera.

“The Classical School: The Turbulent Birth of Economics in Twenty Extraordinary Lives”,nga Callum Williams. 288 faqe, 11.99 dollarë

Një turne intelektual i 20 ekonomistëve më të rëndësishëm të hershëm, nga Adam Smith te David Ricardo te Rosa Luxemburg. "Një hyrje e qartë, e shkruar mirë dhe e dobishme për jetën dhe mendimin e disa prej ekonomistëve kryesorë klasikë", sipas Tyler Coëen në blogun "Marginal Revolution"./The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë