Shendet

Çfarë dihet për sindromën post-vaksinim kundër Covid

Çdo vaksinim, duke përfshirë vaksinën kundër Covid-19, mund të shkaktojë efekte anësore si lodhje dhe dhimbje muskulare. Por është e vështirë të diagnostikosh të ashtuquajturën sindromë pas vaksinimit.

Ashtu si Covid-i i gjatë, sindroma post vaksinim për Covid karakterizohet nga një larmi simptomash klinike, duke përfshirë sindromën e lodhjes kronike, migrenën, dhimbjet e muskujve ose sëmundjet kardiovaskulare.

Sado të shumëanshme që mund të jenë simptomat, ato kanë një gjë të përbashkët: Mund të ndodhin tek ata të prekur nga Covid menjëherë pas vaksinimit.

Shumë njerëz mendojnë se kanë sindromën e vaksinimit për Covid sepse ata zhvilluan simptoma të tilla pas vaksinimit.

“Nga këndvështrimi i të prekurve, kjo është plotësisht e kuptueshme”, thotë Harald Pruss nga spitali Charite i Berlinit. Por, shton ai, vetëm për shkak se simptomat ndodhën pas dozës së vaksinës, nuk do të thotë se i shkaktoi ajo simptomat.

Pruss shpjegon se sindroma e post-vaksinimit “është totalisht e mbivlerësuar në dimensionet e saj”.

Deri më 31 tetor 2022, pothuajse 51,000 raste të dyshuara për efekte anësore serioze pas vaksinimit kundër COVID ishin raportuar në Institutin Paul Ehrlich, autoriteti përgjegjës për vaksinat dhe ilaçet në Gjermani. Instituti ka publikuar raporte të rregullta sigurie mbi vaksinat kundër Covid, por ekspertë si Pruss besojnë se shumica dërrmuese e këtyre rasteve janë për shkak të diçkaje tjetër përveç efekteve anësore të vaksinës.

Megjithatë, ka persona të dëmtuar që duan të padisin prodhuesin e vaksinave BioNTech për dëmtim nga vaksina.

Efektet anësore të vaksinës nuk janë të pazakonta

Nuk është e pazakontë që vaksinat të shkaktojnë efekte anësore negative për një numër të vogël njerëzish. Për shembull, studimet tregojnë se vaksina H1N1 (gripi i derrit) si dhe vetë sëmundja shkaktoi narkolepsi, (një paaftësi kronike për të rregulluar ciklet gjumë-zgjim) në një numër shumë të vogël pacientësh.

Kjo përgjigje ndaj vaksinës ishte më e lehtë për t'u provuar, thotë Pruss, sepse më pak njerëz ishin duke u infektuar me H1N1 në atë kohë. Ky nuk ishte rasti me Covid, kur miliona njerëz po infektoheshin dhe po vaksinoheshin, pak a shumë menjëherë.

Si mund të diagnostikohet sindroma post-vaksinim për Covid?

Pruss thotë se ka shumë pacientë që thonë se vuajnë nga sindroma e post-vaksinë gjatë konsultimeve neurologjike që ai kryen në klinikën e neurologjisë Charite.

Tregues si dhimbja e kokës, lodhja ose dobësia e muskujve të një personi mund të kenë të bëjnë me vaksinimin nëse simptomat shfaqen disa ditë deri në javë pas injektimit.

Por edhe atëherë, sindroma e post-vaksinë është pothuajse e pamundur të vërtetohet, thotë neurologu.

Problemet që ndodhën pasi njerëzit bënë vaksinën Astrazeneca ofrojnë një shembull tjetër të rrallë të studiuesve që ishin në gjendje të konkludojnë se vetë vaksina ishte burimi i problemeve.

“Kjo ndodhte rrallë, por ishte e qartë se vaksina kishte shkaktuar disa probleme”, thotë Pruss.

E gjithë kjo është e komplikuar nga fakti se njerëzit në të gjithë botën përjetojnë dhimbje koke, lodhje kronike dhe sëmundje kardiovaskulare dhe jo vetëm që nga pandemia dhe fushatat kryesore të vaksinimit.

“Çdo ditë, 30 diagnoza të reja të sklerozës së shumëfishtë bëhen vetëm në Gjermani”, thotë Pruss. Atribuimi i të gjitha këtyre gjërave me vaksinimin pa prova të forta do të bënte pak për t'i ndihmuar njerëzit. Një diagnozë e pasaktë e sindromës post-vaksinim mund të pengojë madje përpjekjet për t'u siguruar pacientëve me sëmundje të tjera terapinë që u nevojitet në të vërtetë.

Për më tepër, një nga mënyrat e vetme për të thënë me një shkallë sigurie se një person vuan nga sindroma e post-vaksinim dhe jo nga Covid-i i gjatë, është nëse ai person ka filluar të përjetojë simptoma pak kohë pas marrjes së vaksinës dhe nuk është diagnostikuar me Covid më parë. Kjo mund të jetë e vështirë, sepse njerëzit mund të jenë infektuar dhe kurrë nuk e kanë zbuluar.

Pruss dhe të tjerët që merren me këtë temë dyshojnë se një sindromë e vërtetë post-vaksinimi është ndoshta shumë e rrallë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë