Teknologji dhe Inovacion

Burrat në Shqipëri e përdorin më shumë internetin se sa gratë

Por gratë e përdorin më shumë internetin për blerje rrobash

Burrat në Shqipëri përdorin më shumë internetin sesa gratë. Anketa e fundit e INSTAT gjeti se për kategorinë “gjatë 3 muajve të fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës, se si përdorues të internetit në 2019-ën, rreth 71 %  janë burra dhe 66, % janë gra.

Treguesi ka shënuar rritje rreth 6 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2018

Por  rreth 29,1 % e grave nuk e kanë përdorur asnjëherë internetin gjatë këtij viti, përkundrejt 24,1 % burra.

Treguesi mbi shpeshtësinë e përdorimit të internetit për kategorinë “çdo ditë/pothuajse çdo ditë” ka shënuar rritje prej 1,7 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2018.

Shpeshtësia e përdorimit të internetit sipas ndarjes gjinore, tregon se në vitin 2019 burrat dhe gratë e përdorin internetin “çdo ditë/pothuajse çdo ditë”, përkatësisht 88,0 % dhe 86,1 %.

Sa i përket blerjeve nëpërmjet internetit, sipas gjinisë dhe grup-moshave, në vitin 2019 gratë kanë kryer më shumë blerje për veshje/pajisje sportive në krahasim me burrat (56,9 % për gratë dhe 43,1 % për burra), ndërsa burrat treguan një preferencë më të madhe për kompjuter, programe kompjuterike, pajisje kompjuteri, pajisje elektronike (63,3 % përkundrejt 36,7 % për gratë).

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë