Treg

Interneti përmes celularit, Shqipëria ndër më të shtrenjtat në rajon

Një Giga Bite internet për celuar në Shqipëri kushton mesatarisht 2,83 dollarë. E renditur për shtrenjtësimin, Shqipëria zë vendin e 90-të nga 155 vende në botë të marra në analizë për këtë zë.

Por në rajon është më e shtrenjta pas Bosnje Hercegovinës. Të dhënat i ka përpunuar Visual Capitalist.

Ndër vendet e rajonit, Serbia renditet e 61-ta, përpara Shqipërisë. Atje 1 GB internet kushton 1,60$ ose rreth dy herë më lirë se vendi ynë .

Mandej Maqedonia e Veriut renditet tre vende më pas ku 1 GB internet kushton 1,75$. Në rajon, nga të dhënat e Visual Capitalist, Bosnje Hercegovina rezulton me çmimin mnë të shtrenjtë për GB 3,04$.

Vendi që ka çmimin më të lire në botë për 1 GB është India me 0,09 $, ose  65% më lirë  në krahasim me koston mesatare të vendit në vitin 2019.

Vendet më të shtrenjta për 1 GB internet janë Malawi, Benin, Chad, Yemen, Botswana ku çmimi varion nga 27,41$ në 13,87$.

Edhe pse tregu duket i ngopour, rrjetet e telefonisë së lëvizshme kanë vazhduar të zgjerohen. Vetëm në pesë vitet e fundit, gati një mld miliard njerëz shtesë i janë afruar shërbimeve celulare.

Por, pavarësisht rritjes së këtyre rrjeteve anembanë globit, kostoja e pasjes së aksesit varion gjerësisht nga vendi në vend - veçanëritsht kur bëhet fjalë për internetin.

Megjithë shtrirjen e gjerë globale të ekonomisë së lëvizshme, është e qartë se ka akoma një rrugë të gjatë për të arritur aksesin e vërtetë në çdo skutë të thellë të globit, po ashtu edhe në Shqipëri.

Mospërputhjet në kostot e internetit në celular

Kërkuesit kanë zbuluar element të ndryshëm kyç që ndihmojnë të shpjegohet variacioni i kostove për internetin mes vendeve të ndryshme:

Infrastruktura aktuale (ose mungesa e saj): Kjo mund të ngjajë kundërintuitive, por shumë rrjete të telefonisë së lëvizshme mbështeten në një lidhje me linjë fikse. Si rezultat, vende me infrastrukturë ekzistuese janë në gjendje për të ofruar plane tarifore me më shumë internet, me një çmim më të lirë. Ky është rasti i Indisë dhe Italisë. Vende me infrastrukturë minimale ose pa infrastrukturë mbështeten në lidhje alternative që kushtojnë më shtrenjtë si satelitë, kostoja i kalon konsumatorit.

Besimi tek të dhënat e celularëve: Kur të dhënat e celularit janë burimi i parë i internetit në një rajon të veçantë, adoptimi mund të bëhet gati universal. Kjo kërkesë e lartë shkon për të rritur konkurrencën mes ofruesëve të shërbimit, të cilët e përkthejnë në uljen e kostos. Kyrgyzstan është një shembull i mirë për këtë.

Konsum i ulët: Vendet me infrastrukturë të varfër synojnë të përdorin më pak të dhëna, internet. Me planet tarifore që ofrojnë sasi më të vogla të limituara, kostoja mesatare për GB synon të jetë më e lartë. Vendet si Malawi dhe Benin janë shembuj për këtë fenomen.

Të ardhurat mesatare për konsumator:  Vendet relativisht të pasura kanë tendencë të ofrojnë më shumë shërbime celulare pasi që popullsia mund të përballojë të paguajë më shumë, dhe kostoja e funksionimit të një rrjeti është më e lartë. Kjo është e dukshme në vende si Kanada ose Gjermani.

Hendeku teknologjik

A do të arrihet një pikë e aksesit të barabartë përrreth globit, apo hendeku teknologjik mes vendeve do të vazhdojë të zgjerohet, shtron çështjen “Visual Capitalist”?

Me rrjetin 5G në rritje, tashmë shtatë vende priten  të zënë  pjesën më të madhe të investimeve të lidhura me 5G. Koha do të tregojë se çfarë do të thotë kjo nëse adoptohet në të gjithë botën.

Burimi: Visual Capitalist/ Solli në shqip: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë