Laurence Norman & Stephen Fidler – Një përgjigjje e ftohtë e ka vendosur lideren britanike në një pozitë të vështirë para konferencës së Partisë Konservatore të saj që do të zhvillohet këtë muaj.
Udhëheqësit e Bashkimit Europian kundërshtuan propozimin e qeverisë britanike për mënyrën se si do të ruhen marrëdhëniet ekonomike me bllokun pas Brexit, duke rritur presionin mbi Kryeministren Theresa May, ndërsa ajo po përpiqet të shtyp një rebelim të mundshëm në partinë e saj.
Zonja May kishte shpresuar që sinjalet pozitive të 27 udhëheqësve të tjerë të BE-së në samitin e Salzburg-ut do të forconin pozicionin e saj brenda partisë përpara konferencës vjetore në fund të muajit.
Në vend të kësaj, refuzimi brutal i zbatimit të mundshëm të një plani që ajo e përshkroi të enjten si “propozimi i vetëm serioz dhe i besueshëm në tryezë” ka të ngjarë të rrisë numrin e rivalëve të saj të partisë që duan të heqin rrënjësisht lidhjet e Britanisë me bllokun.
Megjithatë, nuk është e qartë se pozicioni i saj si kreu i partisë në pushtet i Britanisë kërcënohet menjëherë. Shumë ligjvënës konservatorë nuk kanë oreks për zgjedhje të shpejta për të përcaktuar një lider të ri partiak dhe kryeministër, veçanërisht me negociatat e Brexit nëpër këmbë që vijnë para fundit të vitit dhe daljen e planifikuar të Britanisë së Madhe nga blloku në 29 marsin e ardhshëm.
Plani, i aprovuar nga kabineti në korrik dhe i quajtur Chequers, si vendbanimi i kryeministrit, mori dy vjet kohë për të dalë pasi britanikët votuan në qershor 2016 për t’u larguar nga BE, në një kohë ku zonja May përpiqej të shmangte përballjen për ndarjen e partisë së saj.
Propozimi bëri që dorëheqjet e dy ministrave të mirënjohur të kabinetit, përfshirë edhe sekretarin e jashtëm të atëhershëm Boris Johnson, i cili pritet të përpiqet të rrisë shanset e tij për t’ia dalë me sukses ndaj znj. May duke artikuluar një fjalim të rëndësishëm në konferencën e Partisë Konservatore, e përcaktuar të nisë në Birmingham më 30 shtator.
Vonesa e qeverisë në nxjerrjen e planit, ka sjellë bisedimet me BE-në deri në zgrip. Të dyja palët thonë se po përgatiten për turbullira në shkallë të gjerë në tregti, duke përfshirë vonesat e gjata në porte, nëse një marrëveshje e mundshme nuk do të arrihet.
Refuzimi i planit nga udhëheqësit e 27 vendeve të tjera të BE-së sugjeron që taktika e Londrës për të apeluar ndaj tyre mbi krerët e negociatorëve të BE-së në Bruksel është jashtë kontekstit.
Zonja May tani do të detyrohet të marrë në konsideratë pozicionin e saj negociues: nëse do të përdorë fatin për propozimin e saj si një motivim për t’u në orbitën e BE-së, duke pranuar më shumë rregullat dhe juridiksionin e saj në një përpjekje për të minimizuar largimin nga modelet aktuale të biznesit; apo nëse do të pranojnë më shumë ndërprerje për të rritur autonominë e vendit nga BE.
Cilado qoftë lëvizja e saj, ajo do të ndeshet me opozitën brenda partisë së saj. Dhe me partitë e opozitës që ka gjasa të votojnë kundër marrëveshjes eventuale me BE-në.
Një refuzim parlamentar i kushteve të dakorduara për tërheqjen e Britanisë, do të rriste ndjeshëm pasigurinë. Kjo do të ngrejë perspektivën e një daljeje pa marrëveshje, me rënien e Mbretërisë së Bashkuar nga BE në mars pa bazë ligjore për tregtinë e përditshme dhe asnjë periudhë ndalimi 21-mujore pas Brexit siç është rënë dakord përkohësisht. Ajo gjithashtu mund të çojë parlamentin ta referojë marrëveshjen në një referendum të dytë.
Krerët e BE thanë se Chequers do të dëmtonte arritjen ekonomike të bllokut të eurozonës – tregun e vetëm të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe punës – duke lejuar Britaninë të zgjedhë avantazhet që i pëlqejnë dhe t’i heqë detyrimet që nuk i ka. Kjo do të rrezikonte largoimin e të tjerëve nga blloku.
Ata gjithashtu shqetësohen se kjo do të ndihmonte Mbretërinë e Bashkuar për të nënvlerësuar prodhuesit e BE-së duke lejuar tregtinë pa doganë me vendet që nuk janë në BE si Kina që do të ishin në gjendje të ndërtonin fabrika në Britani.
Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk tha se 27 BE ishin të unifikuar në besimin e kornizës ekonomike të propozuar të Britanisë “nuk do të funksionojë, sidomos sepse rrezikon të minojë tregun e vetëm”.
Sipas planit Checkers, Britania do të ndiqte rregullat e BE-së për mallrat dhe prodhimet bujqësore dhe do të përmbushte rregullat e punës, standardeve të ndihmës shtetërore dhe standardeve mjedisore nën një marrëveshje tregtie të ardhshme. Në këmbim, Britania e Madhe dëshiron të jetë në gjendje të shesë mallra në tregjet e BE-së pa doganë. Por kjo nuk do të përafrohet me BE-në në rregullimin e shërbimeve dhe do të ndalonte lëvizjen e lirë të punëtorëve nga BE.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha të enjten se ndërsa zonja May tregoi kurajë politike në vendosjen e planit Checkers, aspekti ekonomik i saj ishte “jo i pranueshëm”.
“Brexit është zgjedhja e popullit britanik dhe kjo është një zgjedhje e shtyrë nga disa njerëz që parashikonin zgjidhje të lehta”, tha ai. “Kjo tregon se ata që thonë se është e lehtë për të bërë pa Europën, që të gjithë të shkojnë mirë, që është e lehtë dhe që të gjithë do të bëjnë shumë para, janë gënjeshtarë”.
Nëse Znj. May del e pa dëmtuar nga Konferenca e Birmingham, ajo do të ketë dy javë të rëndësishme përpara samitit të ardhshëm të BE-së për të mbushur boshllëqet me BE-në.
Z. Tusk tha të enjten se duhej të ishte “progres i madh” në bisedimet e para të takimit, dhe një marrëveshje përfundimtare duhet të lidhet në një takim të mundshëm nëntor.
Për të arritur një marrëveshje mbi Brexit, ata duhet të kapërcejnë ndryshimet e frikshme në Irlandë. BE po bën presion mbi Britaninë për të sqaruar sigurinë e saj se nuk do të ketë rivendosje të një kufiri të vështirë me Irlandën pas Brexit. BE-ja dëshiron që Irlanda e Veriut, e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, të vazhdojë të ndjekë një sërë rregullash të BE-së dhe që të jetë nën kontrollet rregullatore mes Britanisë dhe Irlandës së Veriut.
Zonja May tha të enjten se Mbretëria e Bashkuar do të paraqesë një propozim tjetër për Irlandën, por përsëriti se asnjë zgjidhje nuk mund ta ndajë Mbretërinë e Bashkuar në dy territore doganore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.