Analize

“Pakti i divorcit”, si do të shkëputet Britania nga BE?

Pas muajsh të tëra negociatash, Britania duket se ka hartuar draftin zyrtar për “divorcin” nga Bashkimi Europian, i cili pritet t’i hapë rrugën kombit ishullor për shkëputjen zyrtare nga unioni.

Marrëveshja prej 585 faqesh, e prezantuar pas një mbledhjeje maratonë të kabinetit të kryeministres Theresa May ka nxitur reagimeve të forta në Londër duke cuar në dorëheqjen e Sekretarit të Brexit-it. Dominic Raab është larguar duke thënë se "nuk mund të mbështesë projekt-marrëveshjen e Brexit mes Britanisë së Madhe dhe BE-së."

Drafti i “divorcit” të Brukselit dhe Londrës do të duhet të miratohet fillimisht nga parlamenti britanik dhe më pas nga udhëheqësit e 27 vendeve të BE-së. Pas këtij hapi ai do to të duhet të ratifikohet nga Parlamenti i SHBA-së dhe Parlamenti Europian.

Dokumentet janë rezultat i një viti e gjysmë negociatash intensive që mbulojnë pothuajse çdo aspekt të marrëdhënies së Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe. Por a do të jenë të mjaftueshme për të bindur lojtarët kyç ta mbështesin?

Kryeministrja May siguroi të mërkurën mbështetjen e kabinetit të saj për marrëveshjen pas një takimi pesë orësh, por disa ministra kanë folur kundër saj. Ajo është përballur me një reagim të ashpër nga një pjesë e deputetëve të partisë së saj që kërkonin një “Brexit” më të ashpër dhe me e zemërimin e Partisë Demokratike Demokratike (DUP), të cilët kanë sugjeruar se ata mund të kërkojnë një votim mosbesimi.

Kryeministri Theresa May

Ndërkohë Partia Laburiste nuk ka mbajtur ende një qëndrim zyrtare nëse do të mbështesë ose jo marrëveshjen. Megjithatë, lideri i laburistëve, Jeremy Corbyn tha se nuk besonte se marrëveshja 585 faqeshe ishte në interesin kombëtar.

Duke folur të enjten në mëngjes, presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, tha se Brexit ishte kthyer tanimë në një situatë të humbur për të dyja palët. “Edhe pse jam shumë i trishtuar t’ju shoh të largoheni, unë do të bëj gjithçka për ta bërë këtë lamtumirën më pak të dhimbshme të mundshme, si për ju ashtu edhe për ne”, deklaroi ai. Tusk konfirmoi gjithashtu se "nëse nuk do të ndodhë asgjë e jashtëzakonshme", BE-ja do të mbajë një samit emegjecë në 25 nëntor për të "përfunduar dhe formalizuar" marrëveshjen e Brexit.

Nga ana tjtër, ministri i Irlandës së Veriut Shailesh Vara u bë personi i parë që dha dorëheqjen si rezultat i draft-marrëveshjes: “Me shumë trishtim dhe keqardhje kam dorëzuar letrën time të dorëheqjes si një ministër i Irlandës së Veriut tek kryeministrja May. Ishte një privilegj të shërbeja në Zyrën e Irlandës së Veriut dhe unë do të ruaj gjithmonë kujtimet më të dashura.

Duke folur pas mbledhjes maratonë të kabinetit të mërkurën mbrëma, May u shpreh se: "Kjo marrëveshje, ,e cila rikthen kontrollin e parave tona, ligjeve dhe kufijve, mbron lëvizjen e lirë, mbron vendet e punës dhe sigurinë, na mundëson të largohemi nga BE-ja pa asnjë marrëveshje, ose pa Brexit".

Negociatori i BE Brexit Michel Barnier mban draftin e marrëveshjes se Brexit gjatë një konference për media në Bruksel të mërkurën, më 14 nëntor 2018.

Liria e Lëvizjes

"Si pjesë e marrëdhënieve të ardhshme me BE-në, Britania e Madhe do të kërkojë gjithashtu të sigurojë mundësinë e lëvizjes së mëtejshme për shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar në BE, e cila mbulohen nga marrëveshja e të drejtave të qytetarëve”, thuhet në draftin e paqaqiur nga May.

Lëvizja e lirë për britanikët që jetojnë në të gjithë Europën ka qenë një nga pikat kyçe të negociatave mes Londrës dhe Brukselit. Siç është rënë dakord më parë, shtetasit e BE-së që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar (prej pesë vjet) dhe britanikët që jetojnë në shtetet e BE-së do të vazhdojnë të lëvizin të lirë dhe të jenë në gjendje të marrin edhe familjen e tyre të jetojnë me ta, por do të duhet të aplikojnë zyrtarisht për të qëndruar në atë vend.

Sipas marrëveshjes, liria e lëvizjes do të përfundojë dhe do të zëvendësohet nga një sistem emigracioni i bazuar në të drejta të përbashkëta. Gjithashtu do të ketë udhëtime pa viza për të gjitha udhëtimet afatshkurtra në vendet e BE-së dhe aranzhimet për hyrjen dhe qëndrimin e përkohshëm të njerëzve për qëllime biznesi

Ndalesat doganore

Sipas marrëveshjes së sapo arritur do të krijohet një territor i vetëm doganor midis BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ndoshta May mund të bindë BE-në që të mbështesë propozimin e saj për një bashkimi doganor de facto, i cili do të aplikohet derisa negociatorët të kenë një alternativë të përhershme.

Proteste kunder Brexit

Por një pjesë e deputetëve konservatore druhen se nëse hyn në fuqi, ky nen mund ta përplasë Britaninë e Madhe me tarifën e jashtme të BE-së dhe aspekte të tjera të bashkimit doganor, të cilat në mënyrë efektive mund të neutralizojnë aftësinë e Mbretërisë së Bashkuar për të qenë një negociator fleksibël. Marrëveshjet tregtare me vendet jo-anëtare të BE-së, janë për shumë konservatorë përparësia kryesore pas largimit nga BE-ja.

Irlanda e Veriut

Nga ana tjetër, Irlanda e Veriut do të përballet me rregulla të ndryshme në shumë zona në krahasim me pjesën tjetër të Britanisë së Madhe. Ajo mund t’i nënshtrohet më shumë kontrolleve në portet tregtare mbi mallrat industriale dhe në ambientet tregtare.

"Kontrollet ekzistuese në porte dhe aeroporte do të duhet të vazhdojnë, por do të rriten në shkallë të gjerë për të mbrojtur tregun e BE-së, konsumatorët e saj dhe shëndetin e kafshëve", thuhet në marrëveshjen e prezantuar nga May. Kjo ka të ngjarë të pritet me zemërim nga Partia Demokratike e Irlandës së Veriut (DUP), të cilët kanë përkrahur deri më tani qeverinë e kryeministres.

Qeverisja“Do të themelohet një Komitet i Përbashkët, i përbërë nga përfaqësues të BE-së dhe Britanisë. Ai do të përbëhet nga një listë prej 25 personash të cilët janë të gatshëm dhe në gjendje të shërbejnë si anëtarë të një paneli arbitrazh”, thuhet në marrëveshje.

Ky komitet do të formohet për zgjidhen e mosmarrëveshjeve ndërmjet Londrës dhe BE-së. Ata do të jenë njerëz të cilët posedojnë kualifikimet e kërkuara për emërim në zyrën më të lartë gjyqësore në vendet e tyre përkatëse. Megjithatë, Gjykata Europiane e Drejtësisë mund të ndërhyjë sa herë mendon se po vihen në lojë të drejta e vendeve anëtarë të BE-së. Deputetët konservatorë ndoshta do të zhgënjehen nga ndërhyrjet e vazhdueshme të gjykatës, por kritikët e tjerë të qeverisë mund të impresionohen dhe t’u dalin në krah autoriteteve europiane.

Shërbimet financiare

"Do të ketë angazhime për ruajtjen e stabilitetit financiar, integritetit të tregut, mbrojtjen e investitorëve dhe konkurrencën e ndershme duke respektuar autonominë rregullatore dhe vendimmarrëse të të dyja palëve dhe aftësinë e tyre për të marrë vendime ekuivalente në interesin e tyre".

Deklarata përshkruan një marrëdhënie shumë të ngushtë me vendet e BE-së për shkëmbimin e mallrave, pa asnjë tarifë, ose "kufizime sasiore" në të gjithë sektorët. Britania e Madhe do të marrë përsipër përgjegjësinë e zbatimit të kontrolleve kufitare në emër të BE-së në disa zona, veçanërisht Irlandën e Veriut. Ajo premton dispozita për tregtinë elektronike pa ndërprerje, ndarjen e të dhënave dhe shërbimeve pa barriera dhe bashkëpunimin për të nxitur konkurrencën e ndershme në një treg financiar të qëndrueshëm.

Periudha e tranzicionit

Pasi Britania e Madhe të largohet zyrtarisht nga BE-ja më 29 mars 2019, të dyja palët janë pajtuar se Londra do të hyjë në një periudhë tranzicioni.

Kjo do të japë kohë të dyja palëve të arrijnë një marrëveshje të kënaqshme tregtare. Data e fundit është vendosur për në dhjetor të vitit 2020, por marrëveshja me shkrim përmban dispozita që do të lejojnë që periudha e tranzicionit të zgjatet derisa të arrihet marrëveshja. Në Bruksel muajin e kaluar, zonja May sugjeroi se do të zgjaste një "çështje me muaj" derisa të zgjidhet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë