Treg

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës dhe benzinës

Nga Gazeta ‘SI’ – Bordi i Transparencës vendosi sot të rrisë çmimin e naftës me 5 lekë për litër, duke u shitur me 208 lekë nga 203 lekë për litër që u vendos ditën e djeshme.

Po ashtu, benzina rritet me 5 lekë dhe do të tregohet me një çmim prej 185 lekë/litri, nga 180 lekë/litri që ishte më parë.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 30 ora  13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Lëvizja e Bordit vjen pak orë pasi në bursat ndërkombëtare nafta kaloi çmimin e 125 dollarëve për fuçi, mes pasigurive të bllokimit të Hormuzit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë