Drejtësia

Dosja ‘Revanshi’ / SPAK kërkon rreth 86 vite burg për 12 të pandehur, mes tyre Astrit Avdyli dhe Emiljano Shullazi

Gazeta Si – Për një nga fraksionet e dosjes “Revanshi”, SPAK ka kërkuar 85 vite e 8 muaj burg për 12 të pandehur, të cilë akuzohen për “sigurim kushtesh për të kryer vrasje”, “grup kriminal”, “armëmbajtje pa leje” apo edhe “kanosja e një gjyqtari”.

Mes personzheve të njohura të botës së krimit, janë Astrit Avdyli dhe Emiljano Shullazi, të cilët ashtu si të tjerët, kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar me uljen e 1/3 së dënimit.

Kështu, Prokuroria e Posaçme kërkoi për Astrit Avdylin 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar 10 vite. Ndërsa për Emiljano Shullazin 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar 10 vite.

Të pandehurit e tjerë

Naim Stafuka – 9 vite zbet në 6 vite burg

Blerim Abazi – 10 vite zbret në 6.8 vite burg

Besian Xhixha – 10 vite zbret në 6.8 vite burg

Enver Diva – 10 vite zbret në 6.8 vite burg

Robert Laçi – 10 vite zbret në 6.8 vite burg

Gjergj Cukali – 10.6 vite zbret në 7 vite burg

Viktor Imeraj – 10 vite zbret në 6.8

Satilno Basho – 10 vite zbret në 6.8

Miri Bruli – 9 vite zbret në 6 vite burg

Xhelal Rraja – 9 vite burg zbret në 6 vite

Pas pretencës, pritet të dëgjohen edhe konkluzionet e palës mbrojtëse, para se GJKKO të shpallë verdiktin përfundimtar.

Dosja “Revanshi” konsiderohet një nga hetimet më të rëndësishme të SPAK, që përfshin disa episode dhe persona të dyshuar për përfshirje në aktivitete të rënda kriminale.

Më herët, Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se ka arritur të dokumentojë nëpërmjet komunikimeve të zbardhura nga aplikacioni Sky ECC, përfshirjen e tyre në 6 plane vrasjesh.

Si përpjekja për të vrarë vëllezërit Durim e Valter Bami, Preng Gjinin, planin e thurur për vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit, Elvis Gaçajt e Altin Gegës apo edhe të ish-deputetit socialist Arben Ndoka.

Nga hetimet, u zbuluan edhe përplasjet e disa grupeve kriminale në vend dhe tentativat për eleminimet e kundërshtarëve gjatë viteve 2020-2021. Ato vepronin në disa qytete si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.

Po në kuadër të këtyre hetimeve u dokumentua kanosja e bashkëshortit të një gjyqtareje në Gjykatën e Posaçme të Apelit, armëmabjtje pa leje të një prej personave të konsideruar pjesë e një grupi kriminal si dhe organizimi për të futur ilegalisht në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë